Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Trump nuk jep garanci se do ta pranojë rezultatin zgjedhor

0
Trump nuk jep garanci se do ta pranojë rezultatin zgjedhor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar të thotë nëse do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen në muajin nëntor në SHBA. 

"Do ta shoh….Më duhet të shoh", tha Trump në një intervistë me televizionin Fox News, më 19 korrik.

Ai tha se është shumë herët për të dhënë garanci të tillë.

Demokrati, Joe Biden, udhëheq ndaj Trumpit me 15 për qind në mesin e votuesve të regjistruar në SHBA dhe mban një epërsi prej 20 pikësh kur bëhet fjalë për besimin të cilin amerikanët e kanë për të trajtuar pandeminë e koronavirusit, thuhet në një sondazh të realizuar nga ABC News/Washington Post të publikuar më 19 korrik.

Por, Trump i ka hedhur poshtë rezultatet e disa sondazheve të fundit, të cilat sugjerojnë se po bie popullariteti ndaj tij dhe që Biden po mban një epërsi.

Trump i ka cilësuar si të gabuara këto sondazhe.

"Para së gjithash, unë nuk po humb sepse ato janë sondazhe të rreme", tha Trump gjatë intervistës.

"Ato ishin false në vitin 2016 dhe tani ata janë edhe më të rreme. Sondazhet ishin shumë më keq në vitin 2016", tha ai.

Presidenti Trump tha se beson se votuesit republikanë nuk janë të përfaqësuar në anketime të tilla.

Nga ekipi i fushatës së kandidatit demokrat për president, Joe Biden, kanë thënë se "populli amerikan do të vendosë në këto zgjedhje” dhe se “Qeveria e Shteteve të Bashkuara është plotësisht e aftë të shoqërojë shkelësit jashtë Shtëpisë së Bardhë".

Deklaratë jo e zakonshme, por jo për Trumpin

Nuk është e zakonshme që një president amerikan të mos shprehë besim të plotë në procesin zgjedhor të demokracisë amerikane.

Por, për Trump kjo nuk është diçka e re, pasi edhe para katër vjetësh, në fazat përmbyllëse të garës së tij kundër Hillary Clintonit, ai kishte thënë se nuk mund të garantojë se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve nëse fiton kandidatja demokrate.

Pandemia dhe rasti Floyd

Popullariteti i Trumpit vlerësohet se ka shënuar rënie për shkak të përgjigjes së tij ndaj pandemisë së koronavirusit si dhe pas protestave mbarëkombëtare që shpërthyen pas vdekjes së një personi me ngjyrë – Georde Floyd në Minneapolis, derisa po arrestohej nga një polic i bardhë.

Vdekja e Floyd çoi në një valë protestash kundër racizmit, të udhëhequra nga lëvizja “Black Lives Matter”, dhe ngjalli debate dhe reflektim në SHBA mbi historinë e ndarjes racore.

Gjatë intervistës, Trump e përshkroi ekspertin më të lartë të SHBA-së për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, si një njeri "pak më tepër i alarmuar" në lidhje me pandeminë e koronavirusit.

Ai përsëriti një deklaratë të bërë në muajin shkurt se virusi "do të zhduket".

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i goditur në botë nga pandemia e koronavirusit, me mbi 140,000 vdekje dhe 3.7 milionë raste të të infektuarve.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Собянин объявил об окончании строительства городского вокзала «Кутузовская»





Москва

Пушинка из Космоса спасёт либо снесёт США? Научные важные данные. Проект «Святой Ленин».


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин рассказал о новых трамвайных линиях в Москве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Надежда Бабкина

Как сегодня выглядит 74-летняя Надежда Бабкина




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардейцы обеспечили безопасность во время футбольного матча в Москве

В филиалах АО "Желдорреммаш" прошли мероприятия ко Дню защиты детей

Росгвардейцы обеспечили безопасность футбольного матча в Москве


Анастасия Потапова

Организм был не в состоянии: Потапова прокомментировала поражение на «Ролан Гаррос»



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

ВТБ начал выдавать ипотеку на жилье в Крыму



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России