Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Shkupi kundër bisedimeve me Sofjen për gjuhën dhe identitetin

0
Shkupi kundër bisedimeve me Sofjen për gjuhën dhe identitetin

Pavarësisht vetos së Bullgarisë për kornizën negociuese me Bashkimin Evropian, autoritetet maqedonase thonë se bisedime me Sofjen për gjuhën dhe identitetin maqedonas, nuk mund të ketë.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka thënë se në seancën e së martës të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian, nuk do të miratohet vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, përveç vetos bullgare, është edhe arsyeja tjera që nuk do të ketë vendim, pasi për shkak të pandemisë, mbledhja e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së mbahet online, andaj edhe protokolli i punës nuk lejon marrjen e vendimeve.

“Ne duam anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duam t’i nisim bisedimet, por nuk bisedojmë dhe nuk mundemi të bisedojmë për atë se kush jemi dhe çfarë gjuhe flasim. Ne jemi maqedonas që flasim gjuhën maqedonase. Kjo është e drejtë e jona sovrane. Pasuritë gjuhësore janë një nga vlerat thelbësore të Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Dimitrov në një prononcim për mediat, duke theksuar se negociata të tilla nuk do të ketë as vitin e ardhshëm, e asnjëherë tjetër.

Ndërkohë, edhe të martën zyrtarët bullgarë kanë vazhduar me deklaratat kundër fillimit të bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

“Për Maqedoninë e Veriut ka vend në Bashkimin Evropian, por kur t’i plotësojë kushtet. Për momentin ajo nuk i plotëson ato. Diplomacia bullgare nuk mund të lejojë që të ndjekë një politikë denigrimi të një vendi tjetër, të cilën, për fat të keq, e shohim në Shkup. Ne jemi një shtet anëtar i Bashkimit Evropian”, ka deklaruar shefja e diplomacisë bullgare, Ekaterina Zaharieva për televizionin kombëtar bullgar (BNT) para takimit ministror të BE-së në Bruksel.

Dështimi për nisjen e bisedimeve dhe kushtëzimet e palës bullgare kanë rritur tensionet mes pushtetit dhe opozitës në Maqedoni të Veriut.

Kreu i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski, ka fajësuar qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev, duke argumentuar se ka lejuar Bullgarinë jo vetëm të bllokojë procesin integrues, por edhe të “poshtërojë maqedonasit”.

“Nuk ka një maqedonas apo ndonjë qytetar tjetër që e ndjen këtë vend si të vetin që të mos ndjehet i poshtëruar, i ofenduar nga të gjitha ato deklarata që populli ynë është artificial, se gjuha është një pemë pa rrënjë, por e shpikur në vitin e 1945, që luftëtarët tanë të shenjtë për liri ishin bullgarë dhe çfarë jo tjetër”, ka deklaruar Mickovski duke bërë të qartë se VMRO-ja nuk do të pranojë asnjë kompromis që asimilon popullin maqedonas.

“Unë i bëj thirrje Qeverisë së Zaevit të mbrojë interesat kombëtare dhe strategjike. Këto duhet të jenë prioritetet e saj, të arrijë një zgjidhje jo me çmimin e vetëmohimit dhe fshirjes, një zgjidhje që do të garantojë identitetin tonë, gjuhën dhe që do të mundësonte nisjen e negociatave me BE-së”, ka theksuar Mickovski.

Lidhja Social Demokrate e kryeministrit Zaev, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës duke i rikujtuar asaj “punën që është bërë në procesin e integrimit euroatlantik ”.

“Nëse Mickoski nuk e di, është mirë të dijë se Maqedonia e Veriut në këto tre vjet ka shënuar vetëm se fitore; ne arritëm lirinë, fituam një shtet mik- Greqinë, arritëm të anëtarësohemi në NATO dhe arritëm të kemi një qeveri që respekton të gjitha komunitetet, arritëm që të sigurojmë gjuhën dhe identitetin tonë që njihen në të gjithë botën”, thuhet në reagimin e Lidhjes Social Demokrate.

Partitë politike shqiptare gjatë kësaj periudhe janë treguar të përmbajtura nga komentet me arsyetimin se bëhet fjalë për “çështje të ndjeshme”, andaj edhe thonë se nuk duan të keqinterpretohen.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Галина Ржаксенская впервые стала участником ПМЭФ в Санкт-Петербурге


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Evanescence

Сооснователь Evanescence гитарист Бен Муди выпустил ремикс их трека Haunted




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Красногорск первым встретил участников международного супермарафона Москва-Минск

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Людмила Самсонова

Самсонова поддержала Андрееску после победы над ней в финале турнира в Хертогенбосхе



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Новости 24 часа

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России