103news.com
World News in Albanian
Август
2020

Qeveria ul numrin e ministrive, Kuvendi rrit numrin e nënkryetarëve

0
Derisa përbërja e re e qeverisë do të ketë shtatë ministri më pak, apo nga 26 numri i resorëve do të ulet në 19, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka propozuar që numri i nënkryetarëve të institucionit ligjvënës të rritet nga tre në pesë.


Një propozim i këtillë bie ndesh me deklarimet e të nominuarit për kryeministër, Zoran Zaev, se pushteti i ri do të angazhohe për rritjen e efikasitetit të punës së institucioneve dhe, në anën vjetër, uljen e numrit të punonjësve të administratës, përfshirë qeverinë, kuvendin dhe organet tjera të pushtetit lokal dhe atij qendror.


Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, rritjen e numrit të nënkryetarëve e kishte arsyetuar me rregulloren mbi punën e këtij institucioni, që, sipas tij, parasheh këtë numër, por edhe përfaqësimin e të gjitha partive parlamentare në Kryesinë e kuvendit.




Partitë, ndërkohë, kanë qëndrime të ndryshme nëse do të ketë ose jo rritje të numrit. VMRO DPMNE-ja ka kërkuar që të mos ketë më shumë se dy nënkryetarë për shkak të, siç ka thënë, “shpenzimeve të panevojshme në kohën kur vendi po përballet me pasoja të rënda ekonomike për shkak të pandemisë”.


"Demokracia është një lodër e shtrenjtë, por duket se vetëm në Maqedoni zbatohet rregulli, aq më e kushtueshme të jetë, aq më e madhe do të jetë demokracia. Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik dhe arsye tjetër për një numër kaq të madh të nënkryetarëve të Kuvendit", ka shkruar në facebook ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Në dy mandatet sa ai ishte kryetar të Kuvendit, kishte nga tre nënkryetarë.


Edhe opozita shqiptare e ka vlerësuar të panevojshme rritjen e numrit të nënkryetarëve.


“Mendoj se kjo nuk përputhet me tendencën e kryeministrit për t’i shkurtuar pozicionet, për t’i shkurtuar shpenzimet publike, por në anën tjetër kemi rritje të numrit të disa pozitave”, ka deklaruar Ilmi Aziri nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.




Edhe njohësit e çështjeve juridike thonë se emërimet e tilla janë të panevojshme dhe se nuk bëhen për rritje të efikasitetit të punës, por për qëllime politike.


“Këto bëhen vetëm se për veprime të brendshme, bëhen vetëm sa për sy e faqe, për t’i plotësuar interesat partiake, ndërpartiake, për interesa mes koalicioneve, e kështu me radhë. Thjesht kemi të bëjmë me improvizim”, thotë Bashkim Selmani, profesor në Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës.




Sipas një përllogaritjeje, pesë nënkryetarët e Kuvendit do të kishin paga prej rreth 90 mijë denarëve apo 1.500 euro. Veç kësaj, ata do të kenë kabinete të veçanta, me të drejtë që të ketë edhe të punësuar të tjerë, si këshilltarë, sekretarë të kabinetit, si dhe shofer personal.


Por, profesori Bashkim Selmani edhe në vendimin e Zoran Zaevit për uljen e numrit të ministrive, nuk sheh efikasitet apo ulje të shpenzimeve pasi siç thotë, njerëzit e punësuar në këto ministri do të vazhdojnë të marrin paga.


“Kur bëhet shuarja e ministrive, do të thotë se të gjithë të punësuarit duhet të mbeten pa punë, pasi resori i tyre ndërpret punën. Pra, këtu kemi të bëjmë me një formë të re të pagëzimit të ministrive, ndërsa buxheti nuk do të ketë asnjë lehtësim. Pra, kemi një modifikim apo ikje nga gjendja faktike dhe ndryshimi i saj në favore të caktuara”, thekson Selmani.


Me propozimin e të nominuarit për kryeministër Zoran Zaev, qeveria e re nuk do t’i ketë shtatë ministri pa resorë, për funksionimin e të cilave brenda një viti për paga dhe nevoja tjera janë shpenzuar nga rreth gjysmë milioni euro.




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

Родители 317,2 тыс. детей в Московской области получают единое пособие


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: МСД улучшил транспортное обслуживание 5 млн человек



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Вадим Самойлов

Музыкант Самойлов: сейчас особенно важно ощущение единения




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила правопорядок на футбольном матче «ЦСКА» - «Краснодар» в Москве

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий

Офицер Росгвардии спас жизнь мужчине в Москве


Надежда Гуськова

«Совесть не позволила»: Надежда Гуськова в юности попадала в клубы оригинальным способом



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Родители 317,2 тыс. детей в Московской области получают единое пособие



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России