Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Shpërthim i fuqishëm në Bejrut të Libanit, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur

0
Shpërthim i fuqishëm në Bejrut të Libanit, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, disa ditë para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri.

Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.

Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 70 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.700 të tjerë.

BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit. 

Presidenti libanez, Michel Aoun, paralajmëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dyjavore në Bejrut. 

Ai tha se shkaku i shpërthimit kanë qenë 2,750 tonë nitrat amoniumi në një depo të pa kontrolluar për gjashtë vjet. 

 

Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen me makinë bombë të ish-kryeministrit Hariri.

Të katër të dyshuarit janë anëtarë të grupit Hezbollah, që ka mbështetjen e Iranit, i cili vazhdimisht ka mohuar çdo rol në vdekjen e Haririt.

Në rrjetin social Twitter, qytetarët kanë postuar pamje të momentit të shpërthimit. 

Libani është i përfshirë nga tensionet politike. Gjatë periudhës së fundit janë organizuar demonstrata kundër qeverisë duke kërkuar përmirësimin e situatës më të rëndë ekonomike që nga lufta civile 1975-1990.

Reagime pas incidentit

Kryeministri i Libanit, Hassan Diab, tha se ata që janë përgjegjës për shpërthimin në një depo "të rrezikshme" në zonën e portit të Bejrutit do të "paguajnë çmimin".

"Unë ju premtoj se kjo katastrofë nuk do të kalojë pa u gjetur përgjegjësit. Ata do të paguajnë çmimin", tha ai në një fjalim televiziv.

Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara, Farhan Haq u tha gazetarëve se nuk ishte menjëherë e qartë se cili ishte shkaku dhe se nuk kishte asnjë indikacion për ndonjë dëmtim të ndonjë personelit të OKB-së.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha se SHBA-ja po e monitoron gjendjen në Liban. 

"Unë u shprehë ngushëllimet e mia për të gjithë ata që janë prekur nga shpërthimi masiv në portin e Bejrutit më 4 gusht. Ne po vëzhgojmë gjendjen dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë popullin e Libanit", ka thënë Pompeo në një postim në Twitter. 

 

Edhe Bashkimi Evropian reagoi pas incidentit, duke u ofruar mbështetje popullit dhe autoriteteve të Libanit. 

Franca tha që do të dërgojë menjëherë ndihma në Liban. Zyra e presidenti, Emmanuel Macron, tha se ai bisedoi me homologun e tij libanez, Michel Aoun, dhe e njoftoi për dërgimin e ndihmës franceze në Liban.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka shprehur tronditje pas pamjeve të shpërthimit në Liban, ka thënë zëdhënësi, Sebastian Fischer. 

"Qeveria gjermane është e tronditur nga raportimet dhe pamjet e incidentit. Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashurit. Ne do t'i ofrojmë mbështetje Libanit", citohet të ketë thënë Merkel.

Izraeli tha se i ka ofruar qeverisë libaneze ndihmë mjekësore dhe humanitare.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha përmes një postimi në rrjetin social Twitter se Kosova qëndron pranë Libanit në këtë kohë të vështirë. 

Libani po ballafaqohet me krizë të thellë ekonomike. Shumë libanezë, që varen nga kursimet, tani janë duke u përballur me varfëri.

Koronavirusi i ri konsiderohet se ka përkeqësuar edhe më shumë situatën ekonomike në këtë shtet.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Начался прием заявок на конкурс грантов для социальных НКО





Москва

ГЕРОИЧЕСКОЕ УЧАСТИЕ АРМЯН В СВО. ЧАСТЬ ЧЕТВЕРТАЯ


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о работе хаба молодежного предпринимательства



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Ивлеева

Хозяйка «голой» вечеринки Анастасия Ивлеева открывает в Москве азиатский ресторан




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

«23 and Friends»: в Москве состоялся спортивно-музыкальный фестиваль Аш 23

После концерта и в дождь дороже: как складываются цены на поездки на такси

Генпрокуратура потребовала передать государству велотрек с Олимпиады-80


Новак Джокович

Джокович совершил суперкамбэк на Ролан Гаррос и установил абсолютный рекорд



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Солнечные дети на сцене Кремля



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России