Mbi 240 raste të reja me koronavirus në Kosovë; 6 të vdekur
![Mbi 240 raste të reja me koronavirus në Kosovë; 6 të vdekur](https://gdb.rferl.org/72E78577-9808-4906-BA90-054A6A9BC14D_w800_h450.jpg)
Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, u regjistruan edhe 241 raste me koronavirus, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Rastet e reja rezultuan nga testimi i 419 mostrave dhe numrin më të madh të tyre e ka Komuna e Prishtinës: 86 raste.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, gjashtë pacientë kanë humbur jetën.
Shifra e përgjithshme e viktimave një ditë më parë ka qenë 144, ndërsa sot është 150.
IKSHPK-ja tha se në 24 orët e fundit në Kosovë janë shëruar 143 pacientë nga koronavirusi, me të cilët numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 3,369.
Kosova i ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars.
Që atëherë janë konfirmuar gjithsej 6,286 raste pozitive.
Aktive aktualisht janë 2,762 raste.