Мы в Telegram
Добавить новость
103news.com
World News in Albanian
Январь
2021

A mund ta marrin gratë shtatzëna vaksinën kundër COVID-19?  

0
A mund ta marrin gratë shtatzëna vaksinën kundër COVID-19?  

Përderisa shumë vende të botës po administrojnë vaksinat kundër koronavirusit të ri, jo të gjitha grupet shoqërore mund ta marrin atë.

Për gratë shtatzëna dhe ato gjidhënëse, marrja e vaksinës do të varet nëse shtetet ku ato jetojnë do ta lejojnë apo ndalojnë një gjë të tillë. 

Në Mbretërinë e Bashkuar, rregullatorët shëndetësorë kanë vendosur, që për shkak të mungesës së të dhënave mbi efektet e vaksinës ndaj grave shtatzëna, ato nuk do ta marrin atë. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqim dhe Barna, ka thënë se janë gratë shtatzëna dhe nënat gjidhënëse që do të vendosin nëse duan ta marrin apo jo vaksinën. 

Në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar, shtetet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera të botës, ka nisur administrimi i vaksinës kundër koronavirusit, të krijuar nga Pfizer dhe BioNTech, kompani të cilat, gjatë fazave testuese, nuk kanë përfshirë gratë shtatzëna dhe gjidhënëse në studimet e tyre.

Ndërkaq, Agjencia Evropiane e Barnave, tha se administrimi i vaksinës së Pfizer/BioNTech ndaj grave shtatzëna, duhet të shqyrtohet për secilin rast veç e veç. Megjithatë, kjo agjenci tha se mund ta ndryshojë rekomandimin për vaksinat ndaj grave shtatzëna, nëse ka të dhëna të reja.  

Doktoresha Ruth Faden nga Universiteti Jons Hopkins thotë se “nuk ka të dhëna”, nëse vaksina është e rrezikshme për gratë shtatzëna, shkruan BBC. 

Por, Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve (CDC) me bazë në SHBA, thonë se ka pak gjasa që vaksinat kundër koronavirusit të kenë ndikim negativ te gratë shtatzëna.  

“Përderisa studimet ende nuk janë bërë, bazuar se si funksionojnë vaksinat (me teknologjinë) mRNA, ekspertët besojnë se ka pak gjasa që ajo të ketë rrezik ndaj grave shtatzëna”, thotë CDC. 

Teknologjia mRA është përdorur në prodhimin e vaksinës së Pfizer/BioNTech dhe asaj të kompanisë Moderna. Kjo teknologji përpunon kodit gjenetik të virusi. 

“Vaksinat mRNA nuk përmbajnë virusin që e shkakton sëmundjen COVID-19, prandaj nga marrja e vaksinës askush nuk do të infektohet me koronavirus. Megjithatë, rreziqet potenciale ndaj grave shtatzëna dhe fetusit të tyre janë të panjohura sepse këto vaksina nuk janë studiuar në gratë shtatzëna”, thotë CDC.   

CDC po ashtu thotë se nuk ka të dhëna lidhur me ndikimin që mund të kenë vaksinat ndaj COVID-19, për nënat që ushqejnë fëmijët e tyre me gji.  

Efektet anësore të vaksinës  

Vaksinat kundër koronavirusit, që tashmë janë aprovuar për përdorim, siç është vaksina e Pfizerit dhe kompanisë Moderna, kanë efekte anësore. 

Po ashtu, në Britani dhe Indi është miratuar vaksina e krijuar nga Astrazeneca dhe Universiteti i Oxfordit.  

Shembull, disa persona, në Britani dhe SHBA, kanë pasur reaksione alergjike, pasi kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech. Përderisa, Britania ka rekomanduar që personat që kanë histori të alergjive ndaj barnave dhe ushqimeve të mos e marrin vaksinën, Administrata për Ushqim dhe Barna (FDA) në SHBA ka rekomanduar se shumica e amerikanëve që vuajnë nga alergjitë janë të sigurt që ta marrin vaksinën.  

Por, FDA – që tashmë ka nisur të hetojë rastet e raportuara të alergjive – ka rekomanduar se vetëm personat që në të kaluarën kanë pasur reaksione të rënda alergjike ndaj vaksinave apo përbërësve që janë përdorur në vaksinën e Pfizerit, duhet të mos e marrin atë.  

FDA ka thënë se beson që kimikati i quajtur polietilen glikon (PEG) – që është përdorur nga Pfizeri, por edhe nga kompania Moderna – mund të jetë “fajtori” për reaksionet alergjike.  

Përveç reaksioneve alergjike që janë raportuar, nga vaksina e Pfizerit njerëzit kanë pasur edhe efekte të tjera anësore, të cilat zakonisht kanë zgjatur për disa ditë, të tilla si dhimbje në vendin e marrjes së vaksinës, lodhje, kokëdhimbje, dhimbje muskujsh, ethe, dhimbje të kyçeve dhe temperaturë.  

Vaksina e Pfizerit administrohet përmes dy dozave, në një diferencë kohore prej 21 dhe 28 ditësh, nga doza e parë në të dytë. FDA thotë se nga studimet e kryera, njerëzit kanë më shumë të ngjarë të përjetojnë efekte anësore pas marrjes së dozës së dytë.  

Pavarësisht se zbulimi i vaksinave kundër koronavirusit të ri ka rritur shpresat që mund të përshpejtojë dhënien fund të pandemisë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se vetëm vaksina nuk do të ndihmojë në mposhtjen e pandemisë.  

"Vaksina do të plotësojë mjetet e tjera që kemi dhe nuk do t'i zëvendësojë ato", ka thënë drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus më herët, duke porositur njerëzit që të vazhdojnë të mbajnë maska, të ruajnë distancën dhe higjienën personale.





Губернаторы России
Москва

Собянин: Трасса Солнцево — Бутово — Варшавское шоссе будет готова в 2026 году





Москва

Сотрудники Росгвардии задержали устроившего стрельбу с балкона мужчину в Подмосковье 


Губернаторы России

103news.net – это самые свежие новости из регионов и со всего мира в прямом эфире 24 часа в сутки 7 дней в неделю на всех языках мира без цензуры и предвзятости редактора. Не новости делают нас, а мы – делаем новости. Наши новости опубликованы живыми людьми в формате онлайн. Вы всегда можете добавить свои новости сиюминутно – здесь и прочитать их тут же и – сейчас в России, в Украине и в мире по темам в режиме 24/7 ежесекундно. А теперь ещё - регионы, Крым, Москва и Россия.

Moscow.media
Москва

Сергей Собянин. Главное за день



103news.comмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "103 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. 103news.com — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

103news.com — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.

Музыкальные новости

Анастасия Волочкова

«Своя жизнь»: Волочкова отказалась поздравлять бывшего мужа с рождением сына




Спорт в России и мире

Алексей Смирнов – актер, которого, надеюсь, еще не забыли

ТАСС: Паралимпийский комитет России провел урок и мастер-классы для участников СВО

Сергей Собянин. Главное за день

Сделано в СССР. Первое историческое ралли в Москве стартует 2 июня


Андрей Рублёв

Теннисист Рублев объяснил, почему проиграл сет в первом круге "Ролан Гаррос"



Новости Крыма на Sevpoisk.ru


Українські новини

ОіБ - охорона і безпека: замовляй охорону в Харькові



Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России