Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Июль
2020

Samiti i liderëve të Ballkanit: Bashkë mund të bëjmë më shumë

0
Samiti i liderëve të Ballkanit: Bashkë mund të bëjmë më shumë

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor ranë dakord për avancimin e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, si dhe për të punuar në identifikimin e projekteve të investimeve, në mënyrë që fondet për rimëkëmbjen dhe investimet e ardhshme të mund të ndahen në mënyrë efikase dhe të shpejtë, ndërsa premtuan se do të përcjellin edhe zbatimin e këtyre masave.

Këto u diskutuan në një samit online, të organizuar nga Këshilli Atlantik, kushtuar hapave konkretë për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Në samit morën pjesë: kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Zoran Tegeltija, dhe ministrja e Ekonomisë e Malit të Zi, Dragica Sekulliq.

Një pjesë e samitit ishte e hapur për publikun, ndërsa pjesa tjetër e mbyllur.

Jim O’Brian, nga Këshilli Atlantik, tha se gjashtë liderët e mbështetën planin ambicioz, “gjë që publikisht nuk ka ndodhur disa muaj”.

Sipas tij, ata mbështetën thellimin e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave, që përballen me pritje të gjata në kufij.

Ata u zotuan se do t’i mbështesin edhe marrëveshjet dypalëshe rajonale.

Gjithashtu, secili shtet premtoi se do t’i identifikojë projektet afatgjata të investimeve në infrastrukturë, të cilat janë të rëndësishme për rajonin.

Nënkryetari i Këshillit Atlantik, Damon Wilson, tha në hapje të video-samitit se kohët e vështira kërkojnë vendime të vështira dhe se është e rëndësishme që liderët të punojnë së bashku, për të krijuar një treg të përbashkët në të mirë të qytetarëve.

Hoti: Rajoni është i fragmentuar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, duke folur në video-samit, tha se rajoni është i fragmentuar ekonomikisht.

Hoti tha se, pavarësisht përpjekjeve për të rritur bashkëpunimin rajonal mes vendeve të rajonit, ka ende pengesa të shumta që e pengojnë bashkëpunimin ekonomik.

“Ne kemi punuar shumë që ta integrojmë rajonin, por duhet ta pranojmë se rajoni është ende i fragmentuar në një shkallë të lartë, sa i takon integrimit ekonomik. Pse? Sepse, ende ka shumë barriera sa i takon burokracisë. Legjislacioni ndoshta… Ne ende nuk kemi lidhje të plota infrastrukturore mes shteteve tona”, deklaroi Hoti.

Ai tha se bashkëpunimi rajonal duhet të shfrytëzohet për t’i larguar të gjitha barrierat që ekzistojnë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërkaq, në​ një komunikatë të lëshuar nga Qeveria e Kosovës thuhet se në samit "u diskutua për bashkëpunimin rajonal të Ballkanit Perëndimor, si dhe për projektet ekonomike të Ballkanit Perëndimor që do të financohen nga SHBA-ja dhe BE-ja" dhe se "pjesëmarrës ishin edhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës".

Vuçiq: Nuk jam optimist për zgjidhjen e problemeve me Kosovën

Duke folur për mundësitë që prodhon bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ekzistojnë një mori pengesash, të cilat do të mund të hiqeshin.

Vuçiq përmendi procedurat e shumta doganore që ekzistojnë në mes të vendeve të rajonit.

Ai tha se ekzistojnë mosmarrëveshje mes vendeve të rajonit edhe të natyrës politike, duke përmendur në veçanti dallimet me Kosovën, për të cilat tha se nuk është shumë optimist se do të gjendet një zgjidhje.

“Ne duhet që, të paktën, të provojmë të bëjmë më mirë për ta zgjidhur këtë çështje, edhe pse nuk jam krejtësisht optimist për këtë dhe natyrisht se janë disa çështje të tjera mes nesh, po ashtu brenda Bosnje e Hercegovinës”, deklaroi Vuçiq.

Ai tha se bashkëpunimi rajonal ekonomik është i një rëndësie të veçantë, pasi, sipas tij, 17 për qind e të gjithë eksportit të shtetit të Serbisë shkon në vendet e rajonit.

“Edhe nëse ne i bashkohemi Bashkimit Evropian përpara disa shteteve, ne do të mbesim në rajon dhe bashkëpunimi mes nesh, brenda gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të mbetet prioriteti kryesor i Serbisë”, tha Vuçiq.

Rama bën thirrje për bashkëpunim

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se si pasojë e pandemisë së koronavirusit është prekur ekonomia e rajonit, andaj, sipas tij, duhet një plan praktik për integrimin ekonomik të rajonit.

“Besoj fuqishëm që pandemia na ka dhënë prova nëse ishte e nevojshme ajo që ne po provojmë të bëjmë që gjashtë vjet, që nga koha kur filloi procesi i Berlinit - është saktësisht çfarë iu duhet gjeneratave të reja të rajonit tonë”, deklaroi Rama. 

Ai përmendi “Shengenin e Ballkanit Perëndimor” si iniciativë që, sipas tij, ndikon në nxitjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal.

Palmer: SHBA nuk po iu kundërvihet investimeve ruse e kineze

Pjesë e diskutimit për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte edhe zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Matthew Palmer, i cili tha se SHBA-ja do ta mbështesë këtë rajon. 

I pyetur për mundësitë e bashkëpunimit rajonal në mes të vendeve të rajonit, Palmer tha se ndërtimi i një klime të sigurt për aktivitet ekonomik nxit investimet amerikane.

“Kompanitë amerikane nuk do të shikojnë vetëm klimën rajonale, por do të shikojnë edhe klimën lokale dhe ato do të duan të dinë se reformat kanë ndodhur dhe se rendi dhe ligji është i institucionalizuar, kontratat janë të obligueshme, si dhe të kenë një ambient të parashikueshëm ekonomik, në të cilin mund të presin një kthim të arsyeshëm të investimit”, tha Palmer. 

Sipas Palmerit, kjo është diçka të cilën SHBA-ja do të jetë në gjendje ta mbështesë politikisht.

I pyetur për rritjen e numrit të investimeve ruse dhe kineze në vendet e Ballkanit Perëndimor, Palmer tha se çdo investim që respekton ligjet dhe parimet e transparencës, është i mirëseardhur. 

Palmer tha se iniciativa e SHBA-së nuk duhet parë si kundërvënie ndaj investimeve ruse dhe kineze.

“Nuk është se ne po provojmë të promovojmë investime perëndimore, investime amerikane, investime evropiane për të t’iu kundërvënë Rusisë dhe Kinës. Çfarë ne po provojmë të bëjmë, është të krijojmë mundësi për rritje, të krijojmë vende pune, po provojmë të krijojmë një të ardhme pozitive për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shtoi Palmer. 

Këshilli Atlantik është një qendër e politikës së jashtme, me bazë në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Жанна Агузарова

Возвращение певицы Жанны Агузаровой обернулось скандалом




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Людмила Самсонова

Людмила Самсонова не отдала голландскую траву // Она продолжила серию российских побед на теннисном турнире в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В России покажут новый сериал с Анастасией Заворотнюк



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России