Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Eurodeputetët bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike në Bjellorusi, nuk e njohin Lukashenkan

0
Eurodeputetët bëjnë thirrje për zgjedhje demokratike në Bjellorusi, nuk e njohin Lukashenkan

Deputetët e Parlamentit Evropian (PE) bënë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike në Bjellorusi. Ata përsëritën qëndrimin e tyre për të mos e njohur Alyaksandr Lukashenkan si president të sapozgjedhur të vendit.

Anëtarët e komitetit për politikë të jashtme në këtë institucion (AFET) zhvilluan një debat të jashtëzakonshëm, në të cilin theksuan nevojën që Bashkimi Evropian (BE) të vendosë sanksione ndaj atyre që janë përgjegjës për vjedhjet e votave dhe dhunën ndaj protestuesve. Eurodeputetët dënuan shtypjen ndaj protestuesve në qytetet bjelloruse dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm të të gjithë të arrestuarve.

Gjatë debatit, kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, vlerësoi se fushata zgjedhore në Bjellorusi ka treguar qartë dëshirën për ndryshime demokratike në vend.

Ai tha se manipulimi i rezultateve shkaktoi protestat më të mëdha në Bjellorusi, që nga pavarësia e saj, por, sipas tij, qeveria u përgjigj me "dhunë ekstreme".

"Ne nuk i njohim rezultatet e zgjedhjeve, dënojmë dhunën e forcave të sigurisë dhe mbështesim kërkesat e popullit të Bjellorusisë për zgjedhje të reja dhe të lira nën mbikëqyrjen e vëzhguesve të pavarur, si OSBE-ja (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë)", tha David McAllister.

Dhuna kundër protestuesve ka ndodhur edhe më parë në Bjellorusi, mirëpo kësaj radhe, ajo inkurajoi një “mobilizim të shoqërisë bjelloruse”, tha në fjalën e saj sekretarja e përgjithshme e Shërbimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), Helga Schmidt.

"Protestat janë një përgjigje e qartë ndaj falsifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Njerëzit nuk duan që votat e tyre të injorohen. Ata kanë një kërkesë të qartë për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike", tha Schmidt.

Ajo konfirmoi se BE-ja po përgatit një listë të sanksioneve kundër atyre që janë përgjegjës për manipulimet e zgjedhjeve dhe shtypjen e protestave. Megjithatë, ajo tha se gjithçka do të bëhet në atë mënyrë që sanksionet të mos sjellin pasoja për njerëzit.

Tsikhanouskaya: Bjellorusia është zgjuar

 

Udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svyatlana Tsikhanouskaya, të cilën PE-ja e konsideron fituese të zgjedhjeve presidenciale që janë mbajtur më 9 gusht, iu drejtua eurodeputetëve përmes një video-lidhjeje.

Ajo tha se rezultatet zyrtare të zgjedhjeve janë falsifikuar dhe se të njëjtat janë hedhur poshtë nga populli dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Duke folur për protestën e javës së kaluar, e cila konsiderohet më e madhja në historinë e Bjellorusisë, Tikhanovskaya vlerësoi se në vendin e saj "po ndodh një revolucion".

"Bjellorusia është zgjuar. Ne nuk jemi më opozitë. Tani, ne jemi shumica. Po zhvillohet një revolucion paqësor", tha Tsikhanouskaya, duke shtuar se ky nuk është një revolucion gjeopolitik.

“Ky nuk është një revolucion pro-rus dhe as anti-rus. Nuk është as pro-BE ose një revolucion anti-BE. Ai është një revolucion demokratik", tha liderja e opozitës.

Ajo shprehu gatishmërinë për të negociuar me autoritetet në Minsk dhe për të shqyrtuar mundësinë që organizatat ndërkombëtare të lehtësojnë dialogun.

Javën e kaluar, grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian njoftuan se nuk do ta njohin Alyaksandr Lukashenkan si presidentin e sapozgjedhur të Bjellorusisë dhe e cilësuan atë si një person të padëshiruar (non grata) në BE.

Ky debat në Parlamentin Evropian u zhvillua në prag të një takimi joformal të ministrave të jashtëm të BE-së, i cili do të mbahet në Berlin, më 27 dhe 28 gusht, dhe në të cilin është paraparë të diskutohet situata në Bjellorusi.

Javën e kaluar, liderët dhe qeveritë e BE-së diskutuan për këtë çështje përmes një video-konference. Ata thanë se BE-ja nuk i njeh rezultatet zyrtare të zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi dhe se do të vendosë sanksione.

Vala e zemërimit në Bjellorusi është ngjallur qëkur Komisioni Qendror Zgjedhor ka thënë se Lukashenka, që ka qenë në pushtet nga viti 1994, ka fituar 80.1 për qind të votave, për dallim nga kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, me 10.12 për qind.

Tikhanovskaya, që është larguar drejt Lituanisë pasi ka kundërshtuar publikisht rezultatet, thotë se nëse votat do të numëroheshin siç duhet, ajo do të fitonte 60 deri në 70 për qind të përkrahjes qytetare.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Москва-Пекин. Собянин в Китае подписал соглашение о сотрудничестве





Москва

За прошедшую неделю подмосковные росгвардейцы обеспечили безопасность более 200 мероприятий


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Евгений Маргулис

В ЦДКЖ 18 августа ждут любителей группы «Рекорд Оркестр» на Квартирнике Евгения Маргулиса




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск


Уимблдон

Экс-теннисист Ольховский: россияне могут хорошо выступить на Уимблдоне



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Московский аэропорт Домодедово и Всероссийское общество инвалидов заключили соглашение о сотрудничестве



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России