Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2020

Kryetarët e parlamenteve nga Ballkani po diskutojnë agjendën evropiane në Bruksel

0
Kryetarët e parlamenteve nga Ballkani po diskutojnë agjendën evropiane në Bruksel

Kryetarët e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur në një samit të përbashkët që po mbahet në Bruksel.

Samiti i kryetarëve të parlamenteve nga vendet e Ballkanit, po mbahet në selinë e Parlamentit Evropian, me ftesë të Presidentit, David Sasolli. Aty po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kroacisë në cilësinë e shtetit që ka kryesimin e radhës së BE-së deri në fund të gjysmës së parë të këtij viti.

Qëllimi i këtij samiti është përfshirja e parlamenteve, si i Parlamentit Evropian ashtu edhe atyre të vendeve të rajonit, në çështjet e zgjerimit dhe marrëdhënieve të përgjithshme të rajonit me Bashkimin Evropian.

Parlamenti Evropian synon të jetë i angazhuar edhe në përgatitjen e Samitit të Zagrebit që pritet të zhvillohet në muajin maj të këtij viti, për t’i dhënë atij një dimension parlamentar.

Prandaj edhe është caktuar deputeti nga Kroacia, Tonino Piculla si raportues për të përgatitur qëndrimet e Parlamentit Evropian në prag të këtij samiti që synon krijimin e një dinamike të re në procesin e zgjerimit.

Është hera e parë që një takim i tillë zhvillohet dhe seancat janë të mbyllura për opinion.

Nga Kosova, në Samit po merr pjesë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Ai ka thënë se në këtë takim do të falënderojë Parlamentin Evropian për mbështetjen e vazhdueshme, si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për në proceset tjera politike, sidomos në dialogun me Serbinë.

Konjufca ka nënvizuar se Parlamenti Evropian mbështetë Kosovën si shtet sovran që nga koha kur në këtë drejtim ishte angazhuar raportuesja për Kosovën, Ulrike Lunacek.

Në fjalimin e tij, Konjufca ka thënë se do të bëjë edhe vlerësimin politik të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare që u zhvilluan në Kosovë më 6 tetor.

“Tendenca e qartë e popullit është për të kërkuar ndryshime politike në vend. Çka është kuptimi i vërtetë i këtyre ndryshmeve. Si do të reflektohen këto ndryshime në skenën politike dhe në qeverisjen e ardhshme në Kosovë sa i përket proceseve të integrimeve evropiane”, janë disa nga pikat nga fjalimi që Konjufca ka thënë se do ta mbajë para kolegëve nga rajoni dhe Parlamenti Evropian.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës ka thënë po ashtu se vendi është në procesin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA), por njëherësh është edhe vendi i fundit sa i përket shpejtësisë apo dinamikës së bashkëngjitjes në procesin e integrimeve evropiane.

“Dua të them se do të jap një zotim se ndryshimet e reja politike në Kosovë do reflektojnë në përshpejtimin e plotësimit të kritereve në pakon e reformave që e ka marrë Kosova sa u përket kritereve që duhet të zbatohen për të përmbushur MSA-në dhe të kalohet në fazën tjetër të integrimit”, ka thënë Konjufca.

Pas përfundimit të Samitit, kryetarët e parlamenteve të vendeve të rajonit do të kenë një debat me deputetët nga Komisioni për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian. Konjufca do të ketë takime edhe bilaterale me disa deputetë të Parlamentit Evropian që janë të angazhuar në rajonin e Ballkanit dhe në raportet me Kosovën.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Возвращение певицы Жанны Агузаровой обернулось скандалом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России