Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Hoteli Holiday në Sarajevë: Mbijetoi luftën, vështirë se e mbijeton edhe pandeminë

0
Hoteli Holiday në Sarajevë: Mbijetoi luftën, vështirë se e mbijeton edhe pandeminë

U hap gjatë Lojërave Olimpike në Sarajevë në vitin 1984. Në fillim të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë u përdor si zyrë e luftës së Radovan Karaxhiqit, e më pas u bë shtëpia e ekipeve të shumta të gazetarëve ndërkombëtarë që mbulonin luftën. Hoteli Holiday Inn, sot i rinovuar, e që ka ndërruar emrin në Hotel Holiday, pas një të kaluare të trazuar dhe me dyer të hapura gjatë luftës, mbeti pa asnjë mysafir për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërtesa e verdhë në qendër të Sarajevës, shpesh e krahasuar me lodra Lego, u projektua nga arkitekti Ivan Shtraus. Ajo që po ndodhte brenda saj vazhdimisht është përshkruar si diçka që të kujton skenat e filmit Casablanca: një vend ku të gjithë vijnë në fund të ditës. Ose të paktën ashtu ishte gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, kur ky hotel ishte shtëpia e shumë ekipeve të huaja të gazetarëve.

“Holiday Inn ishte një vend shumë i çuditshëm. Pothuajse si një kështjellë në mes të rrethimit”, tha për Radion Evropa e Lirë Paul Lowe, fotografi që punoi për agjencinë Magnum, i cili gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë jetoi dhe punoi nga ky hotel. Ai shpjegon se megjithëse hoteli ishte sulmuar disa herë, ai ishte ende një vend i sigurt që gazetarët të qëndronin në të.

“Një vend shumë intrigues. Ishte plot karaktere interesante, gazetarë që vinin nga pjesë të ndryshme, përfshirë edhe mua", thotë Lowe.

Nga luksi olimpik në një strehë për gazetarët

Hoteli i parë me një etiketë ndërkombëtare në Sarajevë, Holiday Inn, u hap zyrtarisht në prag të Lojërave Olimpike Dimërore në tetor të vitit 1983. Gjatë Lojërave, hoteli ishte selia e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe presidentit të tij, Juan Antonio Samaranch.

Zahid Bukva, i cili punon në hotel që nga Olimpiada, së pari si kamerier dhe pastaj si shef i sallës, ku edhe sot punon, thotë se në atë kohë hoteli ishte plot.

"Gjithçka u shndërruara në një murmuritje, në mënyrë që të siguroheshin të gjitha shërbimet për të ftuarit", kujton Bukva.

Gjatë Olimpiadës ai thotë se nuk kishte asnjë vend bosh në Sarajevë.

"Në atë kohë, ishin rreth 300-400 punëtorë në hotel, ndoshta edhe më shumë, por me siguri 400 gjatë Lojërave Olimpike".

Në fillim të luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Holiday Inn u bë një vend ku u takuan elitat politike, shpjegon për REL, Kenneth Morrison nga Universiteti De Montfort dhe autor i librit të vitit 2016, " Holiday Inn i Sarajevës: Në vijat e para të politikës dhe luftës".

"Ishte gjithashtu një hotel ku Radovan Karaxhiq dhe 'komiteti i krizave’ të Partisë Demokratike Serbe (SDS) do të kishin selinë e tyre të përkohshme në fillim të vitit 1992", tha Morrison.

Por, mysafirët më të rëndësishëm të hotelit gjatë luftës ishin gazetarët e huaj, të cilët nga viti 1992 deri në 1995 jetuan dhe punuan në hotelin që ndodhej pranë vijës aktive të mbrojtjes dhe i cili u sulmua dhe granatua shumë herë.

"Më besoni, nuk kishte asnjë copë xhami askund në dritare të hotelit, të gjitha ishin të thyera e të copëtuara. Mendoj se një granatë erdhi nga Vraca, kaloi nëpër dy mure, banjën, ra në shkallët këtu dhe tek pastaj u aktivizua aty. Ju mund ta imagjinoni se çfarë katastrofe ishte", e përshkruan kështu Bukva gjendjen e hotelit në kohën e luftës.

Hoteli me dhjetë kate kishte vetëm disa seksione që ishin të sigurta.

"Në momentet kur pati shumë të shtëna rreth hotelit dhe natyrisht që po sulmonin edhe vetë hotel, ishte shumë e rrezikshme. Në mbrëmje njerëzit iknin. Edhe gazetarët shkonin në katin nëntokë, ku dikur ishte një restorant nate, ku fshiheshim dhe ishim më të sigurt. Një herë ne të gjithë kemi fjetur poshtë, së bashku. Nuk ishin të sigurt në asnjë kat tjetër”, shton Bukva.

Ai megjithatë thotë se pavarësisht sa e tmerrshme ishte e gjitha, ata ishin të kënaqur nga ana e hotelerisë sepse kishin gazetarë nga e gjithë bota.

"U munduam që reporterët të ndihen sikur në shtëpi”.

Një nga mysafiret e hotelit gjatë luftës ishte edhe reporterja e njohur e CNN-it, Christiane Amanpour.

"Holiday Inn ishte shtëpi për shumë, në të cilin e mbuluam luftën në Bosnje dhe rrethimin e Sarajevës në vitet e 90-ta. Përgjithmonë është i lidhur me atë kohë dhe përpjekjet tona për të raportuar faktet gjatë të shtënave”, tha për Radion Evropa e Lirë, Christiane Amanpour.

Gjatë luftës, hoteli nuk kishte furnizim të rregullt me ujë dhe energji elektrike. Për ushqim, hoteli gjente zgjidhje.

Për gjindshmërinë e stafit të hotelit dëshmojë edhe vetë gazetarët.

Zoran Stevanoviq, i cili ka punuar për Televizionin Reuters gjatë luftës, thotë se e vetmja gjë që mund të thotë për ta (stafin e hotelit), është se ata ishin të përsosur.

"Unë nuk mund të jap një kompliment më të mirë. Por, unë mendoj se ata ishin stafi më i mirë i ndonjë hoteli që kam parë ndonjëherë në jetën time. Ishte një mekanizëm i mirë. Në atë atmosferë, në të cilën një snajper për dy orë qëllon në një shtyllë para hotelit Holiday Inn, ju keni njerëz të buzëqeshur që punojnë edhe pse jashtë ishte një kaos”, thotë Stevanoviq.

Paul Lowe thotë se ata kurrë nuk e dinin se si, por hoteli gjatë gjithë luftës arriti të ketë ujë dhe energji elektrike për të paktën një pjesë të ditës, duke lejuar gazetarët që të punonin storiet e tyre.

"Ishte shumë joreale. Ju shkoni jashtë, bëni fotografi, granatat bien. Dhe pastaj ktheheni në hotel, aty janë njerëz që pinë kafe, shkonin në darkë, ndonjëherë nën qirinj nëse nuk kishte energji elektrike. Dhe atëherë ju shërbenin kamerierë në kostume, që ishin fantastike. Kur dilnit jashtë dhe kur ktheheshit në hotel ishte si të udhëtoje në një univers paralel. Ishte si në filmin Casablanca. Një hotel i vërtetë lufte”.

Edhe për Stevanoviqin, ajo që ndodhi në Holiday Inn është sikur në filmin Casablanca.

"Në Casablanca ju keni një kafene ku të gjithë grumbullohen dhe këtu ju keni një Holiday Inn ku të gjithë grumbullohen", thotë ai.

Për të jetuar në një hotel të vendosur në mes të një qyteti të rrethuar ku granata binin çdo ditë, prapë u desh pak gjindshmëri.

Të gjithë të pranishmit gjithmonë e dinin se cila anë e hotelit ishte ‘e sigurt’.

"Hoteli kishte pjesën e përparme me pamje nga Muzeu (Muzeu Kombëtar i Bosnjës) dhe Grbavica, e cila ishte plotësisht e shkatërruar dhe ato dhoma nuk u përdorën. Janë përdorur vetëm dhomat anësore", shpjegon Stevanoviq.

Ai thotë se për të hoteli ishte një lloj jete normale e rremë dhe se ishte një tregues se si janë gazetarët kolegialë.

"Këtë, nuk e pashë kurrë më, as në Bagdad dhe as në Pakistan. Që gazetarët i ndanë informacionet kaq shpejt dhe lehtë. Nuk kishte asnjë lloj konkurrence".

Sidoqoftë, përveç punës, ata luanin poker. Në hotel herë pas here luante dhe një pianist dhe gjithashtu ata kishin një mënyrë shumë të pazakontë për t’u argëtuar: duke u lëshuar me një litar nga kati i sipërm në hollin e hotelit.

E ardhmja e pasigurt

Në shkurt të vitit 1996, hoteli sërish filloi të mirëpresë “mysafirë normal”, thotë profesori Kenneth Morrison.

Gjatë vitit 2013, skadoi marrëveshja e tyre për të qenë pjesë e Hotelit Holiday Inn dhe hoteli ndryshoi emrin në Hotel Holiday.

Sot, ai është në pronësi të grupit ‘Hotel’, i cili zotëron shumicën e hoteleve kryesore të qytetit.

Vitin e kaluar, ata njoftuan për hapjen e Cineplexx, një kinema që është në partneritet me Festivalin e Filmit në Sarajevë (SFF).

“Kur ata e morën në pronësi hotelin, ndodhi një rilindje. Planet për ndërtimin e një Cineplexx-i pranë hotelit jo vetëm që do të sigurojë hapësirë shtesë për Festivalin, por gjithashtu edhe të ardhmen e hotelit. Fatkeqësisht, kriza me COVID-19 (sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi), e cila është shumë e dëmshme për industrinë e turizmit, mund të vendosë shumë hotele në probleme të konsiderueshme financiare”, tha profesori Morrison.

Sot, për shkak të pandemisë, në Hotel Holiday nuk ka asnjë mysafir.

Zahid Bukva thotë se ai nuk e kishte paramenduar se diçka e tillë mund të ndodhte.

“A ka ndonjë gjë tjetër që mund të na ndodh? E kishim luftën, tash edhe kjo koronë (koronavirusi). Kjo është e paimagjinueshme. Janë humbje të mëdha kur bëhet fjalë për turizmin. Vitin e kaluar, kjo sallë, ky recepcion, por edhe dhomat ishin plot me turistë. Tani çfarë kohe ka ardhur, me humbje të mëdha, mendoj se hotelet do të mbyllen. Fatkeqësisht, edhe ky”, thotë Bukva.

Të gjitha rezervimet e grupit të hoteleve “Europe Group” tashmë janë anuluar deri në vitin 2021 dhe humbjet për shkak të pandemisë COVID-19 janë milionëshe, konfirmoi Rasim Bajroviq, i cili është gjithashtu pronar dhe menaxher i Hotelit Holiday, një nga pesë hotelet e këtij grupi.

Ky grup më parë njoftoi se "ata do të detyrohen të mbyllin hotelet më prestigjioze në Sarajevë nëse kufijtë nuk hapen".

Ndërkohë, më 14 korrik, Këshilli i Ministrave i Bosnjë e Hercegovinës, njoftoi se kufijtë do të hapen për qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendeve të Shengenit me një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 48 orë.

"Ky është një lajm i mirë për turizmin dhe industrinë e hotelerisë dhe ky është një hap drejt shpëtimit të industrisë sonë", tha Bajroviq për REL.

Për njerëzit që kanë qëndruar në Holiday Inn gjatë luftës, Sarajeva do të ishte e paimagjinueshme pa të.

"Është për të ardhur keq që Holiday Inn, i cili për mua dhe për të gjithë gazetarët e huaj ishte një simbol i një komuniteti të gazetarëve në Sarajevë, erdhi në situatën që mund të mos jetë më. Unë mendoj se një pjesë e madhe e qytetit, nëse hoteli zhduket, do të zhduket me të”, tha Stevanoviq.

Për profesorin Kenneth Morrison, Holiday Inn është më shumë se një hotel. Ai thekson se megjithëse hoteli i ka vetëm 37 vjet, ai ka një histori të pasur dhe tërheqëse.

Zahid Bukva, pas më shumë se tre dekadave, planifikon të pensionohet në nëntor. Thotë se do të donte që hoteli të qëndrojë pas tij.

"Ky është një simbol i qytetit, një simbol i shtetit. Do të ishte keq nëse mbyllet. Kemi punuar disi në luftë, jemi gjendur. Besoj se njerëz të mirë do të gjejnë mënyrë që hoteli të mos mbyllet ”, thotë Bukva.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Виктор Тепляков

Обращения граждан в приёмную депутата ЗСК Виктора Теплякова рассмотрели на комиссии по БДД




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»


WTA

«ITF решила пойти по пути WTA и ATP, которые давно допускают россиян» — Янчук



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Game News

MMORPG Tarisland выпустили в Китае раньше времени



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России