103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Vjosa Osmani kritikon qeverinë për trajtimin e pandemisë së COVID-19

0
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se pandemia e COVID-19 ka shtruar nevojën për ta rritur gatishmërinë në menaxhimin e situatës. 


Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se ka ndarë mjetet për projekte jo të domosdoshme, duke neglizhuar nevojat që ka vendi për përballje me pandeminë. 


"Përkundër trendit alarmant, qeveria refuzoi trajtimin e ligjit anti-COVID19 duke e konsideruar të panevojshëm, refuzoi buxhet për maska mbrojtëse dhe vaksina, ankohet se nuk ka mjaftueshëm shtretër, përderisa u jep prioritet investimeve jo të domosdoshme infrastrukturore apo pagesave për avokatët e Gjykatës Speciale", ka thënë Osmani në një postim në rrjetin social Facebook. 




Më 9 korrik, Qeveria e Kosovës nuk e ka miratuar nismën ligjore të Kuvendit të Kosovës për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së koronavirusit. Nisma ka qenë e kryeparlamentares Osmani.


Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj pati thënë se qeveria vlerëson se çështjet të cilat synon t’i adresojë kjo nismë legjislative do të përfshihen në kuadër të një projektligji për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë së COVID-19


Osmani ka një raport të ndërlikuar me partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, e cila udhëheq me qeverinë. 


Kryeparlamentarja Osmani në postimin e saj thekson se viktimat nga koronavirusi "janë rezultat edhe i neglizhencës 20 vjeçare ndaj sistemit shëndetësor të brishtë, i cili megjithëse është konsideruar prioritar në letër, në praktikë nuk po trajtohet si i tillë".


Të enjten, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 196 raste të reja të të infektuarve. Rezultatet janë në bazë të 475 testimeve.


Sipas IKSHPK, nga sëmundja kanë vdekur edhe 16 duke çuar numrin e të vdekurve në 300. Të shëruar janë konstatuar 134 pacientë.


Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar 9.688 persona, prej tyre 5.480 janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3.908.


Më herët, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përmes një reagimi për media, ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.


Rritja e numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarve, sipas ASHAK-ut, ka shndërruar Kosovën në një vend të izoluar që ka dështuar krejtësisht në menaxhimin e pandemisë.


Qeveria e Kosovës së fundi ka fuqizuar disa masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Në kuadër të masave obliguese është vendosja e maskës në publik, si dhe reduktimi i stafit nëpër institucionet private dhe publike. Një ndër masat në fuqi është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në qytetet me rastet më të shumta.


Nga koronavirusi i ri janë infektuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, zëvëndëskryeministri, Driton Selmanaj si dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës. 


Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është prekur nga virusi ndërsa ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë së është shëruar nga sëmundja COVID-19. 




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: МСД улучшил транспортное обслуживание 5 млн человек





Москва

Участники Молодежного сообщества ВЫЗОВ взяли интервью у выдающихся деятелей России


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Wildways

Певица Mary Gu вышла замуж за солиста группы Wildways Анатолия Борисова




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве


Надежда Гуськова

«Совесть не позволила»: Надежда Гуськова в юности попадала в клубы оригинальным способом



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Представитель холдинга «Швабе» рассказала о способах привлечения молодых сотрудников и создании кадрового резерва



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России