Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Në Maqedoninë e Veriut votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe personat në izolim

0
Në Maqedoninë e Veriut votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe personat në izolim

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar që nga ora 7:00 e mëngjesit, dita e parë e procesit zgjedhor ku po votojnë personat e infektuar me COVID-19 dhe të vetizoluarit.

Procesi i votimit kryhet nga shtëpitë e këtyre personave me ndihmën e ekipit të specializuar nën masa të rrepta sigurie.

Maqedonia e Veriut është në heshje zgjedhore për tre ditë pasi të të dielën në mesnatë ka përfunduar fushata zgjedhore e cila ka zgjatur 20 ditë.

Për 120 ulëset në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut garojnë 15 parti politike. Të drejtë vote kanë 1.814.263 persona.

Për shkak të pandemisë së koronavirusit për herë të parë votimi do të zhvillohet në tre ditë.

Nga 3 e 526 raste aktive të të infektuarve me COVID-19 sa janë të regjistruar në Maqedoninë e Veriut, deri tek komisioni shtetëror i zgjedhjeve janë paraqitur 770 kërkesa për të votuar.

Përderisa të martën më 14 korrik në bazë të të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve do të votojnë 9 mijë e 20 persona të sëmurë kronikë si dhe të burgosurit dhe ata që ndodhen në arrest shtëpiak.

Të mërkurën më 15 korrik qendrat votuese në Maqedoninë e Veriut do të mbeten të hapura dy orë më shumë se zakonisht, përkatësisht ato do të hapen në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 21:00.

Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve kanë theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për votim të sigurt të qytetarëve në përputhje me protokollet e sigurisë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve të përgatitur nga Komisioni për sëmundje infektive.

Qytetarët në qendrat e votimit do të duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse, maska dhe doreza, si dhe të mbajnë distancë fizike. Me të hyrë në qendrat e votimit do të duhet të dezinfektojnë duart.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht për të votuar, të mos kenë frikë për shëndetin e tyre sepse jemi kujdesur që të gjitha këshillat votuese t'i furnizojmë me mjete mbrojtëse".

"Do tu jepen maska të gjithë atyre qytetarëve që për ndonjë arsye nuk i posedojnë të njejtat, kështu që të mund të votojnë dhe realizojnë këtë të drejtë”, ka theksuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Derkovski.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat që të mos vihet në rrezik as jeta e qytetarëve që do të dalin për të votuar dhe as ajo e anëtareve të këshillave zgjedhore.

“Mjafton që tytetarët t'i respektojnë me përpikëshmëri rekomandimet, mbajnë maska, dezifektojnë duart nuk do të ketë asnjë rezik për tu infektuar gjatë votimit” ka theksuar për Radion Evropa e Lirë Arif Latifi, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik në Kumanovë.

Ekspertët në këtë fushë duke iu referuar praktikave të vendeve që tanimë kanë realizuar zgjedhjet në kushte të pandemisë, thonë se koronavirusi nuk pritet të dekurajojë dhe aq, qytetarët e Maqedonisë së Veriut për të dalë në votime.

Subhi Jakupi, ish-nënkryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, për Radion Evropa e Lirë thotë se fushata zgjedhore e cila është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm i aktivistëve partiak që kryesisht kanë respektuar masat mbrojtëse ka dëshmuar se tek votuesit nuk ka dhe aq frikë për tu bërë pjesë aktive e procesit zgjedhor.

“Mendoj se këtu numri i votuesve për sa i përket daljes në votime do të mbetet i njëjti. Por, duke marrë parasysh se edhe një numër i madh i qytetarëve të cilët janë jashtë vendit dhe nuk mund të vijnë në vend për shkak të koronavirusit kjo do të ndikojnë për sa i përket numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalë në zgjedhje".

"Megjithatë, çështja e krizës së pandemisë së koronavirusit nuk besoj se do të ketë shumë ndikim në daljen e qytetarëve që ndodhen në vend për të dalë në votime”, tha Jakupi.

Për të ndjekur procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut janë akredituar 2 mijë e 18 vëzhgues të vendit, 81 vëzhgues të huaj.

Për shkak të pandemisë me koronavirusin, misioni i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut, për dallim nga zgjedhjet e kaluara që procesi zgjedhorë e ndiqnin me më shumë se 100 vëzhgues këtë herë procesin e zgjedhjeve të parakohshme do ta ndjekin me 9 vëzhgues afatgjatë.

“Ekspertët tonë janë duke ndjekur më shumë lëmi, mes të cilave është administrata zgjedhore, lista e zgjedhësve, fushata zgjedhore si dhe financimi i fushatës, mbulimi mediatik i fushatës, etj ”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë Laima Andrikiene ,shefe e misionit vëzhgues të OSBE-së.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut ishin caktuar të mbahen më 12 prill, por për shkak të krizës së pandemisë së koronavirusit ato u shtynë deri tash.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: С начала года более 4,7 тысячи жителей Московского региона оформили страховую пенсию в автоматическом режиме на портале госуслуг


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебный платок бабушки Дари» - это захватывающее путешествие в мир бурятской сказки, которое не оставит равнодушным ни одного зрителя




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Анастасия Мыскина

Овечкин, Яковлев, Фридзон и Мыскина сыграли в падел-теннис в Турции: «Победила дружба»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Россия

Социальные и ESG-проекты ГПМ Радио названы лучшими в России



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России