Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Trupat elite australiane vranë civilët afganë, zbulon raporti

0
Trupat elite australiane vranë civilët afganë, zbulon raporti

Një hetim katërvjeçar ka zbuluar të dhëna "thellësisht shqetësuese" se si trupat elitare australiane vranë 39 të burgosur afganë.

Vrasjet ndodhën pas vendosjes së këtyre trupave në Afganistan, si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja për të luftuar talibanët.

Shefi i Forcës së Mbrojtjes australiane, gjenerali Angus Campbell, tha se informacionet “e turpshme” dolën në bazë të një hetimi, gjetjet e të cilit u shpallën më 19 nëntor.

Në raport pretendohet për "shkeljet më serioze të sjelljes ushtarake dhe vlerave profesionale".

Hetimi zbuloi pretendimet për trajtim çnjerëzor të të burgosurve në Afganistan nga viti 2005 deri më 2016.

Raporti përshkruan raste kur ushtarëve të rinj u është thënë që të kryenin vrasjet e para të tyre duke qëlluar të burgosurit, një praktikë e njohur si "gjakderdhje".

“Armë dhe gjëra të tjera u vendosën pranë trupave të afganëve për të mbuluar krimet. Dy incidente shtesë mund të përbëjnë një krim lufte të kategorizuar si ‘trajtim mizor’”, thuhet në raport, transmeton BBC.

"Asnjë nga këto vrasje të pretenduara nuk mund të thuhet se është bërë "gjatë betejës", tha Cambell, duke folur para gazetarëve në Kanberra.

Hetimi u krye nga Paul Brereton, një gjykatës që intervistoi më shumë se 400 dëshmitarë dhe shqyrtoi mijëra faqe dokumentesh.

"Brereton zbuloi se kishte informacion të besueshëm për të vërtetuar 23 incidente të pretenduara të vrasjeve të paligjshme të 39 personave nga ana e 25 pjesëtarëve të Forcave Speciale Australiane, kryesisht nga Regjimenti i Shërbimit Ajror Special (SAS)", tha Campbell.

Raporti rekomandon që 19 ushtarë duhet të hetohen nga policia për akuza të mundshme, përfshirë vrasjen.

Campbell tha se ai kishte folur drejtpërdrejt me homologun e tij ushtarak afgan, për të shprehur keqardhjen e tij, dhe shprehu një kërkimfalje për popullin e Afganistanit.

"Në emër të Forcës Australiane të Mbrojtjes, unë sinqerisht dhe pa rezerva kërkoj falje për çdo keqbërje nga ushtarët australian", tha Campbell.

Sjellja e pretenduar e Forcave Speciale "nuk respektoi besimin që na dha populli afgan, përmes kërkesës së tij për t'i ndihmuar", tha ai.

Campbell theksoi se është duke u përgatitur një plan për të adresuar veprime në lidhje me 143 rekomandimet e raportit dhe masat shtesë të nevojshme.

Kryeministri australian, Scott Morrison, kishte paralajmëruar më herët se raporti do të përfshinte "lajme të rënda për australianët", por të dhënat e raportit sërish tronditën vendin.

Morrison e ka telefonuar presidentin e Afganistanit, Ashraf Ghani, përpara se raporti të bëhej publik për të shprehur "hidhërimin e tij më të thellë për sjelljen e keqe nga disa trupa australiane". Ai i tha presidentit afgan se do të kryhen hetime për të siguruar drejtësinë.

Mediat australiane raportojnë se hetimet e policisë ka të ngjarë të zgjasin me vite.

Australia vendosi trupa në Afganistan më 2002 pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Aktualisht, në Afganistan janë rreth 1,550 pjesëtarë të personelit australian.





Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин: Активно укрепляем отношения с Китаем



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Дима Билан

Билан заявил, что согласен стать отцом ребенка от Лолиты Милявской




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов установил мировой рекорд по чеканке мяча

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Большой шлем

«Надо чем-то жертвовать». Арина Соболенко отказалась ехать на Олимпиаду в Париже



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


News Every Day

Scotland star SENT OFF after ‘worst tackle ever seen’ as they capitulate in Euro 2024 opener against Germany



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России