Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Qeveria e Kosovës miraton një varg masash kundër koronavirusit

0
Qeveria e Kosovës miraton një varg masash kundër koronavirusit

Qeveria e Kosovës mori vendim të martën mbrëma për disa masa të reja, që synojnë frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Masat kryesisht kanë të bëjnë me kushtet e hyrjes në Kosovë, me kufizimin e lëvizjes në disa komuna, me veshjen e maskave dhe me tubimin e numrit të caktuar të njerëzve.

Me vendimin e ri, të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga sëmundja që e shkakton koronavirusi, COVID-19, me anë të testit RT-PCR, sipas parimit të reciprocitetit.

Përjashtim nga kjo masë bëjnë disa kategori, përfshirë: personat që hyjnë tranzit nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëar “Adem Jashari”; personat që hyjnë në pikat kufitare tokësore, me qëllim të daljes nëpër pikat ajrore nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”; transportuesit profesionistë (vozitësit); personat që hyjnë me transport të organizuar me autobusë ose linjë të rregullt ndërkombëtare tranzite, si dhe diplomatët e shteteve të rajonit, të cilët janë të akredituar në Kosovë, ashtu sikurse edhe familjarët e tyre.

Me vendimin e qeverisë, duke filluar nga ora 22:30 deri në orën 05:00 po ashtu ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave fizikë jashtë shtëpive/banesave të tyre në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Podujevë, Gjakovë, Ferizaj, Lipjan, Drenas, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, përveç në raste të caktuara, si: urgjenca shëndetësore, nevoja për t’u kujdesur për të sëmurë, kërkimi i ndihmës nga institucionet përkatëse, vdekja e anëtarit të familjes.

Vendimi i obligon të gjithë banorët e Republikës së Kosovës që t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej dy metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre.

Po ashtu ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë ahengjet familjare private, si dhe grumbullimi i më shumë se pesë personave në sheshe publike, parqe e të tjera.

Pjesëmarrja fizike e qytetarëve në të gjitha ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në tërë territorin e Republikës së Kosovës ndalohet gjithashtu.

Nga subjektet që ofrojnë transport publik (autobusë, kombi, taksi) kërkohet që të punojnë me përgjysmim të kapaciteteve të tyre sa i përket numrit të udhëtarëve që bartin, për të lejuar hapësirën e nevojshme për çdo udhëtar.

Subjekteve që ofrojnë shërbime të gastronomisë (restorantet, kafiteritë, klubet e natës etj.), u ndalohet funksionimi nga ora 22:30 deri në 05:00, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Jashtë këtij orari mund të punojnë vetëm në hapësira të hapura, duke respektuar largësinë prej dy metrash ndërmjet tavolinave, si dhe shërbimet take-away (merre me vete), thuhet në vendim.

Po sipas vendimit, ushtrimi i veprimtarisë së çerdheve publike dhe private në tërë territorin e Republikës së Kosovës do të lejohet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale.

Vendimi u tha se hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit, me përjashtim të pikës 8 - ku parashihet ndalimi i veprimtarive rekreative, kulturore dhe sportive në mjedise të mbyllura dhe të hapura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës - e cila hyn në fuqi më 30 korrik, 2020.

Vendimi vjen pasi të hënën në Kosovë u regjistrua numër rekord i rasteve të të infektuarve me koronavirus, përkatësisht 276.

Të martën, numri i përgjithshëm i tyre u rrit edhe për 239, përkatësisht në 7,652.

Prej tyre, gjithsej 192 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa 4,129 janë shëruar.

Për më shumë detaje nga vendimi, Radio Evoropa e Lirë ju fton të përcillni informacionin e shpërndarë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës në këtë vegëz.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

В столице Бурятии в городе Улан-Удэ в театре кукол «Ульгэр» 14-16 июня пройдут «Волшебные выходные»! - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Анна Курникова

Курникова показала трогательные фото Энрике Иглесиаса



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России