Ujërat e zeza rrezikojnë ujin e pijshëm në Kosovë
![Ujërat e zeza rrezikojnë ujin e pijshëm në Kosovë](https://gdb.rferl.org/a9ee4356-4f8d-40ca-aa6d-97c45430a861_tv_w800_h450.jpg)
Në shumë liqene të Kosovës që përdoren për ujë të pijshëm, derdhen ujërat e zeza të banorëve që jetojnë përreth. Një plan i fundit për ndërtimin e një lagjeje banimi afër Liqenit të Badovcit, në periferi të Prishtinës, ka shkaktuar pakënaqësi te pjesëtarët e shoqërisë civile që thonë se liqeni do të ndotej edhe më shumë.