Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Kërkesa të shumta të pacientëve për trajtim mjekësor jashtë Kosovës

0
Kërkesa të shumta të pacientëve për trajtim mjekësor jashtë Kosovës

Rreth 1200 pacientë kanë përfituar nga programi për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore të Kosovës. Ndërkohë, rreth 200 pacientëve u janë refuzuar kërkesat për përfitime nga ky fond, i cili kap shumën prej 6 milionë euro në vit.

Këto informacione, për Radion Evropa Lirë i konfirmon Bardhyl Jerliu, udhëheqës i divizionit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore.

“Nga 1369, sa është numri i pacienteve te cilët kane aplikuar për përkrahje financiare për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike gjatë vitit 2019, kanë përfituar rreth 1200 pacientë”, thotë Jerliu.

Ai ka treguar edhe për klinikat të cilat më shpesh i referojnë pacientët për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore, për shkak të pamundësisë së trajtimit të tyre në Kosovë.

“Klinikat të cilat më së shumti i referojnë pacientë për trajtim jashtë Kosovës janë ata me probleme oftalmologjike apo sëmundjet e syve, pastaj pediatria, fëmijët me probleme në zemër, pra sëmundjet kardiokirurgjike, sëmundjet malinje, pastaj ortopedia, otorinolaringologjia e hemato-onkologjia”, tha Jerliu.

Por, sipas Bankës Botërore, llogaritet se janë edhe 140 milionë euro të cilat qytetarët e Kosovës i shpenzojnë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme jashtë vendit.

Blerim Syla, udhëheqës i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, thotë se shifrat e Bankës Botërore janë zyrtare dhe të verifikuara, por, sipas tij, në fakt shuma reale e parave që shpenzojnë qytetarët e Kosovës për nevoja të trajtimeve shëndetësore është shumë më e lartë.

“Këto janë shifra të Bankës Botërore, por ne e dimë që janë edhe shumë qytetarë që nuk deklarohen dhe shpenzojnë shuma të mëdha e që parashihet se arrin deri në 200 milionë euro”, thotë Syla.

“Kardiologjia dhe Kardiokirurgjia, gjatë vitit 2019 ka kursyer deri pesë 5 milionë euro buxhetin e shtetit, prej kur janë funksionalizuar dhe shërbimet për trajtimin e sëmundjes së zemrës, shërbime këto që qytetarët i kanë marrë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, tha Syla.

Njëra nga pacientet e cila nuk ka përfituar nga ky fond është Blerina. Ajo kishte vendosur që gjatë muajit dhjetor të vitit 2019, të udhëtonte në një shtet jashtë Kosovës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor për sëmundjen e kancerit, pasi që ai trajtim nuk aplikohet në Kosovë.

“Hemoterapia aplikohet në Kosovë, por jo edhe disa terapi tjera, e njërën që unë e është dashur ta marr, nuk aplikohet në vend. Kjo është edhe arsyeja që kam vendosur të shkoj jashtë vendit. Këtu kanë thënë që deri vitin e ardhshëm nuk aplikohet terapia që unë duhet ta marr”, thotë Blerina.

“Njëkohësisht nuk e kanë lëshuar as dokumentin që unë kam nevojë të trajtohem jashtë. Dhe si familje, kemi vendosur të shkojmë me mjete vetanake, e që ende nuk e di as sa kushton”, ka thënë Blerina kohë më parë për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, pacientët shpeshherë kanë kërkuar shërbime jashtë Kosovës edhe nëse të njëjtat ofrohen në Qendrën Klinike Universitare, pasi që janë ankuar në cilësinë e ofrimit të atyre shërbimeve.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию





Москва

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

«Он приехал за мной в клуб. И всё, с этого момента мы начали жить вместе». Оксана Самойлова рассказала о знакомстве с Джиганом в эфире «Шоу Воли» на ТНТ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«Этот спорт воспитывает силу и упорство»: Вице-спикер Народного Хурала Бурятии приняла участие в открытии чемпионата России по гиревому спорту

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Московские школьники завоевали четыре медали на престижной Международной олимпиаде


ATP

Карен Хачанов проиграл Вукичу во втором круге турнира ATP-250 в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


ATP

Карен Хачанов проиграл Вукичу во втором круге турнира ATP-250 в Хертогенбосхе



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России