Pakistani do të rikthejë fluturimet ndërkombëtare
Pakistani ka njoftuar se nga 9 gushti do të rikthehen të gjitha fluturimet ndërkombëtare.
Ky njoftim vjen, katër muaj pasi ishin suspenduar fluturimet ndërkombëtare për shkak të pandemisë me koronavirus.
Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi sot për rikthimin e fluturimeve, vetëm një ditë pasi Qeveria pakistaneze vendosi që të rihapë të gjithë sektorët ekonomikë dhe socialë.
Në fund të marsit, në Pakistan u pezulluan të gjitha fluturimet e brendshme dhe të jashtme, kur qeveria vendosi masa izoluese në mbarë vendin, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Më vonë, fluturimet brenda vendit u lejuan.
Më 8 gusht, autoritetet raportuan për 14 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar në 6,068 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.
Deri më tani, në Pakistan janë regjistruar 283,487 raste me koronavirus.