Protesta në Irak kundër pranisë amerikane
![Protesta në Irak kundër pranisë amerikane](https://gdb.rferl.org/D276D404-2BF8-49B3-A9CE-1694022A786B_w800_h450.jpg)
Mijëra irakianë u mblodhën të premten në dy lokacione të Bagdadit për të protestuar kundër pranisë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Irak.
Protestat i thirri kleriku shiit, Moqtada al-Sadr, i cili së voni ka shprehur aleancë me Iranin.
Një protestë u zhvillua në Sheshin Al-Hurriya, ndërsa tjetra pranë Universitetit të Bagdadit.
Rrugët kryesore në Bagdad u barrikaduan nga forcat e sigurisë, ashtu si edhe Zona e Gjelbër e qytetit, ku ndodhen misionet e huaja.
Më 5 janar, Parlamenti i Irakut miratoi një rezolutë që bën thirrje për largimin e trupave të huaja nga ky vend.
Rezoluta u miratua dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara vranë komandantin ushtarak të Iranit, Qasem Soleimani, me një sulm me dron pranë Bagdadit.
Megjithatë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe homologu i tij irakian, Barham Salih, u pajtuan gjatë një takimi në Davos të Zvicrës, më 22 janar, për nevojën e pranisë ushtarake të SHBA-së në Irak.
Më shumë në këtë temë:
Ligjvënësit irakianë bëjnë thirrje për largimin e trupave të huaja
Iraku kërkon sqarime shtesë nga SHBA-ja për "tërheqjen e forcave amerikane"