Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Senati miraton rregullat për nisjen e gjyqit kundër Trumpit

0
Senati miraton rregullat për nisjen e gjyqit kundër Trumpit

Prokurorët nga Dhoma e Përfaqësuesve do të prezantojnë të mërkurën pasdite argumentet e tyre në Senat, pasi ka nisur gjykimi nëse presidenti amerikan, Donald Trump duhet të shkarkohet “për shkelje të rënda dhe keqbërje”.

Republikanët kanë votuar në të mirë të rregullave për gjyqin rreth shkarkimit, të cilat janë propozuar nga lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell.

Kjo rezolutë, që ka përcaktuar rregullat e përgjithshme për gjykim, është miratuar në orët e para të 22 janarit.

Ky votim hap rrugën për gjashtë ditë të prezantimit të argumenteve në mes të demokratëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Shtëpisë së Bardhë, të cilat kanë qëndrime të ndryshme për shkarkimin kundër Trumpit.

Senati do të dëgjojë argumente nga avokatë të të dyja palëve, para se të vendosë nëse do të kërkojë dëshmi shtesë nga dëshmitarët apo dokumente tjera.

Prokurorëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe këshilltarit ligjor të Trumpit u ofrohet mundësi që për 24 orë gjatë tre ditëve të prezantojnë rastin e tyre.

Gjatë votimit për rregullat e gjyqit, lideri i shumicës në Senat, Mitch McConnell, ka pranuar të dhënat nga hetimi i demokratëve për Trumpin, i cili i ka paraprirë gjykimit.

Megjithatë, demokratët janë zemëruar nga vendimi i McConnellit për të refuzuar kërkesën për dëshmitarë dhe fakte shtesë, para se të përfundojë faza e prezantimit të argumenteve.

Demokratët kërkojnë dëshmi nga ndihmësit e tanishëm dhe ata të mëparshëm të Trumpit, duke përfshirë shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney dhe ish-Këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Trump, i cili aktualisht është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka thënë përmes një postimi në Twitter: Lexoni transkriptet!

Ai i është referuar bisedës telefonike që ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodomyr Zelenskiu më 25 korrik të vitit të kaluar, gjatë se cilës ai i ka kërkuar Kievit të hetojë rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden.

Biseda telefonike ka nxitur një informator qeveritar që të nisë ankesë, çka më pas ka shtyrë Dhomën e Përfaqësuesve të akuzojë presidentin për abuzim të pushtetit dhe pengim të punës së Kongresit.

Trump e ka cilësuar këtë proces “të rremë” dhe seancat si “gjyq kangurësh”.

Pas deklaratave fillestare, senatorët do të kenë 16 orë për të nisur pyetjet me shkrim në Senat.

Secila palë më parë, menaxherët e gjykimit nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe avokatët e presidentit, do të kenë dy orë për argumente.

Megjithatë, ka shumë mundësi që presidenti Trump të shfajësohet në fund të gjykimit, pas 67 vota nevojiten për largimin e tij nga zyra në Senatin me shumicë republikanësh.

Trump është presidenti i tretë në historinë amerikane që përballet me gjyq për shkarkim.

Demokrati, Andrew Johnson ka qenë presidenti i parë amerikan që është përballur me gjyq për shkarkim.

Johnson, ka fituar pushtetin pas vrasjes së Abraham Lincolnit.

Ai është akuzuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, atëbotë e kontrolluar nga republikanët, për shkarkim të paligjshëm të Sekretarit për Luftë, John Stanton më 1868.

Senati nuk ka miratuar akuzat kundër tij për një votë, mirëpo Johnson nuk ka fituar nominimin e partisë për të garuar për president në zgjedhjet e vitit 1868.

Më 1998, demokrati, Bill Clinton është akuzuar nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve se ka gënjyer nën betim dhe ka penguar punën e drejtësisë në çështjen rreth marrëdhënies të tij seksuale që ka pasur me një praktikante.

Megjithatë, Senati i kontrolluar nga demokratët nuk ka votuar për largimin e tij nga zyra.

Presidenti i 37-të i SHBA-së, Richard Nixon, ka dhënë dorëheqje para se të votohej për gjyqin kundër tij në Dhomën e Përfaqësuesve.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Фриске

Память Жанны Фриске почтили посмертной наградой и ее песней на музыкальной премии




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Андрей Рублёв

Теннисисты Рублев, Хачанов и Самсонова не сыграют на Олимпиаде-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России