Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Zemaj: Për mosrespektimin e masave do të ketë sanksione ligjore

0
Zemaj: Për mosrespektimin e masave do të ketë sanksione ligjore

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj tha se nga e hëna do të nisin së zbatuari masat e reja të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, për të luftuar përhapjen e koronavirusit, andaj u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë ato.

Ministri Zemaj tha se ndërmarrja e masave shtesë është bërë për shkak të situatës së krijuar “nga mosrespektimi i masave”, duke shtuar se kushdo që nuk respekton këto rregulla, do të sanksionohet.

“Në mbikqyrje të zbatimit të masave do të jenë inspektorët e Inspektoratit Sanitar, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Inspektoratet Komunale, dhe mekanizmat e sigurisë. Komunat do të riaktivizojnë plotësisht shtabet emergjente”, ka thënë Zemaj. 

Për sanksionimin e qytetarëve që nuk respektojnë masat, Qeveria e Kosovës thirret në Ligjin për luftimin e sëmundjeve ngjitëse.

Në bazë të këtij ligji, nga 1.000 deri në 8.000 euro mund të ndëshkohen personat fizikë dhe juridikë të cilët nuk e zbatojnë masën e përgjithshme ose të posaçme për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse kur kjo është e domosdoshme.

Megjithatë, Avokati i Popullit të Kosovës, Hilmi Jashari, ka thënë se nuk ka bazë ligjore për ndëshkimin e personave të cilët nuk zbatojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, pati thënë më herët për Radion Evropa e Lirë se në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse, vepër penale është vetëm nëse ata persona që e dinë se janë infektuar përmes testimit, nuk marrin masa për mospërhapjen e sëmundjes.

Qeveria e Kosovës të dielën vendosi një sërë masash shtesë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi.

Në disa qytete ku ka rritje të rasteve të reja me COVID-19, si Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria, do të aplikohet ndalimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:00 deri në orën 05:00. Po ashtu, sektori i gastronomisë nuk do të lejohet të punojë në po këtë orar, ndërkaq, jashtë këtij orari, qytetarët mund të shërbehen vetëm në ambientet e jashtme në bizneset e gastronomisë, apo të aplikojnë shërbimin ‘merre me vete’.

Qeveria po ashtu ka njoftuar se do të rrisë kapacitetet mjekësore në Qendrën Klinike Universitare, por pacientët me COVID-19, mund të dërgohen për shërim edhe në institucionet private shëndetësore, varësisht nga nevoja.

Qeveria mëton të blejë edhe 100,000 teste të virologjisë dhe planifikon të kryejë 500 testime brenda ditës.

Në Kosovë, javët e fundit është shtuar numri i rasteve të reja me koronavirus dhe numri i viktimave.

Vetëm gjatë ditës së diel, në Kosovë u regjistruan 9 vdekje dhe 152 raste të reja me COVID-19.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, në Kosovë deri më tani janë regjistruar 3,508 raste pozitive me COVID-19. Prej tyre, 75 pacientë kanë vdekur, 1902 janë shëruar dhe 1,531 janë ende raste aktive.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Надежда Бабкина

"7Дней": певицу Бабкину заметили с молодым помощником после разрыва с мужем




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Таможенники задержали в Домодедово гражданку Вьетнама с незадекларированными часами на 12,5 млн руб.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России