Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Shkupi me masa të jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit

0
Shkupi me masa të jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit

Ndotja e lartë e ajrit ka detyruar Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që sërish të shpall masat e jashtëzakonshme në Shkup dhe Tetovë, ku ndotja ka arritur shifrat alarmante, madje qyteti i Shkupit është radhitur në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

Prania e grimcave PM10 në kryeqytet kanë shkuar në mbi 300 mikrogramë për metër kub, apo dhjetëra herë mbi normat e lejuar. Masat që kanë nisur të zbatohen nga dita e martë parashikojnë që të gjithë punëdhënësit t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe të sëmurët kronikë.

Me qëllim uljen e ndotjes transporti publik në Shkup është pa pagesë për t’i nxitur qytetarët të mos përdorin makinat, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe më parë, por pa ndonjë efekt ndaj ambientit.

Nga shoqata “Për ajër të pastër” thonë se Shkupi është shndërruar në “Dhomë gazi” ndërsa apelojnë për masa të rrepta kundër çdo personi fizik apo juridik që po shkakton ndotjen e ajrit.

“Kjo që po ndodhë nuk është gjë tjetër pos tentim për vrasjen masive të qytetarëve. Në shumë herë kemi alarmuar institucionet, kemi denoncuar edhe ndotësit e mëdhenj, le të merren organet, le të hetojnë gjendjen dhe të marrim masa adekuate”, ka deklaruar Marjan Nenov, aktivist i shoqatës “Për ajër të pastër”.

Kanë reaguar edhe nga shoqata “EkoGuerila”, e cila vepron në Tetovë ku po ashtu ndotja e ajrit ka arritur pikat kritike. Drejtuesit e saj thonë se gjendja është pasojë e mosndërhyrjes së institucioneve për të ndëshkuar ndotësit e ajrit.

“Kush është dënuar në Maqedoni për çështje të mjedisit? Kush këtu ka marrë një padi penale nga gjykata apo prokuroria për problemet mjedisore? Problemi është këtu se qytetarët më kanë humbur shpresën dhe për këtë gjë çdo ditë mijëra të rinj po largohen nga vendi”, u shpreh Arianit Xhaferi, EcoGuerilla.

Polemika për ndotjen e ajrit ka pasur edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, por përveç akuzave të rënda mes pushtetit dhe opozitës, institucioni ligjvënës nuk ka ndërmarr asnjë masë ligjore në drejtim të angazhimit të institucioneve tjera për zbutjen e gjendjes së rëndë.

“Ne nuk po thithim ajër, por materie helmuese. Unë nuk them se në të kaluarën apo para 5 apo 7 vitesh kur ne kemi qeverisur ka qenë kështu ose ashtu, por ne nuk kemi shëtitur nëpër rrugë dhe nuk i kemi gënjyer qytetarët. Ju bënit xhiro nëpër rrugë me maska dhe bënit teatro. Ju jeni manipulues. Po mbroni interesat e bizneseve. Keni ulur detyrimet për të mbrojtur ndotësit më të mëdhenj”, ka deklaruar, Ilija Dimovski, deputet i VMRO DPMNE-së, partisë opozitare maqedonase.

Zëvendësministri i Ekologjisë, Jani Makraduli, ka thënë se bazuar sipas një analize, në dy vitet e fundit në Maqedoninë e Veriut, ka më pak ditë me ndotje të ajrit se sa në të kaluarën, që, sipas tij janë rezultat i masave të shumta kundër ndotjes. Ai tha se pavarësisht kësaj, qeveria është e gatshme të pranojë propozimet e opozitës, por vetëm nëse ato janë reale.

“Unë jam i hapur për çfarëdo mase, por nëse ato janë të bazuara në shkencë dhe jo në populizëm. Kur flas për të dhënat vazhdimisht e përsëris, në Maqedoninë e Veriut ka sistem shtetëror monitorimi, i cili bazohet në standardet e agjencisë evropiane për mjedis jetësor. Ne kemi ndërmarrë masa të shumta, rezultatet janë evidente dhe ato nuk duhet mohuar”, ka deklaruar Makraduli.

Qeveria si masë për uljen e ndotjes ka miratuar edhe subvencione të ndryshme për qytetarët, si në mënyrën ne ngrohjes gjatë dimrit, pastaj masa doganore për importin e makinave, për firmat ndërtimore, industrinë e rëndë e të tjera.

Por, shoqatat dhe partitë opozitare thonë se këto masa janë afatshkurta duke kërkuar një strategji shtetërore afatgjate për përballje me këtë problemtatike të pranishme tani disa vite.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов





Москва

Неблагодарный батька или о чем говорил президент Белоруссии с делегацией Азербайджана?


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Филипп Киркоров

«Не кричи!»: Елена Север и Филипп Киркоров представили совместный клип и трек




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Выставка-посвящение «Первая дама советской скульптуры»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России