103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Osmani: "E turpshme" që qeveria nuk miratoi Projektligjin kundër koronavirusit

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cilësoi “të turpshëm” mosmiratimin nga ana e qeverisë të një projektligji për luftimin e pandemisë së koronavirusit.


Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se një nismë e tillë ligjore do të mundësonte që masat kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, të ishin të ligjshme.


“Vetëm dje kanë vdekur tetë persona për shkak të COVID-19. Megjithatë, Qeveria e Kosovës dhe shumica e partive të koalicionit po e bllokojnë kalimin e një ligji kundër koronavirusit, që do të mundësonte zbatimin e ligjshëm të masave kundër koronavirusit. E turpshme!”, shkroi Osmani në llogarinë e saj në Twitter.




Në mbledhjen e së enjtes, Qeveria e Kosovës nuk miratoi një nismë ligjore të dërguar në ekzekutiv nga legjislativi, por tha se çështjet që adresohen aty do të përfshihen në një projektligj të sponsorizuar nga qeveria, që ka të bëjë me rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë së koronavirusit.


Nisma për miratimin e një ligji për luftimin e pandemisë ka qenë e kryeparlamentares Vjosa Osmani, të cilën ajo e dërgoi në qeveri për opinion.


Legjislacioni i propozuar nga Osmani, që është hartuar në muajin prill, ishte i bazuar në nenin 65, pika 1 e Kushtetutës së Kosovës, që ua lejon deputetëve inicimin e nismave legjislative.


Ky projektligj, që nuk u mbështet nga qeveria, mëtonte që të ndihmonte në zbatimin e kufizimit të të drejtave kushtetuese, vetëm gjatë kohës së përballjes me pandeminë.


Pas rritjes së numrit të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarve me koronavirus, më 6 korrik, në Kosovë hynë në fuqi masat e reja të miratuara nga Qeveria e Kosovës.


Në masat e reja përfshihet edhe ndalimi i qarkullimit të qytetarëve në komunat që kanë numër të madh të rasteve me COVID-19, si: Prishtina, Prizreni, Ferizaj dhe Vushtrria.


Po ashtu në katër komunat veriore, të banuara me shumicë serbe, po aplikohet e njëjta masë, ku qytetarët nuk lejohen të lëvizin nga ora 21:00 deri në orën 05:00. 


Që prej 13 marsit kur janë paraqitur rastet e para e deri më 9 korrik, në Kosovë janë regjistruar 4,307 raste me koronavirus. Prej tyre, 94 pacientë kanë vdekur dhe 2,095 janë shëruar.


Lexoni edhe këtë:



‘Momenti i fundit’ për miratimin e Ligjit për pandeminë


 




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о сервисе проверки карты москвича



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Джиган и Самойлова рассказали о новом увлечении




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве


WTA

Российская теннисистка Рахимова поднялась на 16 позиций в обновленном рейтинге WTA



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Более 17 тысяч красноярцев смогли прикоснуться к Казанской иконе Божией Матери



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России