Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Qytetarët paguajnë deri 120 euro për testin për koronavirus

0
Qytetarët paguajnë deri 120 euro për testin për koronavirus

A.Gj. ka paguar 120 euro në një laborator privat në Prishtinë për të bërë një test përmes së cilit ai ishte i interesuar që ta kuptonte nëse është i prekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi i ri.

Atij i duhej një rezultat negativ i PCR testit, në mënyrë që të mund të udhëtonte jashtë vendit.

Për këtë arsye A.Gj. vendosi të paguante 120 euro për të kryer këtë test që aktualisht bëhet vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

Pasi kishte caktuar terminin, A.GJ., thotë se kishte shkuar në laboratorin në Prishtinë ku i ishte marrë mostra përmes shtrisos në hundë. 

Siç ishte njoftuar nga punëtorët e laboratorit, mostra ishte dërguar për testim në Maqedoni të Veriut.

“Para një jave e kam bërë testin. Mostrat i dërgojnë në Maqedoni (v.j. të Veriut), pastaj rezultatet t’i japin në Prishtinë në gjuhën maqedonase. Por, testi ish i pranueshëm në kufi”, thotë A.GJ për Radion Evropa e Lirë.

Sipas vendimit institucioneve të Kosovës, testimi me metodën PCR për koronavirus në Kosovë mund të bëhet vetëm në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK). 

Por A.Gj., pikërisht këtë test thotë se e ka arritur ta bëjë përmes një laboratori në Prishtinë.

“Në hundë ma kanë marrë (mostrën), se me gjak thanë se nuk më lëshojnë vërtetim. Pa letra mua nuk më duhej asgjë. Mua më duhej për ta kaluar kufirin”.

A.Gj kishte udhëtuar drejt Malit të Zi dhe nuk kishte pasur asnjë problem në kalimin e kufirit.

Laboratorët nuk pranojnë se kryejnë shërbime të tilla

Nëpër grupe të ndryshme në rrjetin social Facebook, qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar rekomandime për institucionet që kryejnë testime me metodën PCR.

Ditëve të kaluara shumë persona kanë shkruar publikisht se kishin kryer teste të tilla në laboratorë privatë.

Mirëpo, një numër i madh i komentueseve kanë rrëfyer se si kishin paguar nga 50 deri në 120 euro për teste, me të cilat nuk janë lejuar të kalojnë kufirin meMaqedoninë e Veriut e as me Malin e Zi.

Në grupin “Network Prishtina” në Facebook, që ka mbi 28 mijë anëtarë, qytetarët ende vazhdojnë të tregojnë vendet se ku kanë kryer testimet.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar disa nga laboratorët që janë përmendur nëpër komente, mirëpo, ata kanë mohuar se bëjnë ndonjë lloj të testit për COVID-19. 

Të tjerë, nuk e kanë vazhduar fare bisedën në momentin që janë pyetur nëse kryejnë teste për koronavirus. 

Radio Evropa e Lirë ka provuar që të kontaktojë me Laboratorin Avicena, që një prej laboratorëve me të përmendur në komente, mirëpo askush nuk iu është përgjigjur thirrjeve të telefonit.

Gjatë të hënës, REL, këtij laboratori i ka dërguar disa pyetje edhe përmes email-it, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Inspektorati fillon hetimet

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë konfirmojnë se kanë pranuar denoncime nga qytetarët për testet që po kryhen nga laboratorët privatë.

Ky institucion ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se Inspektorati shëndetësor ka nisur hetimet pasi deri me tani asnjë institucion privat nuk është licencuar për të kryer testime për SARS-COV-2.

“Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga qytetarët denoncime të ndryshme lidhur me testimet për COVID-19 në sektorin privat, pavarësisht se askush prej institucioneve private nuk është i licencuar për të kryer teste për SARS-COV-2. Inspektorati shëndetësor po i hulumton këto pretendime. Në Kosovë, ka laboratorë të mikrobiologjisë, por deri tash asnjëri prej tyre nuk ka qenë i licencuar për testime për COVID-19”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se me planin e procedurave për testim për COVID-19 të miratuar në qeveri, testimet serologjike për virusin “SARS COV-2” do te lejohen edhe në institucione private, mirëpo gjithmonë pasi ato t’i plotësojnë kriteret e paracaktuara.

Laboratorët privatë do të lejohen që të kryejnë vetëm teste serologjike mirëpo jo edhe PCR [Polymerase Chain Reaction], i cili përcakton nëse virusi është aktiv në trupin e njeriut.

Kurse testet serologjike, janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronavirusin. Për dallim nga testet që i ka bërë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike deri tash me strisho, të hundës ose gojës, testi serologjik bëhet përmes mostrave të gjakut.

Kosovarët as në rajon pa teste negative

Kosovarët e kanë të pamundur që të udhëtojnë edhe drejt shteteve të rajonit si në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi pa pasur një dokument që dëshmon se kanë rezultuar negativ në testin për COVID-19.

Këto dy shtete morën vendime për ndalimin e futjes së kosovarëve pasi në Kosovë, javëve të fundit u rritën në mënyrë drastike shifrat e personave të infektuar.

Ditë më parë edhe shteti i Gjermanisë njoftoi të gjithë personat që udhëtojnë nga Kosova, nuk do të ju pranohen testet për COVID-19 që kryhen në Kosovë, duke përfshirë edhe ato teste që bëhen nga IKSHPK-ja.

Sipas autoriteteve gjermane, çdo person që nga Kosova udhëton për në Gjermani, është i obliguar që të izolohet për 14 ditë.

Çka është testi PCR?

Përmes testit PCR [Polymerase Chain Reaction] përcaktohet saktë nëse ekziston virusi në trup. Kjo metodë bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.

Me rritjen e numrit të personave të infektuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka filluar që të mos testojë të gjithë personat që paraqiten apo edhe rastet e kontaktit.

Aktualisht në Kosovë vazhdojnë të testohen vetëm ata persona që kanë simptoma më të shprehura të sëmundjes COVID-19.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве





Москва

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Между станциями метро и МЦД-4 Кутузовская открыт новый переход — Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Нюша

Стали известны подробности о разделе имущества Нюши после развода с Сивовым




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей

«Зенит» добыл волевую победу в матче с «Балтикой» и завоевал Кубок России

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве


Ролан Гаррос

Теннисистка из Пятигорска вышла в четвёртый круг турнира Большого шлема



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Артисты – они все особенные!



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России