Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Новости за 28.01.2020

Shqipëria goditet sërish nga tërmeti

Evropaelire.org 

Një tërmet me magnitudë 5 shkallë të Rihterit ka goditur Shqipërinë të martën në mbrëmje, me epiqendër në rrethinën e Durrësit, por i cili është ndier në Tiranë, ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter Qendra Sizmiologjike Mediteriane. Ndërkaq, Instituti i Gjeoshkencës në Shqipëri ka njoftuar se tërmeti ishte me magnitudë 4.8 shkallë. Në disa pamje të shfaqura nga mediat lokale në Shqipëri, shihen banorët e shqetësuar të cilët kanë dalur në rrugë pas dridhjeve. Dridhjet janë dëgjuar edhe në Kosovë. Читать дальше...

OBSH dërgon ekspertë në Kinë për virusin

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se do të dërgojë ekspertë ndërkombëtarë në Kinë "sa më shpejt të jetë e mundur" për të ndihmuar në mbledhjen e informacioneve lidhur me një reagim global kundër shpërthimit vdekjeprurës të një virusi. Kina dhe OBSH ranë dakord që ekspertët "të punojnë me homologët kinezë për një përgjigje globale ndaj kësaj situate", tha organizata përmes një deklarate. Marrëveshja pason bisedimet në Pekin, midis shefit të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe presidentit kinez, Xi Jinping. Читать дальше...

Plani i Trumpit: Zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri thirrje për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit midis Izraelit dhe palestinezëve, gjatë prezantimit të planit të tij për Lindjen e Mesme. Megjithatë ai tha se plani parasheh që Jerusalemi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit. Presidenti amerikan shtoi se plani prej 80 faqesh, që është “më i detajuari” ndonjëherë, premton se shteti i ardhshëm palestinez do të jetë “i lidhur” me Jerusalemin Lindor. Ai tha se marrëveshja do të "dyfishonte"... Читать дальше...



Turqia thotë se do të hakmerret kundër çdo sulmi të qeverisë siriane

Evropaelire.org 

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë tha të martën se do të hakmerret "fuqishëm dhe pa hezitim" kundër çdo sulmi në pozicionet e saj, nga ana e forcave të presidentit, Bashar al-Asad, në provincën veri-perëndimore të Idlibit në Siri.  Forcat e qeverisë siriane hynë në jug të qytetit të martën, duke shënuar një përparim të rëndësishëm në kthimin nën kontroll të territorit të mbajtur nga rebelët.  Më 10 janar, Turqia dhe Rusia, u pajtuan për një armëpushim në rajonin e banuar nga rreth 3 milionë njerëz. Читать дальше...

Policia franceze përleshet me protestuesit

Evropaelire.org 

Policia franceze u përlesh me zjarrfikësit që protestuan të martën në Paris, me kërkesën për rritjen e pagave, dhe përmirësimin e kushteve të punës. Mijëra zjarrëfikës morën pjesë në protestën në kryeqytetin francez, duke kërkuar edhe një rritje të bonusit të tyre për shkak të rrezikut në punë, i cili nuk ka ndryshuar që nga viti 1990.  Policia gjuajti gaz lotsjellës dhe goditi disa protestues me shkopinj gome. Zjarrëfikësit kishin organizuar protesta edhe në tetor 2019, me të njëjtat kërkesa. Читать дальше...

Kurti dhe Mustafa negociojnë në prani të diplomatëve të Quint-it

Evropaelire.org 

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë duke mbajtur takim, në të cilën janë duke marrë pjesë edhe përfaqësues të ambasadave të vendeve të Quint-it. Takimi i Kurtit dhe Mustafës, ka nisur rreth orës 17:00, ndërkaq, që një orë më vonë, në Kuvendin e Kosovës kanë hyrë përfaqësuesit e zyrës së BE-së në Kosovë dhe të ambasadave të vendeve të Quint-it. Në takimin e Kurtit dhe Mustafës, janë duke marrë pjesë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë... Читать дальше...

Kryetarët e parlamenteve nga Ballkani po diskutojnë agjendën evropiane në Bruksel

Evropaelire.org 

Kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në një samit të përbashkët që po mbahet në Bruksel. Samiti i kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit, po mbahet në selinë e Parlamentit Evropian, me ftesë të Presidentit, David Sasolli. Aty po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kroacisë në cilësinë e shtetit që ka kryesimin e radhës së BE-së deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti. Qëllimi i këtij samiti është përfshirja e parlamenteve, si i Parlamentit... Читать дальше...

BE-ja zgjeron listën e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës

Evropaelire.org 

Bashkimi Evropian ka shtuar shtatë emra në listën e sanksioneve ndaj Rusisë për cenimin e integritetit territorial dhe pavarësisë së Ukrainës. Lista e sanksioneve, e cila tani përbëhet nga 177 individë dhe 44 subjekte, u krijua pasi Rusia mori nën kontroll rajonin e Krimesë në Ukrainë në mars të vitit 2014, dhe ndërkohë është zgjeruar, pasi Moska ka vazhduar të përkrahë separatistët në lindje të Ukrainës, në një konflikt që ka vrarë më shumë se 13,000 njerëz. Sanksionet ndaj shtatë personave... Читать дальше...



Shkupi me masa të jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit

Evropaelire.org 

Ndotja e lartë e ajrit ka detyruar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që sërish të shpall masat e jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë, ku ndotja ka arritur shifrat alarmante, madje qyteti i Shkupit është radhitur në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Prania e grimcave PM10 në kryeqytet kanë shkuar në mbi 300 mikrogramë për metër kub, apo dhjetëra herë mbi normat e lejuar. Masat që kanë nisur të zbatohen nga dita e martë parashikojnë që të gjithë punëdhënësit t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna... Читать дальше...

Ngrihet edhe formalisht akuza për korrupsion ndaj Netanyahut

Evropaelire.org 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, u padit zyrtarisht për korrupsion, pasi ai tërhoqi kërkesën e tij për imunitet parlamentar nga ndjekja penale. Kërkesa për mbrojtje nga ndjekja penale, kishte bllokuar në mënyrë efektive ngritjen e aktakuzës, deri më tani. Netanyahu ka mohuar akuzat dhe ai nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen. Benjamin Netanyahu - kryeministri me shërbimin më të gjatë në Izrael - e tërhoqi kërkesën e tij për imunitet nga ndjekja penale, para se të fillonin procedurat parlamentare mbi këtë çështje. Читать дальше...

Kartëmonedha prej 100 eurosh më e falsifikuara në tregun e Kosovës

Evropaelire.org 

Rreth 70 mijë euro është vlera e parave të falsifikuara, të cilat ishin vënë në qarkullim në tregun e Kosovës vetëm brenda pjesës së parë të vitit 2019. Kartëmonedha më e falsifikuar, sipas të dhënave të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë, të cilat i janë dërguar Radios Evropa e Lirë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), ka qenë ajo prej 100 euro, ndërkaq prej monedhave, kanë qenë ato në prerje prej 2 dhe 1 euro. Denominimet në vlerë prej 500, 200 dhe 50 euro, përbëjnë përqindje më të vogël të numrit të kartëmonedhave të falsifikuara... Читать дальше...

Mbretëria e Bashkuar i lejon Huaweit rol të kufizuar në rrjetin 5G

Evropaelire.org 

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të lejojë kompaninë kineze Huawei, të vazhdojë operimin në rrjetin 5G, por me kufizime, pavarësisht presionit nga SHBA-ja për të ndalur bashkëpunimin me këtë kompani.  Kompania kineze do të ndalohet të bëjë furnizimin me "pjesë të ndjeshme" të rrjetit, si dhe do të përjashtohet nga zonat afër bazave ushtarake dhe vendeve bërthamor, vendosi qeveria britanike.  Kryeministri britanik, Boris Johnson, ishte përballur me presion nga Shtetet e Bashkuara, dhe disa deputetë konservatorë... Читать дальше...

Vendet Quint-it mohojnë ndërmjetësimin në bisedimet për qeverinë

Evropaelire.org 

Vendet e Quint-it kanë thënë përmes një deklarate se nuk mbështesin asnjë kandidat ose parti politike në Kosovë, gjatë procesit të formimit të qeverisë. Përmes një deklarate, këto vende e kanë ritheksuar qëndrimin e shprehur edhe më 30 gusht të vitit 2019, se “çdo sygjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë".  "Në prag të spekulimeve të fundit, ne do të donim të sqaronim qëndrimin tonë në lidhje me procesin e formimit të qeverisë në Kosovë. Читать дальше...

Incident me migrantë në kufirin Hungari-Serbi

Evropaelire.org 

Policia kufitare hungareze ka shkrepur të shtëna paralajmëruese ndaj disa dhjetëra migrantëve, të cilët u përpoqën të hynin të martën në Hungari, përmes një vendkalimi kufitar me Serbinë, tha policia hungareze. Policia tha se ata ndaluan shumicën e 60-70 migrantëve që tentuan të hynin në Hungari, ndërsa katër migrantë u kapën në vendngjarje, dhe u arrestuan. Pika kufitare në fshatin jugor të Roszke të Hungarisë u mbyll natën kur ndodhi incidenti. Zyrtarët e përshkruan incidentin, si një përpjekje... Читать дальше...

Koronavirusi merr hov në Kinë, mbi 100 të vdekur

Evropaelire.org 

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës. Autoritetet kineze thanë se numri total i njerëzve të prekur me këtë virus të hënën ishte 4,515, ndërsa një ditë më herët 2,835. “Në mesnatën e 27 janarit, Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë ka pranuar informacione për 4,515 raste të konfirmuara nga 30 provinca, rajone autonome dhe qytete, përfshirë 976 raste të rënda dhe 106 raste të vdekjeve”, tha Mi Feng... Читать дальше...

Sulm vdekjeprurës i talibanëve kundër policisë afgane

Evropaelire.org 

Së paku shtatë policë afganë u vranë, kur militantët talibanë sulmuan stacionin e tyre në provincën Baglan të Afganistanit, njoftuan autoritetet. Sipas tyre, sulmi ndodhi në periferi të kryeqytetit të provincës, Pul-e Khumri, dhe disa persona të tjerë mbeten të plagosur. Sipas disa raporteve, në sulm u vranë 16 policë. Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Mujahid, tha se sulmuesit morën një peng. Në shtator, talibanët sulmuan Pul-e Khumrin në përpjekje për të marrë kontrollin e tij dhe bllokuan... Читать дальше...

Trump prezanton planin për paqe në Lindjen e Mesme

Evropaelire.org 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të shpalosë sot planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme, edhe pse udhëheqësit palestinezë e kanë refuzuar atë.  Trump tha të hënën, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në Uashington, se plani i tij "ka shumë kuptim për secilin". "Palestinezët me siguri se nuk do ta duan fillimisht. Por, në fund do ta duan. Është shumë i mirë për ta", tha Trump. Kryeministri palestinez, Muhammad Shtayyeh, e cilësoi planin si... Читать дальше...

Hetohet shkaku i incidentit që çoi në vdekjen e Kobe Bryant

Evropaelire.org 

Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni. Të nëntë njerëzit në bordin e helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna. Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike. Bryant konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit. Читать дальше...

Gazetares së NPR-së i ndalohet udhëtimi me Pompeon

Evropaelire.org 

Departamenti amerikan i Shtetit nuk e përfshiu një gazetare të Radios Publike Kombëtare (NPR) në grupin e mediave që do të udhëtojnë me sekretarin Mike Pompeo, në një turne jashtë SHBA-së. Ky veprim vjen disa ditë pasi Pompeo zhvilloi një intervistë të tensionuar me një gazetare tjetër të Radios Publike Kombëtare. Radioja tha se nuk i është dhënë arsye për refuzimin e gazetares Michele Kelemen. Shoqata e Korrespondentëve të Departamentit të Shtetit, e cila përfaqëson gazetarët që mbulojnë Departamentin e Shtetit... Читать дальше...

Mbi 100 të vdekur nga koronavirusi në Kinë

Evropaelire.org 

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri në Kinë arriti në 106, ndërkohë që numri i rasteve të infektuara pothuajse u dyfishua brenda ditës.  Autoritetet kineze thanë se numri total i njerëzve të prekur me këtë virus të hënën ishte 4,515, ndërsa një ditë më herët 2,835. Kufizimet në udhëtime u ashpërsuan dhe veshja e maskave në publik tani është e detyrueshme në disa qytete. Qyteti Vuhan, me 11 milionë banorë, është epiqendra e shpërthimit, por koronavirusi është shpërndarë në gjithë Kinën dhe jashtë saj. Читать дальше...

Rasti “veteranët”, mbetet i paqartë numri i përfituesve të pensionit

Evropaelire.org 

Përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thonë se rreth dy mijë persona, kryesisht ata që kanë falsifikuar dokumentet për ta fituar statusin e veteranit të luftës, janë larguar nga lista e pëfituesve të pensionit. Por, këto të dhëna nuk janë konfirmuar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, e cila nuk ka informacione se dikush është larguar nga lista e pensionit të veteranit të luftës. Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së... Читать дальше...



Москва

Воскресшего Иисуса могут дополнительно установить в церквях, вместо черепа.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин исключил запрет для самокатчиков ездить по тротуарам в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

OG Buda

Настоящая дружба: как Федук и OG Buda выглядели до популярности




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Шушумагия» и «Команда МАТЧ» – в топ-25 мультсериалов на «Кинопоиске»

Бонгонда: стадион и база «Спартака» — мои любимые места в Москве

Сотрудница ОМОН "Оплот" приняла участие в костромском забеге «Галичское Заозерье»


ATP

Теннисист Медведев потеряет место в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Архангельск

АО «Транснефть - Север» провело плановое учение на НПС в Архангельской области



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России