Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Frika dhe ndikimi politik amnistojnë zyrtarët e lartë

0
Frika dhe ndikimi politik amnistojnë zyrtarët e lartë

Në qershorin e vitit 2018, një polic i Kosovës, ishte dënuar me burg prej gjashtë muajsh dhe gjobë prej 1 mijë eurosh.

Ky polic ishte dënuar nën akuzën për marrje ryshfeti në vlerë 15 euro në Prizren, gjatë vitit 2017.

Dënimi me burg, me pëlqimin e të akuzuarit, i ishte shndërruar në dënim me gjobë në vlerë prej 3 mijë euro dhe si dënim unik, shkalla e parë e kishte dënuar policin me dënim me gjobë në shumën prej 4 mijë eurove.

Dënimi i policit ndodhi në një proces gjyqësor shumë të shpejt. Por, kjo nuk ndodh edhe në rastet kur zyrtarë të lartë të politikës përballen me vepra korruptive, thonë anëtarë të shoqërisë civile që monitorojnë sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Duke folur për rastin e njohur si “Pronto”, ku ishin të akuzuar disa zyrtarë të lartë politikë, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se aktakuza në këtë rast, ka qenë një dështim i planifikuar.

Musliu ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në këtë formë, po vazhdon pastrimi i figurave politike.

“Ky rast dhe raste të tjera të ngjashme, janë dështime të planifikuara të prokurorisë, që ndërtojnë aktakuza të pa mbështetura në prova dhe dëshmi, duke u përpiluar në mënyrë joprofesionale, në mënyrë që të ketë një rezultat, e ai rezultat të jetë dështimi. Kjo është pra një makinë e shpëlarjes për të gjithë këta zyrtarë të cilët e kanë gjetur si mekanizëm prokurorinë, të cilën e kanë në dorë dhe e kanë të kapur në tërësi”, ka thënë Musliu.

Në muajin prill të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, kishte ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Pronto”.

Në aktakuzë është trajtuar çështja penale e punësimeve dhe ndarjes së posteve të bazuara në përkatësinë partiake dhe raporte personale.

Ngritja e aktakuzës, kishte pasuar publikimin në media të bisedave telefonike të vitit 2011 të ish-shefit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci me të akuzuarit e tjerë.

Betim Musliu nga IKD ka thënë se ka mungesë të guximit dhe të profesionalizmit nga ana e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

“Deri më tash, nuk e kemi asnjë zyrtar i cili është dënuar jo për shkak se nuk ka pasur ndoshta guxim të gjykatësve, por për shkak të mungesës së aktakuzave të bazuara dhe natyrisht, ka edhe përjashtime ku edhe gjykatësit janë në po të njëjtën linjë sikurse prokurorët, të kapur, ku edhe në rastet ku mund të ketë prova dhe dëshmi, nuk kanë guxim që t’i dënojnë zyrtarët e lartë”, ka thënë Musliu.

Edhe Arton Demhasaj nga Organizata “Çohu”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se prokurorët dhe gjyqtarët kanë frikë të hetojnë dhe të ndjekin njerëzit e politikës.

“Për shkak se ne e dimë se si ka shkuar emërimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve dhe e dimë se sa ka pasur dorë politika në emërimin e tyre dhe kjo mund të jetë arsyeja e parë që ata prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët kanë një lloj lidhje me partitë politike që i kanë çuar në atë pozicion që e kanë, kjo mundet të jetë arsyeja e parë përse nuk marrin veprime konkrete kundër këtyre njerëzve dhe e dyta, që prapë mund të jetë hipotetike, është që kanë frikë nga politika”, ka thënë Demhasaj.

Sipas tij, në vazhdimësi ka pasur shumë pak raste ku janë hetuar zyrtarët e lartë të shtetit. Po ashtu edhe dënimet kanë qenë të vogla.

“Edhe prokuroria, por edhe gjykatat e kanë një lloj amnistie që po ua bëjnë profileve të larta të korrupsionit duke mos i hetuar dhe duke mos i dënuar, e kjo pastaj po ka efekt domino negativ edhe në shtimin e rasteve të tilla të korrupsionit dhe njëkohësisht edhe në dobësimin e sistemit të drejtësisë që vazhdimisht e kemi pasur këto vite”, ka thënë Demhasaj.

Zgjidhje për rastin “Pronto”, por edhe të rasteve të tjera të korrupsionit në Kosovë, kishte kërkuar edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett.

“Kur do të shohim ne progres në rastin ‘Pronto’”, kishte shkruar ambasadori në llogarinë e tij në Twitter, shtatë muaj para se Gjykata Themelore t’i shpallë të gjithë të akuzuarit të pafajshëm.

Prokuroria ka thënë se do të ankohet për vendimin.

Pjesë e këtij grupi ishin dhjetë persona me funksione të larta zyrtare, me protagonist ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie, disa prej të cilëve kanë qenë ministra.

Kosova është kritikuar edhe nga Bashkimi Evropian për zvarritje të lëndëve dhe ndikimi i politikës në drejtësi.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

В столице Бурятии в городе Улан-Удэ в театре кукол «Ульгэр» 14-16 июня пройдут «Волшебные выходные»! - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России