Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Të rinjtë hezitues karshi mësimit në distancë

0
Të rinjtë hezitues karshi mësimit në distancë

Për Andi Hasanin, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë në gjimnazin “Frank Bardhi” në Mitrovicë, mësimi në distancë nuk ka qenë shumë efektiv.

“As mësimdhënësit e as nxënësit nuk e kanë dhënë 100 për qindëshin e tyre”, tha ai.

Institucionet shkollore në Kosovë janë mbyllur më 12 mars, pas masave që kishte marrë Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Shkollat pastaj filluan mësimin në distancë. Për klasat 1-9, mësimi është realizuar nëpërmjet transmetimit të mësimeve të regjistruara në televizionin publik si dhe përmes kanalit të Ministrisë së Arsimit në YouTube, ndërsa në nivel të shkollave të mesme të larta, mësimi në distancë është zhvilluar në mënyrë të decentralizuar, ku mësimdhënësit ishin bartësit kryesor të mësimit në distancë.

Se si do të jetë në shtator, ende nuk dihet dhe kjo do të varet nga situata epidemiologjike në Kosovë.

Andi mendon se nëse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, sikurse edhe është duke ndodhur aktualisht, më mirë do të ishte që mësimi të vazhdojë nga distanca.

“Mendoj se në shtator nuk është ide e mirë të kthehemi në shkollë nëse vazhdon të jetë numri i të infektuarve në rritje, pasi klasat i kemi të vogla dhe jemi rreth 30 nxënës në klasë. Ndonëse ka qenë joefektiv mendoj se jetën nuk duhet rrezikuar”, tha ai.

Vështirësi gjatë vijueshmërisë së procesit arsimor ka pasur Drita Azemi, poashtu nxënëse e klasës së​ 11 në shkollën e mesme të muzikës ‘’Prenk Jakova’’ në Prishtinë. Ajo studion drejtimin e pianos.

“Në shkollën që shkoj unë ka qenë pak vështirë, pasi që shkolla e muzikës është ndryshe kur je në klasë dhe dëgjon melodinë dhe është ndryshe online. Unë studioj pianon, dhe kur je me profesoreshën dhe ke pianon afër është ndryshe, derisa përmes mësimit online, për shembull kur interneti nuk ka qenë i mirë, humb melodia, dhe është e vështirë me të përcjellet”, tha ajo.

Ndryshe nga Drita dhe Andi, që kanë vijuar mësimin në shkolla publike, Oketa Mustafa, ka përfunduar klasën e 10 të shkollës së mesme private ‘’QSI’’ (Quality School International).

Kjo shkollë sipas saj, ka qenë mirë e përgatitur për mësim online.

“Ata e kanë parë situatën, qysh në fillim dhe plan-programi ka vazhduar normalisht, vetëm se online. Kanë qenë shumë të përgatitur për këtë situatë. Ne si nxënës nuk kemi pasur presion, dhe e kanë vlerësuar shumë punën tonë në shtëpi, dhe besoj ja ka vlejtë’’, tha ajo.

Por, Oketa thotë se në fillim, kur u desh të karantinohej, ka qenë goxha e vështirë. Mbyllja brenda mureve të shtëpisë thotë se ja krijonte një ndjenjë të pasigurisë.

Por, me kohë gjithçka kaloi në normalitet.

‘’Fillimi ka pasur shumë ndryshime, si me familje, si me shoqëri. Por, pastaj u mësuam. Me familje më ka ofruar shumë dhe nuk e kisha kthy kohën. Koha e kaluar me prindërit dhe motrën e vogël, për të cilën edhe kujdesesha ka qenë periudhë që nuk do ta harroj kurrë, se ndryshe nuk do e kisha atë mundësi dhe kohë ta kaloja me ta, për shkak të obligimeve që kemi secili prej nesh’’, tha ajo.

Ajo që i ka munguar Dritës më së shumti ka qenë shoqëria. Thotë se asnjëherë nuk e kishte paramenduar jetën në këtë moshë, e ndarë nga shoqet e shokët, me të cilët e kalon pjesën më të mirë të kohës.

‘’Si eksperiencë ndoshta ka qenë e mirë, të shoh si është të qëndroj vetëm në shtëpi dhe si është të jetoj më ndryshe se çdo ditë. Por, mungesa fizike me shokë e shoqe të dërrmon’’, thotë ajo.

Ekspertë të arsimit në Kosovë mendojnë se mësimi në distancë nuk arriti të realizojë objektivat e duhura. 

Megjithatë, ata e shohin si një proces të domosdoshëm që është dashur të ndodhte, pasi që sikur të mos arrihej të realizohej dëmet në edukim do të ishin më të mëdha.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Григорий Лепс

StarHit: Лепс приехал на премию МУЗ-ТВ с невестой, 18-летней студенткой МГИМО




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


Большой шлем

Рублёв и еще два российских теннисиста не сыграют на Олимпиаде в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России