Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

0
Industria globale e turizmit humbi 320 miliardë dollarë

Pandemia e koronavirusit i kushtoi industrisë globale të turizmit 320 miliardë dollarë humbje, në periudhën janar-maj të vitit 2020, bëri të ditur Organizata Botërore e Turizmit, që funksionon pranë Kombeve të Bashkuara.

Në një raport të publikuar të martën, organizata tha se kjo humbje është tri herë më e madhe se ajo nga kriza globale financiare e vitit 2009.

Numrat e turistëve kanë rënë gjithashtu për 300 milionë gjatë kësaj periudhe, apo për 56 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, thuhet në raport.

Deri te kjo ka ardhur pasi masat e izolimit kanë ndërprerë udhëtimin ndërkombëtar.

“Të dhënat e fundit qartësojnë rëndësinë e rinisjes së turizmit sa më parë që të jetë e sigurt”, tha sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zurab Pololikashvili.

"Rënia dramatike e turizmit ndërkombëtar vë në rrezik shumë miliona jetë, duke përfshirë edhe vendet në zhvillim", tha ai.

Organizata Botërore e Turizmit tha se, edhe pse turizmi po kthehet ngadalë në disa destinacione, ky sektor vazhdon të përballet me “rreziqe serioze”, si ringjallja e virusit, që mund të shkaktojë izolime të reja, kufizime në udhëtim dhe mbyllje kufijsh në “shumë destinacione”.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina, të dyja burime kryesore të turistëve ndërkombëtarë, janë ende "të bllokuara", thuhet në raport.

Organizata Botërore e Turizmit parashikoi në muajin maj se hyrjet turistike ndërkombëtare mund të bien nga 60 deri në 80 për qind në vitin 2020, për shkak të koronavirusit.

 

Frika nga “vala e dytë” godet industrinë e turizmit

Shqetësimet për një "valë të dytë" të infeksioneve me koronavirus, që mund ta sjellin pushuesit që kthehen, shkaktuan kaos në industrinë e turizmit në Evropë, veçanërisht në Spanjë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u rekomandoi këtë javë shtetasve të saj që të mos shkojnë në Spanjë, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus atje.

Ajo po ashtu vendosi që të gjithë udhëtarët, që hyjnë në Mbretëri të Bashkuar nga Spanja, të futen në karantinë për 14 ditë.

“Unë druaj se në disa vende kanë nisur të shihen shenjat e valës së dytë të pandemisë”, tha të martën kryeministri britanik, Boris Johnson, duke e mbrojtur vendimin e qeverisë së tij.

Johnson tha se mund të ketë këshilla të reja për udhëtime edhe në destinacione të tjera të pushimeve në Evropë.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, tha se vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të ndryshuar rregullat për Spanjën, është i padrejtë.

Sanchez tha se turistët në shumicën e rajoneve në Spanjë do të ishin më të sigurt nga koronavirusi sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjermania po ashtu i ashpërsoi këshillat e udhëtimit në Spanjë, por jo aq sa Mbretëria e Bashkuar. Gjermania i këshilloi shtetasit e saj që të shmangin udhëtimin në tri rajone të Spanjës: Katalonjë, Aragon dhe Navara.

“Ne nuk e dimë nëse ky është fillimi i valës së dytë, por natyrisht se mund të jetë”, tha shefi i Institutit të Sëmundjeve Infektive në Gjermani “Robert Koch”, Lothar Wieler, duke iu bërë thirrje njerëzve që të vazhdojnë të ruajnë distancën fizike dhe të veshin maska.

"Nëse të gjithë u përmbahemi këtyre rregullave, unë jam optimist se mund ta parandalojmë këtë [valën e dytë]”, tha Wieler.

Në Evropë, aktualisht, Mbretëria e Bashkuar prin me numër të rasteve me koronavirus: mbi 301,000. Pas saj vjen Spanja me mbi 278,000.

Ekspertët shëndetësorë nuk kanë ndonjë përkufizim formal për valën e dytë të koronavirusit, por valë e re konsiderohet situata kur numri i të infektuarve bie për një kohë dhe pastaj rritet sërish.

Përgatiti: Valona Tela





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Концерт

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города»




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

«Ну и где здесь «группа смерти?» ATP показала, каким был бы Евро-2024 с теннисистами



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В России запустили бесплатного цифрового ЗОЖ-помощника



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России