Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Krijohet baza ligjore për testime të COVID-19 në institucionet private

0
Krijohet baza ligjore për testime të COVID-19 në institucionet private

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka nënshkruar udhëzimet administrative, përmes së cilave u lejohet edhe institucioneve shëndetësore private të kryejnë testime për SARS-Cov-2.

“Udhëzimet përcaktojnë llojin e institucioneve që mund ta ofrojnë këtë lloj të testimit, kushtet  që duhet t’i ofrojnë ato,  përfshirë hapësirën,  pajisjet, llojet e testimeve  si dhe raportimi i tyre në baza ditore në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.

“Duke qenë që me këto udhëzime, përveç testeve molekulare për detektim të acideve nukleinike të SARS–Cov-2 që kryhen në laboratorët mjekësor të Mikrobiologjisë klinike, lejohen të kryhen edhe Testet serologjike (për detektim të antitrupave të SARS-COv-2; teste të shpejta që detektojnë antigjenin e SARS-Cov-2 dhe teste të shpejta që detektojnë antitrupat kundër SARS-Cov-2”, thuhet në njoftim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti i tha Radios Evropa e Lirë se institucionet private që aplikojnë për licencim duhet të plotësojnë një sërë kushtesh që janë përcaktuar në bazë të udhëzimeve administrative.

Më herët ishte raportuar se institucioneve private nuk do t’iu lejohet të kryejnë testin PCR i cili përcakton saktë se a ekziston virusi në trup dhe bazohet në analizën e mostrave të strishos në hundë.

Mirëpo, zëdhënësi Hoti tha se nëse laboratorët privatë posedojnë aparaturat e nevojshme dhe përmbushin kushtet për testime të tilla, atëherë do të lejohen t’i kryejnë ato.

Ndërsa testin serologjik, atë që përcakton antitrupat te një person, nuk e bën aktualisht as Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Mikrobiologu nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Lul Raka, i ka thënë Radios Evropa e Lire se të gjitha testet, duhet ta kenë vulën e Agjencisë Evropiane të Barnave. 

Pacientët e shëruar nga COVID-19 supozohet se janë imunë ndaj koronavirusit. Gjithnjë e më shumë vende në botë janë duke u kushtuar rëndësi testeve serologjike, të cilat pasqyrojnë imunitetin e popullatës dhe rrjedhimisht, do të ndikonin edhe në lehtësimin e masave kufizuese të një vendi.

Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se testet serologjike janë të domosdoshme.

“Duhet të shikohet mënyra se si të bëhen këto, për shkak se ka disa mënyra për vlerësimin e imunitetit. Ajo më e mira dhe më e sigurta, është serologjia, prandaj duhet të mendohet seriozisht për të”, thotë Krasniqi.

Koronavirusi, shton Krasniqi, në mbi 80 për qind të rasteve kalon në forma të lehta e deri tek ato të moderuara. Ai thotë se gjasat janë që “një numër i madh i qytetarëve në Kosovë të kenë kaluar këtë virus edhe pa simptoma fare”.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Радость встречи с клоунами приносят массу положительных эмоций детям в Бурятии - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


Кирилл Скачков

Кирилл Скачков из Новокузнецка стал победителем Игр стран БРИКС-2024



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Две семьи Михаила Задорнова



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России