103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin e vaksinës për COVID-19

0
Gjiganti farmaceutik amerikan, Pfizer dhe partneri i tij gjerman, BioNTech kanë aplikuar për autorizim emergjent të vaksinës së tyre në Shtetet e Bashkuara.


Aplikimi në Administratën për Ushqim dhe Barna (FDA) më 20 nëntor nis një proces që pritet të zgjasë me javë dhe kompanitë synojnë që vaksina e tyre të jetë në dispozicion në muajin dhejtor.


“Me krenari dhe gëzim ju njoftojmë se kërkesa jonë për autorizim emergjent për përdorimin e vaksinës tonë për COVID-19 është në duart e FDA”, tha shefi ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla përmes një video.


Ndërkaq, përmes një deklarate, të dy kompanitë thanë se janë të gatshme të nisin shpërndarjen e vaksinës “brenda orësh pas autorizimit” dhe se autorizimi nga FDA do të mund të “bëjë të qasshëm vaksinimin e popullatës me rrezikshmëri të lartë në SHBA nga mesi dhe fundi i dhjetorit të vitit 2020”.




Më herët gjatë këtij muaji, Pfizer dhe BioNTech njofton se gjetjet e fazës 3 të vaksinës së tyre, treguan se vaksina është e sigurt dhe 95 për qind efektive.


Ende është e paqartë se kur FDA do të marrë vendim lidhur me vaksinën, por autoritetet shëndetësore amerikane kanë shprehur optimizmin e tyre se miratimi mund të ndodhë në muajin dhejtor.


Nëse vaksina miratohet, kompanitë kanë thënë se do të ofrojnë 50 milionë doza për mbarë botën më 2020, ndërkaq më 2021 numri i dozave të vaksinës mund të arrijë deri në 1,3 miliard. Qytetarët që do ta marrin këtë vaksinë, është thënë se do të marrin dy doza, brenda tre javësh.


Në SHBA, punëtorët shëndetësorë, njerëzit me rrezikshmëri më të lartë dhe punëtorët thelbësorë federalë pritet që të jenë të parët që do të vaksinohen. Zyrtarët në SHBA thonë se do të ketë vaksina të mjaftueshme deri në prill të vitit 2021, që popullata të mund të vaksinohet.


Vlerësimi i vaksinës do të nisë menjëherë

Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) në SHBA  ka thënë se do të nisë menjëherë vlerësimin e rezultateve e vaksinës së Pfizer dhe BioNTech për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, raporton AFP.


FDA ka thënë se do të koncentrohet në sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës, që sipas dy kompanive janë 95 për qind.


Komisioneri i FDA, Stephen Hahn tha se procesi i miratimit do të përfshijë edhe takime publike të komitetit këshillëdhënës të kësaj administrate, ku bëjnë pjesë ekspertë të sëmundjeve infektuese, specialistë të pediatrisë, bioanalistë dhe përfaqësues të industrisë.




Megjithatë, rekomandimet e këtij komiteti nuk janë të obligueshme që të zbatohen, pasi vendimin final se nëse vaksina do të miratohet për përdorim e japin shkencëtarët e Administratës për Ushqim dhe Barna.


Drita e gjelbër, në dhjetor

FDA pritet që të miratojë përdorimin e vaksinës në dy javët e para të dhjetorit, ka thënë Moncef Slaoui, shefi kryesor i një iniciative të Qeverisë amerikane për zhvillimin e vaksinës për koronavirus.


Megjithatë, vaksina pritet t’iu jepet një pjese të caktuar të popullatës botërore.


Fëmijët, për shembull, nuk do të vaksinohen, pasi Pfizer ende nuk ka kryer testime të gjera të vaksinës për grupmoshat nën 18 vjeç.




Ndërkaq, agjencia tjetër federale amerikane, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve do të përcaktojnë se kush ka prioritetet që të vaksinohet. Megjithatë, pritet që punëtorët shëndetësorë dhe më të moshuarit të jenë të parët që do ta marrin vaksinën.


Në Evropë, Britani, Kanada, Japoni e Australi, megjithatë, ka një proces të ndryshëm dhe këto shtete vazhdimisht po shqyrtojnë të dhënat që po marrin nga kompanitë që po zhvillojnë vaksinat e tyre kundër koronavirusit.


Sipas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Evropë, drita e gjelbër për vaksinën pritet të jepet në pjesën e dytë të muajit dhjetor.


Shpërndarja e vaksinës

Pfizer dhe BioNTech kanë thënë se menjëherë pas miratimit të FDA, do të jenë në gjendje që “brenda orësh”të nisin shpërndarjen e vaksinës.


Vaksina e tyre duhet të ruhet në -70 gradë celsius, që është një temperaturë më e ftohtë sesa që ruhen vaksinat e tjera.




Dy kompanitë kanë thënë se dozat e vaksinës do të shpërndaheshin me kontejnerë të mbushur me akull, që do të mundësonte që vaksina të qëndrojë në temperaturën e duhur për 15 ditë.  


Vaksinat e tjera, në fillim të vitit 2021

Përveç Pfizer dhe BioNTech edhe kompani të tjera janë duke punuar në zhvilimin e vaksinave të tyre kundër koronavirusit.


Kompania Moderna, që ka thënë se vaksina e saj për koronavirus në bazë të të dhënave është mbi 90 për qind efektive, do të nisë shpërndarjen në muajin shkurt të vitit 2021, kur pritet që edhe vaksina e kompanisë Johnson&Johnson të jetë gati. Pas disa muajsh edhe AstraZeneca/Oxford pritet të nisin shpërndarjen e vaksinës së tyre.




Pavarësisht se lajmet për shënim të përparimit drejt zbulimit të një vaksine kundër koronavirusit kanë rritur shpresat se pandemia e koronavirusit mund të frenohet, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se zbulimi eventual i vaksinës nuk do të mjaftojë që pandemia të përfundojë.


"Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato", deklaroi më herët gjatë kësaj jave drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.


Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins deri më tani, në mbarë botën janë regjistruar mbi 57 milionë raste me koronavirusin e ri, ku 1,3 milionë pacientë kanë vdekur.


Përgatiti: Mimoza Sadiku




Губернаторы России
Москва

Сергей Собянин: Стремимся быть самыми лучшими по всем направлениям





Москва

В Подмосковье сотрудники Росгвардии провели встречу со студентами финансового университета


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

МСД вошел в тройку самых популярных магистралей Москвы – Сергей Собянин



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Баста

Раскрыта тайна трека “На Заре 2020”. Вокалистом проекта “НаЗаре” является финалист шоу “Голос” Сергей АРУТЮНОВ. Несостоявшийся дуэт АРУТЮНОВА и его наставника Басты.




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Росгвардия обеспечила безопасность футбольного матча в Дагестане

«Адмирал» — «Динамо» Москва. Прямая трансляция матча КХЛ: смотреть онлайн

В Москве росгвардейцы приняли участие в обеспечении безопасности во время проведения спортивных мероприятий


Дарья Касаткина

Касаткина о допинговом деле Синнера: «Я верю, что он невиновен.



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Симферополь

Патриотический час «Три цвета красками сияют – в Крыму день флага отмечают».



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России