Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Ministrja Haradinaj-Stublla i kërkon kompanisë Apple të njohë kufijtë e Kosovës

0
Ministrja Haradinaj-Stublla i kërkon kompanisë Apple të njohë kufijtë e Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë përmes një postimi në rrjetin social, Twitter se më 23 korrik i ka nisur letër zyrtare shefit të kompanisë amerikane, Apple, Tim Cook, për të përfshirë kufijtë e Kosovës në shërbimet për harta të kësaj kompanie.

“Shërbimet për harta të Apple nuk i shfaqin kufijtë e Kosovës të njohur ndërkombëtarisht. Në vend të kësaj, Republika e Kosovës shfaqet si pjesë e Serbisë. Kjo gjë është në kundërshtim me realitetin politik dhe atë ligjor. Kjo gjë lëndon qytetarët tanë që janë përballur me humbje të mëdha në përpjekjet për pavarësi. Kjo gjë shihet edhe si fyerje ndaj shtetit tonë”, ka thënë ajo përmes letrës. 

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Apple që të tregojë pse Kosova nuk shfaqet në hartën e kësaj kompanie si shtet i pavarur dhe sesi bën vlerësimin për shfaqjen e shteteve në shërbimet e saj, mirëpo ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjje.

Ditë më parë këngëtarja e njohur britanike me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, shkaktoi një  varg reagimesh në rrjetet sociale, pasi, fillimisht, e ftoi kompaninë Apple nga profili i saj në Instagram që ta vendosë Kosovën në hartë, ndërsa më pas postoi në Instagram dhe Twitter një fotografi të hartës së "Shqipërisë së Madhe" me mbishkrimin “autochthonous“ (autokton).

Në këtë hartë, përveç Kosovës dhe Shqipërisë, përfshihen pjesë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Poshtë fotografisë, Dua Lipa ka shkruar: “Autokton – mbiemër (banor i një vendi), vendas, jo pasardhës të migrantëve ose kolonistëve".

Përdoruesit e rrjeteve sociale në Serbi kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

Të gjithë kësaj i ka paraprirë reagimi i këngëtares së njohur ndaj një peticioni që kërkon që Kosova të mbahet në hartat e Apple me një yll, apo fusnotë, si pjesë e Serbisë.

Ky peticion aktualisht ka mbi 13,000 nënshkrues.

Peticioni i dytë, i cili ka rreth 93,000 nënshkrime, thotë se është shqetësuese që Kosova nuk tregohet në hartat e Apple.

“Kufijtë e saj mezi shihen dhe më e keqja është se tregohet si pjesë e Serbisë. Kjo duhet ndryshuar sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse Kosova është një vend i pavarur që nga viti 2008 ", thuhet në peticion.

Ndërkohë edhe këngëtarja tjetër britanike me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, ka kërkuar nga Apple që ta përfshijë Kosovën në hartat e saj.

Aktualisht, kufijtë e Kosovës në hartën e kësaj kompanie janë vizatuar me ngjyrë të kuqe të zbehtë, ndryshe nga vendet e tjera që ndahen me një ngjyrë të ndritshme dhe një linjë e trashë.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вольфганг Амадей Моцарт

«12 Шедевров Моцарта» от Amadeus Concerts




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы


WTA

Саснович победила на старте квалификации турнира WTA-500 в Берлине



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве движение на участке Боровского шоссе перекрыли из-за осадков



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России