Qeveria zvicerane kompleton marrëveshjen e parë me Iranin përmes kanalit humanitar
Një kompani farmaceutike zvicerane ka kompletuar traksaksionin e parë bazuar në një kanal të ri humanitar tregtar me Iranin, ka njoftuar Qeveria e Zvicrës më 27 korrik.
Operacionet e testimit kanë nisur në muajin janar, sipas Marrëveshjes Tregtare Zvicerane për çështje humanitare, me qëllim të dërgimit të ushqimit dhe ilaçeve për popullatën iraniane, pa shkelur sanksionet amerikane.
“Ne do të dëshironim të theksonim se funksionalizimi i marrëveshjes është duke shënuar përparim dhe se një numër kompanish janë miratuar, tjerat do të vijnë më pas. Transksionet tjera do të kryhen ndërkohë”, ka thënë Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike, në një përgjigjje dërguar agjencisë së lajmeve, Reuters.
Ushqimi, ilaçet dhe furnizimet tjera humanitare përbëjnë përjashtim nga sanksionet që Uashingtoni ka vënë ndaj Teheranit, pas presidenti amerikan, Donald Trump është tërhequr nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.
Mirëpo masat amerikane, që shënjestrojnë gjithçka, duke nisur nga shitjet e naftës e deri tek aktivitetet tjera financiare, kanë penguar shumë banka të huaja nga kryerja e bizneseve në Iran, duke përfshirë arritjen e marrëveshjeve humanitare.
Sipas marrëveshjeve fillestare, ilaçe për kancer dhe ilaçe tjera për transplant të organeve, në vlerë të 2.3 milionë eurove janë dërguar në Iran.
Banka me bazë në Gjenevë, BCP dhe kompania farmaceutike, Novartis kanë marrë pjesë në një pilot-marrëveshje.