Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

LSDM dhe BDI finalizojnë qeverinë, opozita e quan “koalicion të mashtrimit”

0
LSDM dhe BDI finalizojnë qeverinë, opozita e quan “koalicion të mashtrimit”

Lidhja Socialdemokratike dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë ndarë edhe postet ministrore në kabinetin e ri qeveritar të Maqedonisë së Veriut, edhe pse këtë zyrtarisht nuk e kanë bërë ende të ditur.

Marrëveshja do të publikohet pasi që ndarja e resorëve dhe kuadrot që do t'i drejtojnë ato, të kalojnë në organet e partive.

Siç bëhet e ditur nga përfaqësues të të dy partive politike, BDI-ja në kabinetin e ri do të drejtojë gjashtë ministri; Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Financave, Ekologjinë, Ekonominë, Sistemin politik dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Lëvizja Besa, e cila ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor me LSDM-në do të drejtojë Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa resorët tjerë si Ministritë e Brendshme dhe të Mbrojtjes, të Punës dhe Politikës Sociale, të Arsimit, Drejtësisë, Pushtetit Lokal, Transportit, Shëndetësisë dhe Kulturës, do ti takojnë LSDM-së dhe partnerëve të saj të koalicionit parazgjedhor.

Nuk dihet nëse Partia Demokratike Shqiptare do ta ketë ndonjë post ministror, e cila gjithashtu do të jetë pjesë e qeverisë.

Se BDI-ja do të ketë postin e Ministrisë së Jashtme, e ka konfirmuar edhe sekretari organizativ i kësaj partie, Artan Grubi në një postin në Facebook.

“Përveç kryeministrit, edhe tre ministra të jashtëm shqiptar në rajon. Historike”, ka shkruar Grubi.

Por, sipas marrëveshjes, kryeministër shqiptar do të ketë vetëm në fund të mandatit katërvjeçar, pra në 100 ditët e fundit të qeverisjes mes dy partive BDI dhe LSDM.

Këtë e ka konfirmuar edhe njëherë LSDM-ja përmes sekretarit të saj Lupço Nikollovski.

"Gjatë formimit të koalicionit qeveritar, ne insistuam të sigurojmë stabilitet në 4 vitet e ardhshme. Sfidat janë të mëdha. Na pret shumë punë. Stafi i ri duhet të sjellë vendime edhe më të forta përpara në të ardhmen evropiane të vendit, si dhe reforma vendimtare në luftën kundër korrupsionit dhe pastrimin e gjyqësorit. Zoran Zaev do të jetë kryeministër për 4 vitet e ardhshme dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë do të bëjë çmos për të arritur të gjitha qëllimet strategjike", ka shkruar në Facebook, Lupço Nikollovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së, që ka udhëhequr negociatat për formimin e qeverisë.

Opozita shqiptare e përbërë nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, koalicionin e arritur e ka quajtur “koalicion të mashtrimit” ndërsa ka paralajmëruar fushatë për demaskimin e këtij mashtrimi dhe kthimin e legjitimitetit, pasi procesin zgjedhor e quan të manipuluar nga BDI-ja.

“BDI-ja nuk ka aspak legjitimitet sepse e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar dhe të frikësuar të qytetarëve. Por, edhe këtë shantazh të cilën e bëri ditën e zgjedhjeve vazhdoi me të njëjtën logjik ta shantazhojë edhe veten me premtimin e rrejshëm për kryeministër shqiptar".

"Ne do të jemi këtu për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve, për t'i thënë atyre se mundet edhe përtej mundësive, për t'i thënë oponentëve tanë se tani nuk do të kenë përballë vetëm parti politike të cilat dhunës së tyre do t'i përgjigjen me metoda demokratike. Por nëse është e nevojshme ne së bashku me popullin do të organizojmë edhe rezistencë për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur verdiktin dhe ardhmërinë e të gjithë qytetarëve këtu në Maqedoni të Veriut”, thuhet në reagimin e opozitës shqiptare.

Edhe opozita maqedonase që drejtohet nga VMRO DPMNE-ja ka drejtuar kritika ndaj marrëveshjes LSDM-BDI.

“Koalicioni LSDM-BDI nuk është për përparimin e vendit, por për vazhdimin e gënjeshtrave, krimit dhe korrupsionit. Ky koalicion është për vazhdimin e tenderëve të errët, shitjen e interesave të shtetit në kurriz të pasurimit personal. Maqedonia nuk do të shohë ringjalljen e premtuar, por ngecje, probleme dhe përçarje të thella. Zaev para zgjedhjeve tha për BDI-në se nuk vlen pesë para, kurse BDI për LSDM tha që ata janë kriminelë. Kështu që shteti do të ketë një qeveri kriminale që nuk vlen pesë para”, ka deklaruar Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE.

Qeveria e re pritet të votohet pasi që propozimet për ministrat të kalojnë në organet partiake të LSDM-së dhe BDI-së ndërsa më pas do të caktohet edhe seanca e Kuvendit në të cilën do të zgjidhet edhe kryeparlamentari, që sipas Zoran Zaevit, në këtë post sërish do të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja.





Губернаторы России
Москва

Собянин сообщил об открытии «Домиков добра» для сбора гуманитарной помощи





Москва

Рубена Варданяна в бакинской тюрьме заставляли долго стоять, его лишали воды, ему не разрешали мыться и менять белье и одежду


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Объем закупок у малого бизнеса с 2024 года составил почти 227 миллиардов



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Николай Цискаридзе

«Я в жизни Насти»: Цискаридзе озвучил секрет популярности Волочковой




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата


Людмила Самсонова

Самсонова вышла во второй круг турнира в Хертогенбосе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

Филиал № 4 ОСФР по Москве и Московской области информирует: Свыше 5,2 миллиона жителей Московского региона получают набор социальных услуг в натуральном виде



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России