Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

TI: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit; shansi te VV-ja

0
TI: Kosova, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit; shansi te VV-ja

Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të enjten Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, i cili vlerëson se mbi dy të tretat e vendeve janë duke stagnuar ose shënuar hapa prapa në përpjekjet anti-korrupsion.

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova, në indeksin e sivjetmë, radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

“Kosova po kalon nëpër një ndryshim të pushtetit parlamentar, që mund të ofrojë një mundësi për ndryshime”, vlerëson Transparency International.

“Pas disa vitesh që ka kritikuar qeverinë dhe bashkësinë ndërkombëtare për mosadresimin e korrupsionit, Lëvizja Vetëvendosje, e cila së voni fitoi shumicën e ulëseve parlamentare, ka shansin të dëshmojë angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit”, thotë Transparency International, për të shtuar se kjo parti, gjatë fushatës zgjedhore, ka qenë ndër të paktat që u është përgjigjur kërkesave për zbulimin e kostove të fushatës.

Megjithatë, shton Transparency International, mbetet të shihet nëse qeveria e re do të sigurojë një standard më të lartë të integritetit politik.

“Ajo mund ta bëjë një gjë të tillë duke braktisur praktikën e zakonshme të emërimeve politike në ndërmarrjet shtetërore dhe duke vendosur një detyrim të fuqishëm ligjor për partitë politike që të zbulojnë financat e tyre”, thekson Transparency International.

Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përmirësim të lehtë në luftën kundër korrupsionit ka shënuar vetëm Mali i Zi.

Në indeksin e sivjetmë të organizatës Transparency International, ky vend radhitet në pozitën numër 66, krahasuar me pozitën 67 që ka pasur një vit më parë.

Bosnje dhe Hercegovina sivjet radhitet në të njëjtën pozitë si Kosova, 101, ndërsa vitin e kaluar ka qenë e 89-ta.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë në pozitën 106, ndërsa kanë qenë në 93, respektivisht 99.

Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

Në aspektin global, raporti tregon se katër vende të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë treguar performancë më të keqe në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar - në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

"Mungesa e përparimit të vërtetë në luftën kundër korrupsionit, në shumicën e vendeve, është zhgënjyese dhe ka efekte të thella negative për qytetarët në mbarë botën", tha Patricia Moreira, drejtore menaxhuese pranë organizatës Transparency International.

"Për të pasur ndonjë shans për t'i dhënë fund korrupsionit dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve, ne duhet t’i trajtojmë marrëdhëniet midis politikës dhe parave të mëdha. Të gjithë qytetarët duhet të përfaqësohen në vendimmarrje", tha Moreira.

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«12 Шедевров Моцарта» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Врач-дерматолог Мадина Байрамукова: что делать с "мурашками» на коже



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России