Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Trump: SHBA-ja po vëzhgon nga afër për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhje

0
Trump: SHBA-ja po vëzhgon nga afër për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se administrata e tij do të vëzhgojë nga afër për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhjet presidenciale të nëntorit nga Rusia, Kina dhe Irani.

Por, Trump tha se beson se gjëja e fundit që këto shtete duan është që ai të fitojë një mandat të dytë presidencial, në zgjedhjet që pritet të mbahen më 3 nëntor.

“Ne do t’i shikojmë që të gjithë. Ne duhet të jemi të kujdesshëm”, tha Trump gjatë një konference për media më 7 gusht, kur u pyet për paralajmërimet e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë së Kundërzbulimit, Bill Evanina.

Evanina ka thënë se vlerësimet e bëra nga inteligjenca amerikane tregojnë se Pekini shpreson që Trump të humbë në zgjedhjet presidenciale, Moska po punon që të dobësojë shanset për fitore të kandidatit demokrat, Joe Biden dhe Teherani po kërkon që të minojë institucionet demokratike.

Duke iu referuar Rusisë, Trump tha se “mendoj se personi i fundit që do Rusia të shohë në Zyrën Ovale është Donald Trump sepse askush nuk ka qenë më i ashpër ndaj Rusisë sesa kam qenë unë”.

Arsyet, sipas Trump, janë për shkak se ai ka kërkuar që anëtarët e NATO-s të përmbushin obligimet e tyre sa i përket shpenzimeve për mbrojtje, rritjes së shpenzimeve për Ushtrinë amerikane që prej se ai u zgjodh president dhe përpjekjeve të SHBA-së për të ndaluar ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”, që Rusia po ndërton për të dërguar gaz në Evropë, që pritet të kalojë nën Detin Baltik.

Trump tha se Irani po ashtu do të dëshironte që ai të humbte zgjedhjet, por shtoi se “nëse fitojmë, ne do të bëjmë shumë shpejtë marrëveshje me Iranin”.

Irani, tha ai “po vdes që të bëjë marrëveshje” me SHBA-në, por, sipas presidentit amerikan, ky shtet do të preferonte më shumë që të arrinte marrëveshje me Bidenin sesa me Trumpin.

Presidenti amerikan tha se Kina preferon që kandidati demokrat, Joe Bieden të fitojë zgjedhjet dhe nëse Biden fiton zgjedhjet “Kina do ta ketë në dorë shtetin tonë”.

Trump po ashtu po kërkon që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të armëve bërthamore, duke parashikuar se Phenjani do të arrijë marrëveshje “shumë shpejt” me SHBA-në nëse ai rizgjidhet president.

Deklarata e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Sigurisë së Kundërzbulimit, Bill Evanina, ishte paralajmërimi më specifik i bërë ndonjëherë lidhur me kërcënimin mbi ndërhyrjen e jashtme në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Pas zgjedhjeve të vitit 2016, zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të zbatimit të ligjit, erdhën në përfundim se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje, përmes sulmeve kibernetike dhe manipulimeve në mediat sociale, me qëllim Trump të fitonte garën kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.

Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë thënë se ka pasur disa përpjekje për sulme kibernetike, që kishin për cak sistemin e votimit në zgjedhjet për Kongres më 2018. Këto përpjekje për të ndërhyrë në sistemin e votimit, nga zyrtarët u panë si test për ndërhyrjet e mundshme në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

“Shumë akterë të huajë kanë preferenca lidhur me atë se kush duhet të fitojë zgjedhjet, që i shprehin përmes deklaratave të qarta, por edhe private. Përpjekjet e fshehta të ndikimit janë të rralla”, tha Evanina, teksa prezantoi vlerësimet e fundit lidhur me kërcënimet për zgjedhjet në SHBA.

“Ne jemi të shqetësuar nga potenciali i vazhdueshëm i Kinës, Rusisë dhe Iranit”, tha ai përmes një deklarate.

Evanina tha se Kina e sheh Trumpin si person të “paparashikueshëm” dhe nuk dëshiron që ai të rizgjidhet president.

“Edhe pse Kina vazhdon të masë rreziqet dhe përfitimet nga veprimet agresive, retorika e saj publike është rritur gjatë muajve të fundit dhe është kritike ndaj përgjigjes së administratës amerikane kundër COVID-19, mbylljes së konsullatës kineze në Hjuston si dhe veprimeve dhe çështjeve tjera”, tha ai.

Ai shtoi se Rusia po punon që të “denigrojë” Bidenin pasi e sheh atë si kundërshtar të udhëheqësisë së Rusisë. Gjithashtu, mospëlqimi i Moskës ndaj Biden lidhet edhe me rolin e tij në politikën amerikane që mbështet Ukrainën dhe kundërshton presidentin rus, Vladimir Putin.

Evanina tha se Irani po kërkon që të minojë administratën Trump dhe të krijojë ndasi në SHBA para votimit në zgjedhje.

“Përpjekjet e Iranit janë në këto linja. Me gjasë ato do të fokusohen në ndikimin online, siç është shpërndarja e dezinformatave në rrjetet sociale dhe ripostimi i artikujve që kanë përmbajtje kundër SHBA-së”, shkroi Evanina.

“Motivimi i Teheranit për të kryer këto aktivitete, pjesërisht ka të bëjë me perceptimin se rizgjedhja e Trumpit do të rezultonte në vazhdimin e presionit amerikan mbi Iranin në përpjekje për të nxitur ndryshimin e regjimit”, tha ai.

Përgatiti: Mimoza Sadiku





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин прибыл в Китай с рабочим визитом



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Бато Багдаев

Сказка театра Ульгэр в Бурятии «Волшебный платок бабушки Дари» - это захватывающее путешествие в мир волшебства - Театр и Цирк, Культура и Концерт, Россия и Дети:




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

СЕНСАЦИОННЫЙ ДОКЛАД ПРО ДЕЛО СКРИПАЛЕЙ, САФРОНОВА, ГОЛУНОВА.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России