Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Koronavirusi zyrtarisht mbylli mbi 400 biznese në Kosovë   

0
Koronavirusi zyrtarisht mbylli mbi 400 biznese në Kosovë   

Dukagjin Bardhi nga Gjakova, katër vjet më parë kishte nisur biznesin e tij për energji të ripërtëritshme, por për shkak të pandemisë COVID-19, në prill të këtij viti, ai u detyrua ta mbyll biznesin.

Bardhi ka shitur gjeneratorë për prodhimin e energjisë së ripërtëritshme, kryesisht në vende të Evropës.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk u ndihmua nga shteti dhe u detyrua të largojë punëtorët nga puna dhe të pushojë biznesin.

“Gjeneratorë që prodhojnë energji me erë, energji e ripërtëritshme thirret. Edhe këtu me biznese të Kosovës kemi punuar, por me ndërkombëtarë më shumë, Zvicër, Gjermani, Bullgari...Dhjetë i kam pasur, në kushte normale të lajmëruar. Kur kemi pasur punë shumë, i kemi marr nga 20 ose 22 punëtorë në ditë, i kemi paguar me orë ose me ditë. Varësisht prej porosive që i kemi pasur”, thotë Bardhi.

Njëjtë si ky biznes në Kosovë, kanë pësuar edhe qindra të tjerë. Nga muaji mars kur u konfirmuan rastet e para me koronavirus e deri më 24 gusht, në Kosovë janë mbyllur 447 biznese.

Llojet e bizneseve që janë mbyllur janë tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike dhe motoçikletave.

Por, kryetari i Agjencisë Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i bizneseve të mbyllura është rreth 5 mijë.

“Në bazë të informacioneve që ne posedojmë anë e mbanë vendit, nga pandemia mund të jenë mbyllur rreth 5 mijë biznese, të cilat një numër i tyre ka falimentuar, një numër tyre ka pushuar aktivitetin dhe pret ditë të mira dhe një numër i tyre është shuar”, thotë Shahini.

Valentina Bytyçi nga Administrata Tatimore të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se numri i kërkesave për mbyllje të bizneseve, dallon prej numrit të bizneseve të çregjistruara.

Ajo tregon procedurat se si duhet të mbyllet një biznes në Kosovë.

"Deklarimi i të gjitha periudhave, mosmbetja e obligimeve të pashlyera në ATK nga tatimpaguesi si dhe verifikimi në terren për të shikuar nëse biznesi në fjalë e ka mbyllur aktivitetin e tij dhe nuk është duke operuar. Kur të kryhen të gjitha këto procedura, tatimpaguesi merr certifikatën që e ka të mbyllur aktivitetin e tij dhe pastaj bëhet çregjistrimi në ARBK”, thotë Bytyçi.

Kosova pa ligj për rimëkëmbje ekonomike

Në seancën e fundit të mbajtur më 14 gusht (e premte) Kuvendi i Kosovës, nuk e ka miratuar projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Në bazë të këtij projektligji synohet që përmes politikave fiskale dhe monetare të ndihmohen bizneset, pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Po ashtu, krijohen mundësitë që kontribut-paguesit t'i tërheqin 10 për qind të kursimeve pensionale në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, po ashtu lejohet transferimi i 100 milionë eurove nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në buxhetin e Kosovës, për tu shfrytëzuar për rimëkëmbje të ekonomisë se vendit, të ketë kreditim të bizneseve me kushte më të favorshme, si dhe reduktim të normës se Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar nga 18 për qind, sa është aktualisht, në tetë për qind për hoteleri dhe gastronomi.

 

Me miratimin e këtij ligji mundësohet zbatimi i Pakos për rimëkëmbje ekonomike që kap vlerën e 385 milionë eurove.

Sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, nëse vazhdon kjo situatë deri në fund të vitit, do të mbyllen mijëra biznese.

“Me shpresën që do të ketë përkrahje, shumë biznese me shumë vështirësi e kanë shtyrë aktivitetin e tyre. Nëse kjo përkrahje vonohet, atëherë goxha një numër i madh, mijëra biznese nuk do të mund ta presin pranverën e vitit 2021”, thotë Rukiqi.

Përndryshe, ky ligj, do të mbetet në fuqi deri më 31 dhjetor, 2021. Pas kësaj date, të gjitha dispozitat e këtij ligji do të shfuqizohen në mënyrë automatike.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Сергей Брановицкий

Концертный директор для музыкантов. Концертный директор для певцов. Концертное агентство в Москве. Букинг агентство. Организация концертов и гастролей.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча


ATP

Теннисисты Медведев и Рублев сохранили позиции в рейтинге ATP



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России