Edhe 11 persona vdesin nga koronavirusi në Serbi
![Edhe 11 persona vdesin nga koronavirusi në Serbi](https://gdb.rferl.org/d1d64459-6daa-4422-9482-6a923d5c8433_cx0_cy10_cw0_w800_h450.jpg)
Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.
Shtabi i Krizës njoftoi se janë konfirmuar edhe 351 raste të reja të të infektuarve, pas testimit të 8.393 personave.
Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë. Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.
Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 429 persona, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 19,334.