Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

KFOR-i: Patrullimi me forcat serbe, i sinkronizuar

0
KFOR-i: Patrullimi me forcat serbe, i sinkronizuar

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, i njohur me shkurtesën KFOR, thotë se më 7 gusht, në Komunën e Kamenicës kanë zhvilluar një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura serbe, përgjatë vijës kufitare administrative, në afërsi të fshatit Hodovc.

“Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura serbe përgjatë Vijës kufitare administrative për të ofruar siguri dhe për t’u siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës kufitare administrative”, thuhet në një njoftim të KFOR-it.

Mediat në Kosovë më 7 gusht raportuan për hyrjen e forcave serbe në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Për këtë ngjarje, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se organet kompetente janë duke hartuar një raport të detajuar, duke shtuar se "veprimet tona do të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend".

KFOR-i thotë se në mënyrë rutinore kryen patrullime të tilla përgjatë vijës kufitare që shtrihet rreth 350 kilometra, por sipas këtij misioni, kjo vijë nuk është e shënjuar dhe e përcaktuar mirë. 

"Vija kufitare administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t’i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura serbe lëvizin përgjatë Vijës kufitare administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë", thuhet në njoftimin e KFOR-it.​

Policia e Kosovës thotë se nuk hasi në njësite të Ushtrisë së Serbisë

Lidhur me rastin në Komunën e Kamenicës, Policia e Kosovës, përmes një përgjigje me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë, tha se njësitet policore në Karaçevë, nuk kanë hasur ndonjë njësi apo siç është thënë për ushtri të Serbisë.

"Pas raportimit të një informacioni nga Karaçeva e Kamenicës, njësitet policore kufitare kanë reaguar menjëherë duke shkuar dhe patrulluar te vendi ku është raportuar rasti. Njësitet policore nuk kanë hasur në atë lokacion ndonjë njësi apo siç është informuar për ushtri të Serbisë. Njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit sipas koordinatave si dhe kanë bërë patrullime dhe vëzhgime në atë zonë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

Kastrati: Të papranueshme patrullimet e KFOR-it me Ushtrinë serbe në Karaçevë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga KFOR-i se patrullimet e Ushtrisë serbe në fshatin Karaçevë, janë bërë në bashkëpunim me KFOR-in.

Megjithatë, edhe kjo formë e patrullimit, thotë Kastarti, është e papranueshme për Kosovën.

“Unë i jam drejtuar me një shkresë presidentit të Kosovë (Hashim Thaçi), kryeministrit (Avdullah Hoti), dhe ministrave të linjave lidhur me rastin në Karaçevë dhe pastaj kryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme (Agim Veliu) kanë kontaktuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR-it (Michele Risi). Pastaj ata kanë kontaktuar edhe me mua dhe na kanë thënë që ka qenë një kontrolli përbashkët i KFOR-it me Ushtrinë e Serbisë, që këto kontrolle mendohet të jenë rreth vijës kufitare. Por, e vërteta është se dje kanë hyrë qindra metra brenda territorit të Kosovës në dy fshatra: Karaçevë e Epërme dhe Karaçevë e Poshtme”, thotë Kastrati.

Ai shtoi se edhe kjo formë e patrullimit me KFOR është e papranueshme dhe nuk duhet përsëritet më.

“Unë i kam kërkuar edhe KFOR-it që nuk duhet të përsëriten më këto gjëra dhe forcat serbe nuk duhet të hyjnë brenda territorit të Kosovës apo vendbanimeve ku frekuentohen nga qytetarët e moshave të ndryshme”, tha Kastrati për Radion Evropa e Lirë.

Megjithatë, misioni i KFOR-it thotë se në përputhje me mandatin që ka, do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin, si me organet e sigurisë së Kosovës dhe po ashtu edhe me Forcat e Armatosura serbe.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы





Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Фёдор Шаляпин

«Всю жизнь я зарабатывал пением и… легким аферизмом». Прохор Шаляпин раскрыл источники дохода в шоу «Вкусно с Анфисой Чеховой» на ТВ-3    




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 Москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

В Москве нашли «Москвич-412», который простоял в гараже с 1991 года



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России