Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Lajmet e rreme "po ndikojnë" në mosrespektimin e masave kundër COVID-19

0
Lajmet e rreme

Punonjësit shëndetësorë në Maqedoni të Veriut thonë se ende një numër i madh i qytetarëve nuk besojnë se ekziston koronavirusi. Faktor kryesor për këtë gjë, sipas tyre janë lajmet e rreme. Sipas mjekëve, neglizhenca e këtyre personave ka çuar edhe në rritjen e numrit të rasteve me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Përkundrejt shtrëngimit të masave për frenimin e përhapjes së mëtejmë të koronavirusit, mjekët familjarë kërkojnë që qeveria maqedonase të fokusohet në sensibilizimin e opinionit për rrezikun nga mosrespektimi i këtyre masave.

Me qëllim që të menaxhimit të situatës me pandeminë e koronavirusit, Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendje krize, ku kapacitetet e spitaleve pritave janë vënë nën menaxhimin e shtetit, që të sistemohen pacientët që kanë nevojë për përkujdesje shëndetësore.

Mjeku familjar, Liridon Disha, thotë për Radion Evropa e Lirë se ka ende shumë pacientë që nuk besojnë se ekziston COVID-19 dhe se këta pacientë, sipas tij, kërkojnë që të shërohen nga kjo sëmundje, duke u trajtuar si për gripet sezonale.

“Përhapja e lajmeve të rreme besoj se është faktori kryesor sa i përket mosbesimit të qytetarëve për ekzistencën e COVID-19 dhe rrezikut që bartë sepse personalisht mendoj se institucionet e vendit nuk kanë ndërmarrë veprime të mjaftueshme për të ndaluar lajmet e rreme, edhe pse është bërë e vështirë pasi ato me shumë lehtësi shpërndahen në rrjetet sociale. Mendoj se duhet gjetur mënyra që profesionistët në çdo kohë të kenë hapësirë në media, që të plasojnë të vërtetën për çdo gjë që lidhet rreth COVID-19”, thotë mjeku Disha.

Aleksandar Kërzhallovski nga Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët nuk iu besojnë autoriteteve të vendit sa i përket koronavirusit, pasi sipas tij, autoritetet së fundmi kanë ndryshuar shpesh qëndrimet.

"Realiteti, gjendja faktike në momente të caktuara, madje në të shumtën e rasteve së fundmi demanton një pjesë të qëndrimeve të ministrit të Shëndetësisë (Venko Filipçe) dhe të njëjtat nuk janë konsistente. Kjo bën që qytetarët të humbin besimin te ministri i Shëndetësisë, Filipçe, gjë që kishim një situatë krejt ndryshe në fillim të pandemisë edhe pse shumë gjëra ishin të panjohura dhe zgjidheshin ad hok , qytetarët i besonin atij dhe dikasterit që drejton. Pra qëndrimet e zyrtarëve duhet të jenë konsistente dhe shumë të sakta sepse një e pavërtetë ose gjysmë e vërtet lë vragë te besimi qytetarëve”, thotë Kërzhallovski.

Gjatë çdo ditë në Maqedoninë e veriut shqiptohen rreth 1 mijë gjoba për mosrespektimin e rekomandimeve të autoriteteve sa i përket mbrojtjes nga koronavirusi.

Megjithatë, autoritetet në Maqedoninë e Veriut janë shprehur se presin që nga java e ardhshme të shihen rezultatet si rrjedhojë e masave shtrënguese, siç është mbajtja e detyrueshme e maskave në ambient të hapur dhe mbyllur, shkurtimi i orarit të punës së sektorit të gastronomisë etj.





Губернаторы России
Москва

Собянин рассказал о росте турпотока из Китая





Москва

Топ-5 самых ярких зарубежных архитектурных проектов на первичном рынке Москвы


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин: Москва и Пекин подписали программу сотрудничества на 2024-2026 годы



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Моргенштерн

Моргенштерн* жестко ответил хейтерам и защитникам Дилары




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

Военно-спортивный фестиваль Росгвардии в «Лужниках» собрал более 20 000 москвичей и гостей столицы

В УФСИН России по Республике Дагестан прошли лично-командные соревнования по легкой атлетике

В Лужниках состоялась церемония открытия Всероссийской Спартакиады Специальной Олимпиады


Кирилл Скачков

Скачков и Тайлакова выиграли соревнования по настольному теннису на Играх БРИКС



Новости Крыма на Sevpoisk.ru




Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России