Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Bizneset me mungesë të kuadrove, kërkojnë forcimin e drejtimeve profesionale

0
Bizneset me mungesë të kuadrove, kërkojnë forcimin e drejtimeve profesionale

Mungesa e kuadrove profesionale në shumë sektorë të ekonomisë, ka bërë që bizneset sërish të alarmojnë institucionet për ndryshimin e politikës arsimore, apo dhënien përparësi regjistrimit të nxënësit në shkollat e mesme profesionale.

Nëse vazhdohet me politikën e deritashme dhe nëse merret parasysh largimi i të rinjve jashtë vendit, bizneset do të mbeten pa kuadrin e nevojshëm, tërheqin vërejtjen nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

“Mungesa e kuadrit profesional për nevojat e ekonomisë dhe sektorin e biznesit tashmë një kohë të gjatë paraqet problem serioz dhe me këtë fenomen fare nuk janë marrë institucionet. Kompanitë po përballen me mungesë të kuadrit duke e vënë në rrezik edhe veprimtarinë e tyre. E gjithë kjo është pasojë e sistemit arsimor që aspak nuk i përshtatet nevojave të tregut".

"Kemi një strategji të gabuar nga Ministria e Arsimit sa i përket konkurseve në arsimin e mesëm, që fare nuk merr parasysh nevojat e sektorit të ekonomisë. Konkurset janë thuajse të njëjta, çdo vit kemi rritje të numrit të nxënësve nëpër gjimnaze, por jo edhe në drejtimet profesionale, të cilat vlerësojmë se janë bërthama për një shoqëri të fortë dhe të zhvilluar ekonomike”, thotë Natasha Janevska, nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.

Bizneset thonë se kanë mungesë të kuadrit të ndryshëm si teknik makinash, elektricistë, saldator, hidraulik, në industrinë e përpunimit të mishit, të tekstilit, por edhe kuzhinierë, e profesione tjera të rëndësishme për veprimtarinë e tyre.

Në vitin shkollor 2019/2020 në shkollat e mesme janë pranuar rreth 35 mijë nxënës, por pjesa dërrmuese e tyre në gjimnaze, shkollat e mjekësisë dhe drejtime tjera të përgjithshme, ndërsa në drejtimet profesionale numri ka shënuar rënie.

Në Shkup, ku edhe është numri më i madh i shkollave profesionale, janë pranuar vetëm rreth 1.300 nxënës, numër ky thuajse për tri herë më i ulët se ai i viteve të mëparshme.

Drejtuesit e shkollave profesionale kërkojnë që Ministria e Arsimit të ndërmarrë më shumë masa për rritjen e interesimit të nxënësve për drejtimet profesionale.

“Konsideroj se nxënësit shqiptarë duhet të regjistrohen nëpër shkolla profesionale, pasi kërkohen më shumë në tregun e punës, por te ne, nxënësit nuk janë të orientuar ashtu siç duhet, zakonisht shkojnë nëpër drejtimet e përgjithshme, drejtime këto se vlerësoj që nuk kanë perspektivë”, thotë Zekirja Zeqiri, profesor në shkollës profesionale “Boro Petrushevski” në Shkup.

Nga Ministria i Arsimit thonë se kanë ndërmarrë një sërë masash për sensibilizimin e nxënësve që të regjistrohen në drejtimet profesionale, madje si ministri kanë arritur marrëveshje edhe me kompani të ndryshme që pas mbarimit të shkollimit nxënësve, t'u garantohen edhe vende të punës.

“Kemi filluar me zbatimin e konceptit të arsimit të mesëm të dyfishtë. Kjo do të thotë që nxënësit, veç mësimit, do të ndjekin edhe punë praktike te punëdhënësit e tyre me mundësi punësimi menjëherë pas përfundimit të procesit të shkollimit”, thekson Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, optimist se kjo metodë, por edhe masat e tjera do të japin rezultate në përmirësimin e gjendjen në arsimin e mesëm profesional në vend. 

Në ngritjen e interesit të nxënësve për t'u regjistruar në drejtimet profesionale janë përfshirë edhe organizata të huaja, si Qendra Evropiane për Trajnim, e cila me projekte të ndryshme po mbështet politikat arsimore të Ministrisë Arsimit.





Губернаторы России
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Шоумен Барецкий: у нас с Моргенштерном будет концерт 28 июня




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Минздрав: число нижегородцев с признаками ботулизма увеличилось до 14



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России