Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

SHBA-ja mbyll konsullatën në Çengdu teksa rriten tensionet me Kinën

0
SHBA-ja mbyll konsullatën në Çengdu teksa rriten tensionet me Kinën

Stafi diplomatik amerikan është larguar të hënën nga konsullata në qytetin kinez, Çengdu, pas përfundimit të afatit prej 72 orësh.

Kina ka urdhëruar mbylljen e kësaj zyreje në përgjigje të vendimit amerikan për mbyllje të konsullatës kineze në Hjuston, Teksas, javën e kaluar, pas pretendimeve se ky objekt është shfrytëzuar si qendër për spiunim.

Para përfundimit të afatit të fundit të hënën, stafi është parë duke u larguar nga ndërtesa, pllaka në hyrje është larguar dhe flamuri amerikan është ulur poshtë.

Ministria e Jashtme e Kinës ka thënë se stafi kinez ka hyrë në ndërtesë pas përfundimit të afatit të fundit.

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka thënë: Konsullata ka qenë në qendër të marrëdhënieve tona me njerëzit në Kinën Perëndimore, duke përfshirë Tibetin, për 35 vjet.

“Ne jemi të zhgënjyer nga vendimi i Partisë Komuniste të Kinës dhe do të tentojmë të arrijmë te njerëzit e këtij rajoni të rëndësishëm përmes qendrave tjera në Kinë”.

Teksa konsullata amerikane është mbyllur, në afërsi janë parë turma njerëzish që kanë mbajtur flamurin kinez dhe kanë bërë fotografi.

Tensionet në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përshkallëzuar për një varg çështjesh:

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka pasur mospajtime të vazhdueshme me Pekinin për çështje tregtare dhe rreth pandemisë me koronavirus

Uashingtoni ka dënuar vendimin e Kinës për miratim të një ligji të ri për sigurinë në Hong Kong

Javën e kaluar, një burrë nga Singapori ka pranuar fajësinë para një gjykate amerikane se ka punuar si agjent në Kinë

Javën e kaluar, katër shtetas kinezë janë akuzuar në raste të ndara për mashtrime me vizat amerikane, si dhe është supozuar se kanë gënjyer se kanë shërbyer në ushtrinë kineze​

Si e sheh SHBA-ja rajonin e Çengdus?

Konsullata në Çengdu – e themeluar më 1985 – ka përfaqësuar interesat amerikane në një varg çështjesh në jugperëndim të Kinës, duke përfshirë edhe rajonin autonom të Tibetit, ku ka pasur presion të vazhdueshëm për pavarësi.

Pjesa më e madhe e misionit diplomatik, me më shumë se 200 punëtorë, ka qenë e punësuar në nivel lokal.

Për shkak të industrisë dhe rritjes së numrit të shërbimeve, Çengduja konsiderohet nga SHBA-ja si ofruese e mundësive për eksport të produkteve bujqësore, veturave dhe makinerisë.

Pas mbylljes së këtij misioni, SHBA-ja do të ketë katër konsullata në territorin kinez, si dhe ambasadën në Pekin. Ajo po ashtu ka edhe një konsullatë në Hong Kong, në ish-koloninë britanike.

Çfarë ka ndodhur në Hjuston javën e kaluar?

Kina ka humbur misionin e saj diplomatik në Hjuston javën e kaluar, mirëpo ende ka katër konsullata në SHBA dhe një ambasadë në kryeqytetin amerikan, Uashington.

Pas përfundimit të afatit prej 72 orëve, ashtu që diplomatët kinezë të largohen nga konsullata në Hjuston të premten, gazetarët kanë parë disa burra, që duket se kanë qenë zyrtarë amerikanë, duke hyrë në ndërtesë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se mbyllja e konsullatës në Hjuston ka ndodhur pasi Pekini ka qenë “duke vjedhur” pronë intelektuale.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin, ka thënë se vendimi amerikan është bazuar në “varg gënjeshtrash anti-kineze”.

Pse ka tension në mes të Kinës dhe SHBA-së?

Eksizstojnë një varg çështjesh në mes.

Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar Kinën për sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi i ri.

Ndërkohë, përmes disa deklaratave pa ofruar të dhëna, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, pati thënë në muajin mars dhe ushtria amerikane mund të ketë dërguar virusin në Vuhan.

Përveç kësaj, SHBA-ja dhe Kina janë përfshirë në një luftë me tarifa nga viti 2018.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për praktika të padrejta tregtare dhe vjedhje të pronës intelektuale, mirëpo Pekini ka thënë se eziston bindja që SHBA-ja po tenton të ndalë rritjen e Kinës si fuqi ekonomike globale.

Po ashtu, SHBA-ja ka sanksionuar politikanët kinezë, të cilët ka besuar se janë përgjegjës për shkeljen e të drejtave të minoriteteve myslimane në Ksinjang.

Pekini mohon këto pretendime dhe ka akuzuar SHBA-në për “ndërhyrje të vrazhdë” në çështjet e saj të brendshme.

Përgatiti: Krenare Cubolli





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Дима Билан

Анна Asti и Дима Билан стали лучшими исполнителями по версии премии МУЗ-ТВ




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Авто

Страхование грузов: 7 правил безопасной перевозки



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России