Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj 

0
Babai i Elizabetës kërkon kujtimin e saj 

Mosvendosja e emrit të Elizabeta Hasanit në pllakën përkujtimore në Mitrovicë, në vendin ku ajo humbi jetën më 13 mars 1999 gjatë një shpërthimi granate në tregun e qytetit, për babanë e saj, Rrahimin, është e dhimbshme.

“Më dhemb zemra, beso. Duhet të dihet kush është duke pushuar aty. Duhet t’ia vendosin emrin dhe mbiemrin, të dihet kush është duke pushuar, se kështu pa emër, si e panjohur. Kur e ka emrin aty, edhe mua zemra më pushon, më vjen më lehtë. A kështu po më duket keq, shumë keq”, thotë Hasani në një bisedë për Radion Evropa e Lirë. 

Më 13 mars të këtij viti, Komuna e Mitrovicës ka zbuluar pllakën përkujtimore për viktimat që pësuan pas shpërthimit në treg në vitin 1999. Aty vdiqën 7 persona dhe u plagosën 128 të tjerë. Në pllakën përkujtimore u shkruan vetëm 6 emra të viktimave shqiptare, por jo edhe emri i shtatë, që ishte vajza 5-vjeçare e një familjeje rome. Nga komuna kanë deklaruar se ky lëshim ka ndodhur për shkak të mungesës së informatave.

 

Babai i saj, Rrahimi, në atë kohë ishte në Itali. Tash është pensionist dhe jeton në Podgoricë. Pos Elizabetës, gjatë këtij shpërthimi ishte lënduar rëndë edhe vajza tjetër.

“Bashkëshortja, e cila ndërkohë ka ndërruar jetë, më ka treguar se ajo ka dashur të blejë djathë dhe i ka lënë fëmijë aty në një qoshe. Njëra vajzë ishte e plagosur në të dy këmbët prej asaj bombe, ndërsa Elizabeta ka vdekur në vend”, tregon Hasani. 

 

Viktimat po harrohen në mungesë të dokumentacionit

Dy dekada pas luftës së fundit në Kosovë, vërehen pasojat e dëmshme të mungesës së dokumentacionit të duhur për viktimat e luftës së viteve 1998-1999.

Elizabeta Hasani e lindur më 4 maj 1994, është vetëm një nga viktimat që është harruar.

Me mosdokumentimin e ngjarjeve të luftës, sipas analisti ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare, Amer Alija, ekziston rreziku të harrohen edhe raste të tjera. 

“Normalisht që një harresë e tillë ka të bëjë me dokumentimin e mangët dhe në këtë mënyrë krijohet një narrativë jo e saktë dhe gjeneratat e reja nuk do të kenë informatat sakta së çfarë ka ndodhur në atë rast nëse bazohen vetëm në përshkrimin e pllakës”, thotë Alija. 

Sipas tij, shteti asnjëherë nuk është marrë me këtë masakër që kishte ndodhur në Mitrovicë. 

“Familja sigurisht kërkon edhe drejtësi. Duhet të hapet edhe një procedurë gjyqësore nëse Prokuroria arrin të zbulojë personat që e kanë vendosur atë eksploziv në treg. Sipas informacioneve tona, dy dekada nga përfundimi i luftës, nuk ka pasur një procedurë gjyqësore lidhur me këtë ngjarje”, thotë Alija. 

 

Komuna e Mitrovicës zotohet se do të shkruhet edhe emri i Elizabetës

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, thotë për Radion Evropa e Lirë se emri i Elizabeta Hasanit do të shkruhet në pllakën përkujtimore. 

Kjo do të ndodhë, sipas tij, pasi të kontaktojnë familjen e saj dhe të shikojnë nëse ka edhe ndonjë viktimë që të mos përsëritet gabimi dhe të harrohet dikush tjetër. 

“Gabim ka qenë, por i paqëllimshëm. Në mungesë të informatave, në mungesë të shënimeve zyrtare ka ndodhur shtypja e gjashtë emrave që kanë figuruar në Këshillin për të Drejtat e Njeriut në Mitrovicë dhe në Zyrën Rajonale për viktimat e luftës. Bazuar në të dhënat e tyre, ne kemi shtypur këta gjashtë emra”, thotë Mujka. 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Albert Kinolli dhe Veton Berisha, që vijnë nga radhët e komunitetit rom dhe egjiptian, kanë thënë se është e papranueshme mospërfshirja e emrave të komunitetit rom dhe egjiptian në pllakat përkujtimore.

Gjatë luftës në Kosovë humbën jetën rreth 13,500 persona, ndërsa 1,600 ende konsiderohen të pagjetur. 

Lexoni edhe këtë: Instituti i ri për krime lufte, në shërbim të kujtesës kolektive





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Рахманинов

Концерт “Рахманинов под небом”




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Александр Волков

Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети: «Волшебные башмачки Элли» - эта постановка создана по мотивам знаменитой сказки Александра Волкова «Волшебник Изумрудного города»



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России