Veteranët protestojnë kundër aktakuzave të Speciales
![Veteranët protestojnë kundër aktakuzave të Speciales](https://gdb.rferl.org/785bffc9-da5e-4058-bcee-2a3355f64c73_tv_w800_h450.jpg)
Veteranët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë protestuar në të gjitha qytetet e Kosovës për të kundërshtuar akuzat e ngritura për krime lufte ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli. Aktakuzat janë ngritur nga Zyra e Prokurorit Special me seli në Hagë. Kryetari i veteranëve Hysni Gucati ka thënë së akuzat e ngritura nga Gjykata Speciale në Hagë janë bërë me ndihmën e Serbisë dhe se ajo gjykatë duhet të zhbëhet sepse është e njëanshme dhe vetëm kundër UÇK-së. Kjo protestë vjen disa ditë para intervistimit të presidentit Thaçi nga Prokuroria në Hagë. Veteranët kanë protestuar në të gjitha qytetet e Kosovës, siç kanë thënë, me nga 99 protestues për të respektuar rregullat e distancës fizike.