Pamjet nga satelitët tregojnë shkatërrimin në Bejrut
![Pamjet nga satelitët tregojnë shkatërrimin në Bejrut](https://gdb.rferl.org/f65576d8-f8b2-4b5c-b41f-06375526f349_tv_w800_h450.jpg)
Banorët në Bejrut kanë filluar t’i pastrojnë shtëpitë e tyre pas shpërthimit të datës 4 gusht, derisa fotografitë nga satelitët tregojnë shkallën e shkatërrimit të portit të qytetit. Autoritetet thonë se deri më tash janë konfirmuar rreth 140 të vdekur, por numri mund të rritet në orët dhe ditët në vazhdim.