Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Новости за 04.08.2020

SHBA: Këshilltari për siguri kombëtare shërohet nga koronavirusi

Evropaelire.org 

Robert O'Brian, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është shëruar nga koronavirusi i ri.  Shtëpia e Bardhë njoftoi se O'Brian është kthyer në punë.  Ai ka rifilluar takimet e tij me presidentin, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Ullyot. "Ai ka dalë negativ në dy testet për virusin, dhe ka qenë pa simptoma për më shumë se një javë", tha Ullyot.  O'Brien është zyrtari i rangut më të lartë amerikan që është infektuar me koronavirus. Читать дальше...

Hyseni bisedon me ambasadorin Grenell për dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Koordinatori shtetëror i Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni, ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesin e Posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell. Hyseni tha se "amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi, i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë".  "Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investuese mbeten ne fokus të agjendës dhe përkushtimit të Ambasadorit Grenell"... Читать дальше...

Shpërthim i fuqishëm në Bejrut të Libanit, dhjetëra të vrarë dhe mijëra të plagosur

Evropaelire.org 

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, disa ditë para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005. Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 70 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.700 të tjerë. BBC raporton se shpërthimi ndodhi në zonën e portit të qytetit.  Presidenti libanez, Michel Aoun, paralajmëroi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme dyjavore në Bejrut. Читать дальше...



Shpërthim i fuqishëm në Bejrut të Libanit

Evropaelire.org 

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, disa ditë para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Raportohet për dhjetëra viktima dhe mijëra të plagosur.

Si zgjidhet një president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Evropaelire.org 

Më 3 nëntor do të votojnë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata do të votojnë për të rizgjedhur Donald Trump si president ose që ta zëvendësojnë atë me kundërshtarin e tij nga Partia Demokratike, ish-nënpresidentin amerikan, Joe Biden. Gjatë muajve të ardhshëm, mediat amerikane do të jenë të mbushura me ngjarje nga fushata zgjedhore, debate, konventa dhe argumente se si të votohet në kohë pandemie. Ne ju sjellim një vështrim mbi zgjedhjet, të cilat do të përcaktojnë epokën e ardhshme të politikës amerikane. Читать дальше...

Greqia shënon rritje të rasteve me COVID-19

Evropaelire.org 

Autoritetet shëndetësore në Greqi paralajmëruan të martën për rrezikun e përhapjes së koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.  "Duhet të ketë vigjilencë të madhe për një rritje të mundshme të rasteve. Situata mund të dalë shpejt nga dora. Duhet vigjilencë dhe vëmendje nga të gjithë", tha këshilltari i lartë shkencor i Greqisë, Sotiris Tsiodras.  Të martën, autoritetet kanë njoftuar për 121 raste të reja të të infektuarve, duke tërhequr vërejtjen se shifrat po shkojnë drejt rritjes në ditët e fundit. Читать дальше...

Dhjetëra viktima nga shpërthimi në Bejrut

Evropaelire.org 

Një shpërthim i fuqishëm e ka goditur kryeqytetin e Libanit, Bejrut, para se të shpallet aktgjykimi për vrasjen e ish-kryeministrit, Rafik Hariri. Vrasja e tij kishte ndodhur më 2005.  Ministria e Shëndetësisë në Liban ka njoftuar se nga shpërthimi janë vrarë të paktën 50 njerëz, dhe kanë mbetur të plagosur më shumë se 2.700 të tjerë. Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë. Të premten një gjykatë e Kombeve të Bashkuara pritet të nxjerrë aktgjykimin e saj ndaj katër të dyshuarve për vrasjen... Читать дальше...

Franca mund ta humb kontrollin mbi pandeminë, thotë Këshilli Shkencor i qeverisë

Evropaelire.org 

Franca mundet që në "në çdo moment" të humbasë kontrollin mbi situatën me pandeminë, paralajmëroi Këshilli Shkencor për COVID-19 i qeverisë franceze. Të dhënat zyrtare treguan rritje të numrit të pacientëve që janë duke u trajtuar në kujdes intensiv. Sipas një udhëzimi të përgatitur nga ky Këshill "virusi kohët e fundit po qarkullon më mënyrë më aktive, pas lehtësimit të masave kundër pandemisë".  "Në afat të shkurtër, mbajtja e kontrollit është kryesisht në duart e qytetarëve", thanë zyrtarët shëndetësorë... Читать дальше...



Bosnja, Kroacia dhe Serbia raportojnë për qindra raste të reja me COVID-19

Evropaelire.org 

Në 24 orët e fundit, Serbia regjistroi edhe shtatë raste të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi i ri.  Autoritetet shëndetësore njoftuan se nga 9,590 njerëz të testuar, 287 ishin pozitivë. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në respiratorë janë 143 pacientë. Që nga muaji mars në Serbi është raportuar për 26,738 raste të të infektuarve me koronavirus, dhe gjithsej 605 vdekje. Në Kroaci, vend anëtar i Bashkimit Evropian, në 24 orët e kaluara... Читать дальше...

Konstituohet Kuvendi– nisin bisedimet për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut

Evropaelire.org 

Të martën, më 4 gusht, u konstituua Kuvendi i ri i Maqedonisë së Veriut, ku u verifikuan deputetët e rinj që fituan mandatet në zgjedhjet e 15 korrikut. Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut nuk është mbajtur si zakonisht në sallën plenare, por në sallën e madhe të kupolës, ku janë siguruar kushte për respektimin e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për frenimin e përhapjes së koronavrusit. Për shkak të mungesës së kushteve në këtë sallë, votimi për konstituim nuk u realizua në mënyrë elektronike. Читать дальше...

OBSH-ja i kërkon Rusisë të respektojë udhëzimet për prodhimin e vaksinave

Evropaelire.org 

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i kërkoi Rusisë të ndiqte udhëzimet e përcaktuara për prodhimin e vaksinave të sigurta dhe efektive.  Moska ka njoftuar për planet që së shpejti të fillojë me prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19. Rusia tha të hënën se synon të nisë prodhimin në masë të një vaksine në shtator dhe do të zgjerojë prodhimin në "disa milionë" doza në muaj, brenda vitit të ardhshëm, raporton Reuters.  OBSH-ja theksoi se të gjitha... Читать дальше...

Tërheqja e parave të Trustit dhe ndihma për bizneset, në pritje të një ligji të ri

Evropaelire.org 

Bizneset të cilat kanë pësuar humbje nga pandemia e koronavirusit, duhet të presin edhe miratimin e Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, në mënyrë që Qeveria e Kosovës të fillojë së zbatuari Pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Një nga bizneset që ka pësuar humbje financiare për shkak të pandemisë është fabrika e vajit “Inter-Company” nga Podujeva. Pronari i kësaj kompanie, Sylejman Konushevci, thotë për Radion Evropa e Lirë, se është duke pritur përkrahje financiare nga Qeveria e Kosovës. Konusheveci... Читать дальше...

Danimarka nuk duhet të rihapet më tej, thonë zyrtarët shëndetësorë

Evropaelire.org 

Zyrtarët shëndetësorë në Danimarkë thanë të martën se nuk mund të rekomandojnë kalimin në fazën tjetër të rihapjes së shoqërisë, raportoi media daneze Ingenioeren. "Nga një perspektivë e kujdesit shëndetësorë, kjo nuk është diçka që mund të rekomandoj", tha Kare Molbak, drejtore e "Statens Serum Institut". Këtë muaj, qeveria dhe parlamenti në Danimarkë do të fillojnë të diskutojnë për fazën e katërt të rihapjes, përfshirë klubet e natës.  Numri javor i personave të infektuar me koroanvirusin e ri... Читать дальше...

Gjykata lëshon urdhër-arrest për deputetin Arifi

Evropaelire.org 

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar të martën urdhër-arrest ndaj deputetit Etem Arifi, i dënuar me vendim të formës së prerë për mashtrimin me subvencione, që kapin shumën mbi 25 mijë euro. Urdhri është lëshuar me qëllim për ta dërguar atë në vuajtje të dënimit me burg. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.  "Ju njoftojmë se i dënuari E. A e ka pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, me të cilin i është refuzuar... Читать дальше...

Në klinikat e QKUK-së dhe spitale po trajtohen mbi 400 pacientë me COVID-19

Evropaelire.org 

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SSHKUK) njofton se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet rajonale po trajtohen 428 pacientë të konfirmuar me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Sipas njoftimit, në klinikat e Qendrës Klnike Univeristare janë të shtrirë 225 pacientë me COVID-19, ndërkaq në spitalet rajonale po trajtohen 203 pacientë të tjerë. SSHKUK-ja njofton se 17 pacientë në gjendje më të rënduar janë vendosur në respiratorë, ndërsa 33 të tjerë në makinat me maskë për frymëmarrje, të njohur me shkurtesën CPAP. Читать дальше...

Kosovë: 13 të vdekur dhe 225 të infektuar me koronavirus

Evropaelire.org 

Institucionet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar të martën se janë regjistruar edhe 13 raste të vdekjeve nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.  Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 269. Një ditë më herët, ky numër ka qenë 256. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 477 mostra të testuara, janë regjistruar edhe 225 raste të të infektuarve, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.274.  Rastet e para në Kosovë,me koronavirusin e ri... Читать дальше...

Kina akuzon SHBA-në për "fyerje" rreth aplikacionit TikTok

Evropaelire.org 

Pekini ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të martën për “fyerje” rreth rrjetit social kinez, TikTok, pas shtimit të presionit nga ana e presidentit amerikan, Donald Trump për blerje të kësaj platforme nga një kompani amerikane për territorin e SHBA-së. TikTok është duke u hetuar nga autoritetet amerikane për çështje të lidhura me sigurinë kombëtare, për shkak të shqetësimeve se mbledh informacionet e përdoruesve dhe ka mundësi t’i ndajë ato me qeverinë kineze në rast se urdhërohet. Më 3 gusht, presidenti amerikan... Читать дальше...

Buxheti, kusht për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Evropaelire.org 

Me arritjen e kontingjentit të fundit të automjeteve ushtarake taktike të tipit Humvee nga SHBA-ja, Forca e Sigurisë së Kosovës tashmë është bërë me 68 të tilla, ku 27 kanë qenë donacion, kurse pjesa tjetër është blerë nga buxheti i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Sipas tij, FSK-ja deri tani ka afërsisht 30 për qind të mjeteve taktike, të cilat i nevojiten. "Janë këto pajise që ndihmojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja që i kemi mbi bazën e mandatit dhe misionit", tha Rama. Читать дальше...

Zëvendëskryeministri Selmanaj infektohet me koronavirus

Evropaelire.org 

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj ka njoftuar se është infektuar me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ai tha se nga momenti që është testuar për COVID-19 është futur në izolim. Të dielën, më 2 gusht, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19. Hoti ka thënë se do të vazhdojë punën nga shtëpia. Nga 13 marsi deri më 4 gusht, janë regjistruar 9.049 raste me koronavirus. Prej tyre, 256 pacientë kanë vdekur dhe 4,989 janë shëruar.


Музыкальные новости
Вольфганг Амадей Моцарт

Моцарт на балалайке и не только: топ-10 необычных концертов и музыкальных событий «Ночи в музее»-2024 в Москве





Rss.plus
Подмосковье

Таунхаусы в Подмосковье за год подорожали в среднем на 6% — до $258,9 тыс




В ТиНАО создадут новые управы

Электросамокаты замедлят в Петербурге

Спортсмены Серпухова поучаствовали в турнире «Eurasia Pankration OpCup 2024»

Памятный забег «Рекорды Победы» пройдет в Реутове




Dilemat për kthim në shkolla në kohë të koronavirusit

Evropaelire.org 

Shtetet në gjithë botën janë duke u përballur me dilema rreth mënyrës së kthimit të fëmijëve nëpër shkolla, teksa vazhdon të ketë raportime për shpërthime të reja të koronavirusit. Në Shtetet e Bashkuara, vendin e prekur më së keqi në botë nga ky virus, me më shumë se 4.7 milionë persona të infektuar, udhëheqësit e distrikeve shkollore janë duke analizuar një varg qasjesh. Eksperti i Qeverisë amerikane për Sëmundje Infektuese, Anthony Fauci, ka thënë përgjatë një interviste më 3 gusht se dëshiron që fëmijët të kthehen në shkollë... Читать дальше...

Qeveria e Kosovës shkarkon bordet e përkohshme të katër ndërmarrjeve publike

Evropaelire.org 

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të martën për shkarkim të bordeve të përkohshme të drejtorëve në katër ndërmarrje publike të Kosovës, përkatësisht në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, në Ibër-Lepenc, në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës (KEK) dhe “Hidroregjioni Jugor”. Në një komunikatë dërguar mediave, qeveria ka bërë të ditur se ka zëvendësuar të gjithë pjesëtarët e këtyre bordeve me emra të rinj. Qeveria e kaluar, e drejtuar nga ish-kryeministri Albin Kurti pati shkarkuar... Читать дальше...

Policia e Kosovës thotë se 58 persona nuk respektuan masat kundër koronavirusit

Evropaelire.org 

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24-orëve të fundit 58 persona nuk kanë respektuar masat e vendosura nga qeveria, që kanë për qëllim frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit. Rastet e mosrespektimit të masave, sipas raportit 24-orësh të policisë kanë ndodhur në Podujevë, Ferizaj, Prizren, Malishevë dhe Vushtrri. Në Podujevë, policia thotë se ka iniciuar rast ndaj një personi, i cili ndonëse ishte pozitiv me sëmundjen COVID-19, që e shkakton koronavirusi, nuk i është përmbajtur masave të vetizolimit. Читать дальше...

Hyseni paralajmëron angazhim amerikan në dialogun Kosovë-Serbi

Evropaelire.org 

Koordinatori shtetëror i Kosovës në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Skender Hyseni ka thënë për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kenë përkushtim të paluhatur për dialogun që zhvillohet mes këtyre dy shteteve në Bruksel nga viti 2011. Ai i ka bërë këto këto komente, pas takimit të zhvilluar me të dërguarin e Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Uashington. “Ka një përkushtim të paluhatur në përkrahje të dialogut të filluar në Bruksel... Читать дальше...

OKB: K.Veriore mund të ketë krijuar pajisje bërthamore për raketa balistike

Evropaelire.org 

Koreja Veriore është duke avancuar programin e saj të armëve bërthamore dhe disa shtete besojnë se ka zhvilluar edhe pajisje bërthamore të madhësisë së vogël, është thënë në një raport të klasifikuar të Kombeve të Bashkuara. Raporti i hartuar nga një panel i pavarur i ekspertëve, që vëzhgon sanksionet e OKB-së në Korenë Veriore, tregon se ky shtet “mund të ketë zhvilluar pajisje të vogla bërthamore për t’ua bashkëngjitur kokave bërthamore të raketave të saj balistike”. Agjencitë e lajmeve, Reuters... Читать дальше...

Uragani Isaias zbarkon në Karolinën Veriore

Evropaelire.org 

Uragani Isaias ka goditur të martën brigjet e Karolinës Veriore, me erëra deri në 140 kilometra në orë, ka njoftuar Qendra Kombëtare për Uragane. Fuqia e këtij uragani kishte rënë në stuhi tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe, mirëpo të hënën është rikategorizuar si uragan i shkallës së parë. Në Karaibe, dy persona kanë vdekur për shkak të motit të keq të nxitur nga ai. Isaias është stuhia e nëntë e madhe e këtij viti. Qendra Kombëtare për Uragane ka paralajmëruar se Isaias do të... Читать дальше...



Москва

Армяне России поддерживают движение «Тавуш во имя Родины»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: в ТиНАО создадут новые управы районов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Елена Волкова

Дмитрий Бикбаев готовит премьеру театрального проекта, основанного на личных переживаниях




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Семьи из Подмосковья поборются за выход в финал конкурса «Это у нас семейное»

Строительные леса обрушились у здания спортшколы на Новочеремушкинской улице

Инсайты, стратегии и нетворкинг для профессионалов: 21 июня пройдет ежегодный форум «Спорт и Бизнес»


ATP

Теннисист Медведев может спуститься на пятое место в ATP после "Мастерса" в Риме



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


WTA

Виктория Азаренко пробилась в четвертьфинал турнира WTA в Риме



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России