Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Kurti: Në takim te presidenti, pa marrëveshje me LDK-në

0
Kurti: Në takim te presidenti, pa marrëveshje me LDK-në

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se në takimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është duke shkuar pa një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme nuk më është bërë e mundur një takim me kryetarin e LDK-së, para këtij takimi të sotëm me presidentin e shtetit. Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësuesi i juaj politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur”, tha Kurti përmes një video-mesazhi.

Takimi i sotëm zhvillohet pas ftesës së tretë të presidentit Thaçi drejtuar Kurtit. 

Kurti i bëri thirrje udhëheqjes së Lidhjes Demokratike të Kosovës “që sa më parë t’i dërgojë emrat e 5 ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj”.

Gjithashtu, ai publikoi emrat e të përzgjedhurve të tij për ministra nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Për zëvendëskryeministër të dytë të Qeverisë, Haki Abazi, për ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, profesor Blerim Reka, për ministër të Financave dhe Transfereve, profesor Besnik Bislimi, për ministre të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe për ministre të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, njoftoi Kurti.

Kurti u zotua se menjëherë pasi që t’i ketë emrat e ministrave dhe zëvendëskryeministrit të parë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, do t’i sjellë edhe emrat e ministrave nga pakicat joserbe dhe nga pakica serbe, si dhe të së paku 10 zëvendësministrave nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës paralajmëroi për ditën e hënë mbledhjen e Grupit Parlamentar të saj dhe të Kryesisë së partisë.

Të dyja këto subjekte politike, LVV dhe LDK, që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit kanë punuar për harmonizimin e një programi qeverisës dhe kanë thënë se në parim janë marrë vesh edhe për ndarjen e dikastereve qeverisëse.

Megjithatë, ato nuk kanë mundur të arrijnë marrëveshje për koalicion qeverisës.

Më 26 dhjetor është konstituuar përbërja e re e Kuvendit të Kosovës dhe kryetar i Kuvendit është zgjedhur Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

Ky veprim, sipas zyrtarëve të LDK-së, e ka kthyer situatën në pikën zero për sa i përket një marrëveshjeje për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi që pjesë e marrëveshjes për koalicion ishte planifikuar të ishte edhe pozita e kryetarit të Kuvendit.

Të dyja partitë, Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja, kanë paralajmëruar se do t’iu qasen sërish bisedimeve për gjetjen e një marrëveshjeje për bashkëqeverisje, por deri më tash ende nuk është saktësuar se kur do të ketë ndonjë takim ndërmjet zyrtarëve të të dyja partive.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов





Москва

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Желдорреммаш

Массовыми патриотическими акциями отметили День России на заводах АО "Желдорреммаш"




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Московские школьники завоевали четыре медали на престижной Международной олимпиаде

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024


WTA

Александрова вышла во второй круг турнира WTA в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве по факту отравления 10 человек заказными салатами возбуждено уголовное дело



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России