Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Ноябрь
2020

Gjermania kërkon marrëveshje të BE-së për të mbyllur qendrat e skijimit

0
Gjermania kërkon marrëveshje të BE-së për të mbyllur qendrat e skijimit

Gjermania po kërkon një marrëveshje me vendet evropiane, për të mbajtur qendrat e skijimit të mbyllura deri në fillim të janarit.

Kjo masë po kërkohet nga ana e Gjermanisë, për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

"Unë do ta them këtë hapur. Nuk do të jetë e lehtë, por ne do të përpiqemi", tha kancelarja gjermane, Angela Merkel, pasi foli me udhëheqësit rajonalë të Gjermanisë.

Lajmi u bë i ditur derisa Gjermania zgjati masën e izolimit të pjesshëm, deri më 20 dhjetor.

Që në fillim të pandemisë, disa nga zonat e përhapjes së koronavirusit në Evropë ishin në vendpushimet e skijimit.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka mbështetur shtyrjen e fillimit të sezonit të skijimit, por ka theksuar nevojën për një zgjidhje evropiane.

"Nëse Italia vendos të mbyllë të gjitha qendrat e saj të skijimit, pa ndonjë mbështetje nga Franca, Austria dhe vendet e tjera, atëherë turistët italianë do të rrezikonin të shkonin jashtë vendit, dhe të bartnin virusin përsëri në Itali", i tha ai TV La7 në fillim të kësaj jave.

Shumë italianë u drejtohen qendrave të skijimit gjatë pushimeve, për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Kjo është periudhë shumë e rëndësishme për ekonominë lokale të shumë vendpushimeve në të gjithë Evropën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e bëri të qartë të martën se, vendpushimet në Francë do të qëndronin të mbyllura deri në Vitin e Ri.

Por, Austria ka shprehur shqetësim për një plan të përbashkët evropian të mbylljes së qendrave të skijimit.

Ministri i Financave në Austri, Gernot Blumel, tha se nëse BE-ja detyron zonat e skijimit të qëndrojnë të mbyllura, "atëherë ata do të duhet të paguajnë për të".

Kompensimi do të arrinte vlerën e miliarda eurove.

Zvicra nuk është në Bashkimin Evropian dhe, ndryshe nga destinacionet e tjera alpine, vendpushimet e saj janë tashmë të hapura, kështu që skiatorët mund të drejtohen atje.

Të mërkurën, Qeveria gjermane njoftoi gjithashtu zgjatjen e bllokimit të pjesshëm, me rregulla më të rrepta që kufizojnë tubimet private në pesë persona.

Udhëheqësit gjermanë gjithashtu kanë vendosur që për Krishtlindje, të lejohen tubimet deri në dhjetë persona. Kjo masë do të vlejë nga 23 dhjetori deri më 1 janar.

Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se Evropa po përballet me një rritje të rasteve me koronavirus.

Vendosja e kufizimeve të reja ka çuar në një ulje të numrit të të infektuarve, por ekziston frika se situata me pandeminë mund të përkeqësohet gjatë dimrit, transmeton BBC.

Përgatiti: Kestrin Kumnova





Губернаторы России
Москва

Собянин: В этом году к проекту «Открой#Моспром» присоединился один миллион человек





Москва

В Дубне сотрудники Росгвардии помогли утиному семейству перейти оживленную трассу


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Собянин рассказал, как электробусы помогают улучшать экологическую ситуацию



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Джиган

Жаркое лето в Сочи: МOT, Джиган и Ольга Бузова выступят на сцене VИНОГРАD Pool Day&Night Club




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

В Москве вручили премию МУЗ-ТВ — 2024

ЕВРО-2024: большой футбол ждет слушателей «Авторадио»

Резидент «Инсайт Люди» Дмитрий Зубов 12 июня установил мировой рекорд по чеканке мяча в «Лахта Центре»


ATP

Хачанов вылетел с турнира ATP в Хертогенбосхе после первого же матча



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Москва

Праздники, которые отмечает Россия и всемирное общество 16 июня 2024 года



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России