Mbi 60,000 njerëz të zhdukur në luftën kundër drogës në Meksikë
![Mbi 60,000 njerëz të zhdukur në luftën kundër drogës në Meksikë](https://gdb.rferl.org/13F3BF59-18D4-4DC5-992C-DB850CC880A8_cx0_cy3_cw0_w800_h450.jpg)
Mbi 60,000 njerëz janë zhdukur në Meksikë prejse ky vend ka nisur luftën kundër drogës në vitin 2006, thanë autoritetet.
Numri është shumë më i lartë se vlerësimet e mëparshme për rreth 40,000.
Kartelet e drogës dhe grupet e krimit të organizuar janë autorët kryesorë, por edhe forcat e sigurisë fajësohen për vdekje dhe zhdukje.
Rreth 53% e atyre që u zhdukën ishin midis moshës 15 dhe 35 vjeç dhe 74% ishin burra, thanë zyrtarët.
"Këto janë të dhëna tmerri dhe pas tyre ka histori me dhimbje të mëdha për familjet", tha Karla Quintana, udhëheqëse e Komisionit Kombëtar të Kërkimeve.
Në vitin 2006, presidenti i atëhershëm i Meksikës, Felipe Calderon, ka nisur sulme ushtarake mbi tregtinë e drogës.
Por, problemi ka vazhduar, edhe pas dy ndryshimeve në administratë.
Vetëm vitin e kaluar, më shumë se 5,000 njerëz janë zhdukur, tha Quintana.