Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Pandemia bashkoi prodhuesit serbë dhe shqiptarë në “Qendrën tregtare virtuale”

0
Pandemia bashkoi prodhuesit serbë dhe shqiptarë në “Qendrën tregtare virtuale”

Sela Imeri dhe Rada Rakiq janë pronare të ndërmarrjeve, të cilat tash e disa muaj kanë ofruar produktet e tyre përmes platformës në internet “Qendra tregtare virtuale”, e cila u krijua në qershor të këtij viti, si rezultat i projektit “Mbështetje për bashkëpunimin ndëretnik të biznesit” për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Dyqani online “Qendra tregtare virtuale” ka mbledhur pranë vetes rreth 15 biznese të vogla të Kosovës, në krye të së cilave kryesisht janë gratë nga komuniteti serb dhe ai shqiptar.

Sela Imeri nga fshati Çabër, Komuna e Zubin Potokut, drejton ëmbëltoren “m&a” dhe prodhon ëmbëlsira tradicionale, siç është bakllavaja. Duke folur për Radion Evropa e Lrë, ajo thotë që prodhimet e saj i plason nëpër shitore në të gjithë Kosovën, por edhe përmes dyqanit online “Qendra tregtare virtuale”.

Ëmbëlsirat e Selës i blejnë shqiptarët, por edhe serbët, sepse, siç thonë, “nuk munden të gjithë të bëjnë bakllava”.

Rada Rakiq është pronare e furrës “KIM” në Zveçan, e cila ofron një gamë të gjerë të ëmbëlsirave. Ajo thekson që produktet e saj, që nga qershori, mund të porositen edhe përmes internetit në faqen “Qendra tregtare virtuale” dhe pret që të ketë shitje të suksesshme në periudhën e ardhshme.

Ajo konsideron që shitja përmes internetit është e lëverdishme, sepse është e qasshme për blerësit në çdo moment dhe në çdo vend.

“Të gjithë tash po meren me punën prej shtëpisë dhe kur të kërkojnë përmes internetit, do të kuptojnë se mund të porosisin produktet. Nëse e bëjmë dorëzimin, kjo do të ishte shumë e mirë. Ka njerëz që janë të mbylur, që janë të izoluar dhe ata mund të porosisin. Përmes internetit, më shumë njerëz do të dëgjojnë për produktet tona”, tha Rada Rakiq.

Dyqani online, për të është i veçantë, sepse është shumë-etnike dhe ofron shërbime dhe produkte nga më të ndryshmet.

“Për këtë shkak është shumë mirë, sepse gjithçka është në vendin e vet”, thotë ajo.

Edhe pronarja e ndërmarrjes “Sofra”, Nadire Hasani nga Mitrovica e Jugut, ka vendosur që produktet e saj t’i plasojë në internet. Ajo dhe bashkëshorti i saj merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve dhe thotë që ajvari është produkti që më së shumti e shesin.

Familja Hasani, tash e disa vjet është duke u marrë me prodhimin e turshive shtëpiake dhe tashmë kanë arritur që t’i kenë klientët e vet, por konsiderojnë që edhe dyqani online do t’iu ndihmojë që të depërtojnë në treg.

“Është pak më dobët tash përmes internetit, por tash për tash, ne i kem klientët tanë. Shkojmë në treg në Prishtinë dhe ka pasur mjaft shitje gjatë pandemisë”, tha Hasani për Radion Evropa e Lirë.

Shitorja online “Qendra tregtare virtuale” funksionon në kuadër të projektit “Mbështetja për bashkëpunimin afarist ndëretnik”, të cilin e financon misioni i UNMIK-ut në Kosovë, ndërkaq e realizon Shoqata e grave “Sabor” nga Mitrovica e Veriut. Qëllimi i këtij projekt është që gjatë kohës së pandemisë COVID-19, ndërmarrjet e vogla të kenë mundësinë që t’i plasojnë produketet dhe shërbimet e tyre.

Menaxherja e projektit, Vesna Ordiq, duke folur për Radion Evropa e Lirë, theksoi rëndësinë e lidhjes së bizneseve serbe dhe shqiptare në “një komunikim të qetë dhe të natyrshëm”.

“Ata do të gjejnë këtu interesat e tyre për biznes të mëtejshëm, pavarësisht nga pjesëmarrja jonë në gjithë këtë. Ne ishim vetëm ndërmjetësues në krijimin e lidhjes, por çdo bashkëpunim i mëvonshëm do të jetë i pavarur nga ne”, thotë Ordiq.

Ajo sqaron se janë ende duke punuar në promovimin e dyqanit në internet “Qendra Tregtare Virtuale”, por që në kuadër të tij tashmë mund të gjenden produkte të ndryshme, që nga ushqimi i dimrit, çaji dhe mjalti e deri te produktet e zdrukthëtarisë dhe të tekstilit.

Pronarët e bizneseve të vogla, për t’i plasuar produketet e veta përmes dyqanit online, janë paraqitur përmes konkursit, pas të cilit kanë kaluar edhe një aftësim të shkurtër.

“Ky ishte një trajnim online për shitjet gjatë pandemisë dhe si të përshtatin biznesin me kohën në të cilën jemi, si të gjejmë rrugën deri te klientët”, shprehet Ordiq dhe shton se pas trajnimit, secili pronar i biznesit komunikon në mënyrë të pavarur me klientët e tij.

Ajo, gjithashtu, pret që dyqani në internet, i krijuar si rezultat i pandemisë së koronavirusit, do të vazhdojë të funksionojë edhe në të ardhmen, përmes të cilit shumë biznese nga Kosova do të ofrojnë produktet dhe shërbimet e tyre.

Të gjitha informacionet në lidhje me produktet dhe shërbimet e ofruara në dyqanin online "Qendra tregtare virtuale”, janë në dispozicion në serbisht, shqip dhe anglisht.





Губернаторы России
Москва

Собянин утвердил проект строительства общественно-делового центра в ЗАО





Москва

«ЯРКО» провела развлекательную программу на фестивале «Крутая песочница»


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал о новом вольере для снежных барсов в Московском зоопарке



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Муз-ТВ

Джиган и Оксана Самойлова привели на “Премию Муз-ТВ” в Москве ту самую “диско-бабушку из Сыктывкара” – любимицу Сергея Лазарева




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Московские школьники завоевали четыре медали на престижной Международной олимпиаде

В Москве выставили на продажу редкий Mercedes-Benz SLR McLaren за 100 млн рублей

Баскетболисты пойдут кругами // Единая лига ВТБ пересмотрела формат проведения чемпионата


WTA

«ITF решила пойти по пути WTA и ATP, которые давно допускают россиян» — Янчук



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Сергей Брановицкий

Выездной Фотограф для всех желающих, ну и конечно Артистов и Музыкантов.



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России