Kërkimet për viktimat e luftës gjatë vitit 2020
![Kërkimet për viktimat e luftës gjatë vitit 2020](https://gdb.rferl.org/35bd6680-dceb-4466-8b3d-0915bd82709b_cx0_cy9_cw100_w800_h450.jpg)
Në vitin 2020, në rajon janë zbuluar 24 lokacione me mbetjet mortore të viktimave të luftërave të viteve ‘90. Numri më i madh u zbulua në territorin e Bosnjë e Hercegovinës (BeH). Eshtrat e të paktën 29 viktimave u gjetën në 20 lokacione të ndryshme, në BeH. Në tri vende në Kroaci janë gjetur mbetjet e gjashtë viktimave, ndërsa në Serbi, ato u zbuluan në një vend. Në Kosovë, mbetjet mortore e të paktën nëntë njerëzve u gjetën gjatë kërkimeve në gjashtë lokacione të ndryshme.