Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Rikthen disa masa kufizuese kundër koronavirusit

0
Rikthen disa masa kufizuese kundër koronavirusit

Qeveria e Kosovës do të kujdeset të krijojë kapacitete shtesë me shtretër dhe pajisje, duke riorganizuar klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, spitalet rajonale dhe duke shfrytëzuar bazën ligjore që spitalet private të vënë në dispozicion shtretërit e tyre për nevojat e pacientëve me koronavirus që dërgohen nga QKUK-ja, ka deklaruar të dielën në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti.

Ai shtoi se do të blihen edhe 7 aparatura të testimit, do të krijohen kapacitete shtesë me personel shëndetësor që do të jenë në shërbim të luftimit të pandemisë, në veçanti të fushave të mikrobiologjisë dhe infermierisë. Hoti tha se do të rriten kapacitetet për testim virologjik në mënyrë që të shfrytëzohen kapacitetet ekzistuese deri në 500 teste brenda ditës.

Sipas tij, brenda javës do të licencohen institucionet private shëndetësore për të kryer teste virologjike, si dhe do të fillojnë procedurat urgjente për të blerë edhe 100 mijë teste virologjike shtesë.

Qeveria e Kosovës me specialistët shëndetësorë dhe bartësit e institucioneve shëndetësore të dielën ka analizuar situatën e krijuar së fundmi në vend lidhur me pandeminë e koronavirusit dhe tashmë ka përgatitur një plan të veprimit , i cili do të miratohet nga ekzekutivi.

Hoti ka theksuar se ky plani i specifikon në detaje veprimet, të cilat duhet t’i marrin institucionet shëndetësore.

Ai tha se qeveria do ta vë buxhetin në dispozicion, duke bërë të gjitha rialokimet e nevojshme për të blerë 100 mijë teste virologjike, 500 mijë vaksina të virusit sezonal, aparaturat e nevojshme për testim, të cilat i ka përmendur më herët, si dhe për vaksinat kundër koronavirusit, kur ato të zbulohen.

Masa të reja administrative kundër koronavirusit

Në qytetet ku ka numër të madh të infektuarve, kryeministri Hoti njoftoi se duke filluar nga sonte në Prishtinë, Prizren, Ferizaj dhe Vushtrri, do të kufizohet tërësisht lëvizja e qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

“Mbyllen të gjitha lokalet e gastronomisë nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Jashtë kësaj periudhe, lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away (merre me vete)”, tha Hoti.

Po ashtu, në institucione do të reduktohet numri i punëtorëve vetëm në stafin e domosdoshëm. Ndërkaq, në institucionet shëndetësore do të reduktohen të gjitha shërbimet që janë joesenciale.

Në transportin publik, numri i udhëtarëve do të përgjysmohet, tha Hoti, teksa prezantoi masat e reja.

Ai shtoi se qytetarët do të informohen në vazhdimësi lidhur me gjendjen me koronavirus. Ai tha se do të bëhen reportazhe nga Klinika Infektive, pasi sipas kryeministrit Hoti, shumë qytetarë nuk besojnë se koronavirusi ekziston.

“Në bazë të vlerësimeve, 30 për qind e qytetarëve në Kosovë nuk besojnë që COVID-i është real. Ne do t’ju tregojmë sesi njerëzit përballen me jetën e tyre në Klinikën Infektive”, tha Hoti.

Hoti tha se do të krijohen aplikacione që qytetarët ta dinë nëse kanë pasur kontakt ose nëse jeni në kontakt me personat e infektuar me koronavirus, por gjithmonë duke ruajtur të dhënat personale të personave të infektuar.

Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë që prej regjistrimit të rasteve të para me koronavirus e deri më 4 korrik janë regjistruar 3,356 raste. Prej tyre, 66 pacientë kanë vdekur, 1,874 janë shëruar, ndërsa raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 1,416 pacientë.

Gjatë ditës së diel është raportuar se edhe pesë pacientë kanë vdekur, por Hoti nuk konfirmoi vërtetësinë e këtij lajmi.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства





Москва

ГЕРОИЧЕСКОЕ УЧАСТИЕ АРМЯН В СВО. ЧАСТЬ ЧЕТВЕРТАЯ


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин одобрил три проекта по программе создания мест приложения труда



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

Два дня, наполненных театром, музыкой, книгами и наукой, — в Парке Горького во 2-й раз прошел Московский детский фестиваль искусств «НЕБО»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Ход конем. В Москве на Гоголевском бульваре открылся летний шахматный клуб

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

Чемпионат по служебному биатлону состоялся в столичном главке Росгвардии


Ролан Гаррос

Бывшая российская теннисистка спела гимн Франции: «Я здесь дома»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Студенты Академии Игоря Крутого раскрыли свои таланты



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России